Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers




Vec nje dite bark Aida ime! Thua te jene duke i dale dhembet? E provova te prek mishrat por nuk mund te them se i ka te forte, te fryre dhe te skuqur, ndoshta i shemb barku, sepse keto tre dite ka qene ftohte ... kohe per polenta i thone bergamasket ;-)

Pra s'di se kujt t'ja ve megjithate, meqenese i shtova pak kamomil tek qumeshti i darkes dhe u stabilizua shume shpejt, nuk besoj se e ka nga dhembet. Gjithsesi sigurine do ta kem vetem pas tre kater ditesh... nese shoh nje dhemb te dale atehere e hodha me kaq... nese jo, kam rruge te gjate per te
bere dhe shpresoj me te vertete qe Aida ti perkase grupit te bebeve qe dhembet e pare nuk i japin asnje shqetesim;-) Shpresoj te kendoje une dhembet do ti mpreh gezh, gezh, gezh dhe te mos kete nevoje ti rregulloje me Photoshop si mami i vet kur nxjerr fotot e profilit ne FB.;-))))



Gjithsesi sot hedhim ne ditar pak shenime per dhembet e pare dhe si mund tua lehtesojme sa me shume daljen e tyre bebeve tona.

Disa bebave dhembet mund t'ju dalin pa asnje problem, ndersa te tjereve nuk mund t'ju "shpojne" lehte, prandaj mund t'u japin bezdi te madhe te mishrat e tyre. Ky fenomen fillon rreth muajve te 4-6 te jetes e me tej, periudhe gjate se ciles dalin gjithsej 20 dhembe: 10 ne anen e siperme dhe po aq dhe ne ate te poshtme. Femija ne kete faze fillon dhe shfaq shenja si psh: gjume i trazuar, shqetesime te ndryshme, deshira per te kafshuar gjithcka, jarge te teperta, nervozizem gjate dites, deshire per te krruajtur pas cdo sendi mishrat, (qe paraqiten nga 4 dite para, deri ne 3 dite pas daljes se dhembit ) Nje dite para daljes se dhembit vogelushi mund te paraqese humbje oreksi per ushqimet e ngurta (papat) dhe ndonje vijeze me shume ne termometer.
Nga nje studim i vonshem, shqetesime si diarrea dhe pagjumesia shfaqen me rralle. Shenjat e irritimit lokal si skuqje dhe fryrje te mukozave te gojes mund te lehtesohen duke i ofruar bebes nje unaze dhembezimi me leng freskues :



(qe mbahet ne frigorifer, jo ne akull) per tu kafshuar ose te ferkuar mishrat: Fresku ne fakt e ul ndjeshem dhimbjen. I nevojshem mund te jete shume mire edhe nje masazh me pomata anestetik lokale (gjenden ne farmaci, me emrin "Dhembet e pare" ) Vetem ne rastet kur dhimbja eshte me e forte, pediatri mund te pershkruaje perdorimin e paracetamolit.


0 comments: