Facebook

Search

Loading...
Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Klikimet totale te miusheve ;-)

Sot hapim nje rubrike te re me programe ushqimore per bebet sipas muajit te jetes me titull "Recetat e Aides". Kete rubrike e gjeni ne anen e djathte te faqes se blogut Bebe & Vogëlushë, gjithashtu sa here qe te keni pyetje mund ti dergoni ato edhe ne FB ne grupin Bebe & Vogelushe dhe do te mundohemi t'ju kthejme pergjigje sa me shpejt te jete e mundur.  



Program ushqimi per bebet 6 muajsh:  

Ne mengjes ne cfaredo ore qe te zgjohet bebi duhet te pije qumesht gjiri ose qumesht pluhur 2OO - 230 ml. Ne rast se nuk mjafton qumeshti i gjirit dhe kjo vihet re shume mire kur femija zgjohet shpesh naten nga gjumi sepse nuk fle i ngopur, atehere duhet te plotesojme qumeshtin e gjirit me biberon me qumesht pluhur.

Ne oren 10.30-11.00 fruten. Mund ti japim cfaredolloj frute qe deshiron pervec fikut dhe rrushit qe ndalohen ne menyre kategorike. Pergatiteni ne kete menyre: Baza eshte gjithmone banania. Mund te veme 1/2 banane, 1/2 pjeshke dhe 1/2 molle.  Diten tjeter "zemra" e mengjesit do ndryshoje do te veme 1/2 banane, 1/2 dardhe dhe 3-4 luleshtrydhe, ne kete menyre i kombinon frutat qe ti haje te gjitha nga pak.
Kujdes! Tek disa femije frutat diten e pare duhen provuar vec e vec, sepse ne rast se japin alergji, atehere e kuptojme menjehere se nga cili frut i vjen dhe kemi mundesi ta eleminojme per t'ja ofruar pas disa muajsh perseri, kur te jete pak me i rritur.( Duhet provuar fruti i luleshtrydhes, duhet pare reagimi i bebit, nese jep alergji lihet per me vone ofrimi i frutit perkates alergjik.)

Ne oren 13.OO dreka. Bebit duhet ti japim 2 dite mish pule, 2 dite mish vici dhe dy dite vetem zarzavate pa asnje lloj mishi. Masa e mishit te vicit dhe pules qe duhet te fusim ne cdo vakt dreke eshte 30-40gr. Pra eshte 4-5 luge kafeje mish te zjere dhe te bere pure, po ashtu edhe zarzavatet duhet te behen pure me ane te mixer ose kullonjeses se perimeve, me baze gjithnje pataten. Pra 2 masa patate dhe masat e tjera cfaredolloj zarzavateje. Psh ne nje tenxhere me uje veme 2 masa patate te mesme me nje grusht bishtaja, nje grusht bizele, nje grusht spinaq, nje cerek qepe, nje cope mishi vici ose pule, i zjere me pak fare uje dhe duke e shtuar vazhdimisht sa here qe reduktohet, derisa te zjeje mishi. Pasi ka mbaruar zjera i marrim i bejme pure te gjitha bashke, te jete nje pure e trashe, jo shume e holle. Sperkatim me nje luge vaj ulliri dhe pak djathe parmigian ose grana te grire holle. Diten tjeter do te alternojme zarzavatet ose perimet e tjera si psh: angjinare, patellxhan, kunguj, karrota etj. Pas drekes femija duhet te vihet ne gjume. 

Ne oren 17.00 kremin me miellin e misrit dhe tapiokes, apo cdo krem tjeter mielli apostafat per femije. Ne udhezimet e konfeksioneve te kremrave do te gjeni game te gjere dhe shumellojshmeri per te pergatitur recetat e kremrave si pure por kesaj radhe te holluar ne qumesht pluhur. Diten e pare kremi behet i holle pastaj ditet e tjera sa vjen dhe dendesohet, pra sa vjen dhe do ta bejme me te plote.



Ne darke, gjithnje pasi ti keni bere banje, i japim qumesht po e njejta recete dhe mase si qumeshti i mengjesit. (kujtojme gjithnje nenat qe duan ta vazhdojne dhenien me gji ti ofrojne bebit gjirin sa per te ngushelluar femijen dhe te stimulojne qumeshtin, por ne kete moshe duhet te dije, se nuk i ploteson dot nevojat e femijes me qumesht prandaj duhet ti drejtohet pluhurave te qumeshtit, ketij kombinimi perfekt me qumeshtin e gjirit) pa asgje tjeter brenda vetem qumesht gjiri ose pluhur qumeshti artificial.

Mos harroni te peshoni femijen! Prova e peshores do t'ju konfirmoje me se miri, nese femija rritet ashtu sic duhet. Peshen standart te femijes sipas muajit te jetes do ta bejme te mundur ne nje kapitull ne vazhdim:  Programin e muajit te shtate gjithashtu ne ditet ne vazhdim sepse do te fillojne te dalin dhe dhembet e pare. Ju ftojme te na lexoni dhe ndiqni  tek faqja Bebe & Vogelushe ne Facebook. 

Ju pershendet Elda!

12 comments:

Anonymous said...

po kur femija se ka qejf supen,cfare ti japim?

Bebe Vogelushe said...

Po supen dhe frutat do ti japesh, vecse duhet t'ja ripropozosh cdo here qe te mundesh deri sa ta pranoje! :-)

Anonymous said...

Mirmbrema.Ju falenderoj per keto informacione nga zemra,por nese mundeni te me tregoni?kam vajzen 6 muajshe e ushqej me qumesht gjiri si dhe me fruta dhe perime ,por nuk di ne qfar sasie ta ushqej,kam frik mos e ushqej shum,apo edhe pak.Ju lutem me tregoni.Gjithe te mirat

Bebe Vogelushe said...

E gjithe pjata duhet te permbaje 150g-200g supe por duke mos kembengulur nese nuk e perfundon! Ju falenderoj qe me lexoni! :-)

Anonymous said...

urime per faqen tuaj kaq interesante.Doja tju pyesja per frutat tek femijet 6 muajsh duhen te grira ne rene apo te shtrydhura ne mixer flm

Bebe Vogelushe said...

duhen kaluar te gjitha ne mikser nese fillon 6 muajsh me ushqimet e ngurta dhe te shtypen me pirun nese ka kohe qe e ka filluar psh si une qe ia fillova rreth muajit te katert! :-) Faleminderit !

Anonymous said...

Ne radhe te pare dua tju falenderoj qe na informoni kaq bukur per menyren se si duhet te kujdesemi per mirushqyerjen e bebeve tona ne nenat e reja. Femija im eshte gjashte muajsh edhe i kam filluar ushqim shtese recetat tuaja te mrekullueshme dhe ai cohet naten meaatarisht 2-3 here. Ajo qe une dua te di eshte se ky zgjim eshte normal apo duhet ti shtoj edhe qumesht artificjal dhe nqse po ne cfare sasie?Dhe per ta mbyllur une nuk e di se kush quhet djath grana apo parmigiani..a mund te ma thoni?! Ju faleminderit :)

Bebe Vogelushe said...

Ne radhe te pare te falenderoj per fjalet e mira ne adrese timen! :-) Ne te dyten duhet te besh proven e qumeshtit! Merret bebi dhe apeshohet, pastaj ashtu veshur si eshte jepi te pije deri ne zbrazjen e plote te gjinjve. Peshoje bebin perseri me te njejtat rroba pas te pirit dhe shih sa ka shtuar. Nese shton aq gram sa duhet te pije per moshen e vet atehere eshte ne rregull dhe s'ka nevoje per qumeshtin shtese! Nese jo shihen gramet qe mungojne dhe kjo sasi plotesohet me qumesht artificial. Jap nje shembull te thjeshte. Bebi ka pire 150g gji dhe s'ka me nena ti jape atehere duhet ta plotesoje me 70g qumesht artificial nese pesha totale qe duhet te pije gji dhe qumesht shtese te jete 220g gjithsej per vakt. Eshte pak e ngaterruar ne te shkruar por shume e lehte ne te vene ne praktike! :-) te falenderoj!

Anonymous said...

Elda je shum e mre flm.ty.per.keto.keshilla ...por te lutem me trego se.si quhet ndryshe djathi.parmezan.ose.gama.sepse tek ne ne ks nuk e njohim me kete emer...flm.paraprakisht.Gjitha te mirat

Bebe Vogelushe said...

Parmigino ose grana te dyja jane me vlera ushqimore dhe kalcium te mrekullueshme! :-) Flas per Italine! Ndersa ne pamundesi mund te zevendesohet shume mire me rrotat e djathit kackavall jo firmato por pa kripe! :-) Te falenderoj!

Anonymous said...

persh kam nje djale 5 muajsh i kam filluar leng karrote dhe molle nuk i ka shume qejf megjithe insistimin tim eshte i shendetshem dhe i qete i ushqyer deri tani vetem me gji doja tju pyesja per frutat qe ju rekomandoni ne oren 10 tja jap te shoqeruara me kos psh banane te shtypur me kos molle te grire me kos po lule shtrydhet

Arber Gerguri said...

Pershendetje, kam djalin 6 muajsh por te gjitha llojet e tjera te qumshtit perveq gjirit nuk i deshiron dhe duket se e bejn alergji pasi qe skuqet ne ate vend qe e prek qumeshti, a thua qfare mund te jete kjo