Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers


 
Tani te rri une t'ju pres juve te hapni tema delikate, ju nuk e beni sikur ta dini se vdisni, keshtu qe une sot kam vendosur te perkthej nja dy keshilla, qe per mendimin tim jane shume te vlefshme, ne rast se diku tek nje pike e vogel e kuqe e globit ndodh qe nje femije te zere mat te dy prinderit ne situata intime. 
E di qe nuk na ka ndodhur ndonjehere :-D  
se sic jemi mesuar ne nga prinderit tane e mbyllim deren e dhomes me kater brava. 
Dhe bekemi goxha mire! 
Ma ka thene dhe Psikologu! :-)
Gjithsesi ne rast se dikush nga ju mama ose baballare qe me lexoni (mos e paci kurre ate fat ) se as me i dituri nder shqiptare nuk di si te veproje po ta gjeje e tille bela :-( jam e mendimit se nese koha ecen perpara dhe ne duhet te ecim bashke me te... 
por jo te heqim kycat deres, joooo ti shtojme nje me shume se prinderit tane :-) 
dhe te dijme si te pergjigjemi pa shkaktuar drama qe tek femijet tane mund te lene pasoja gjate gjithe jetes. 
Te me falni qe i rashe gjate por kam hall se mos thoni shih kjo modernja sepse nuk jam une qe jam e tille jane femijet qe sot lindin me 5 gjuhe te huaja keshtu qe ne netin e kemi pse te mos behemi me gjashte? :-))))
ne rast se na kapin mat: 
1. Mos u skandalizoni sepse skenat intime te prinderve jane ne pavetedijen e femijes qe nga lindja.
 
2. Fakti qe ju ka kerkuar shpjegime si psh "cfare po beni?" dhe njeri nga prinderit i eshte pergjigjur shkurt "Asgje" kjo tregon se femija vete nuk eshte i skandalizuar dhe as i frikesuar nga ju apo ajo cka po benit. Pra nuk ka thithur asnje molle te ndaluar, per te eshte thjesht normale te pyese pa nuanca degjenerimi brenda. 

3. Jeni ju ata qe mendoni me te drejte qe distanca e turpit qe ndan prindin nga femija, tashme eshte cjerre. 

4. Ka shume mundesi qe femijen ne keto raste ta beje kureshtar ajo pergjigjja juaj e trembur dhe e dhene per tu mbrojtur "asgje" sesa ngjarja. Brenda vetes po kerkon thjesht shpjegime. Ajo pergjigje e thene me inat dhe frike ka shkaktuar tek ai ndjenjen se prinderit po i fshehin nje sekret. 
 
5. Te jeni te sigurte se nuk ka per t'ua bere me kete pyetje dhe do mbyllet ne vetvete. 

6. KURRE mos e lini te mbyllet ne vetvete. Me qetesi dhe pak me vone prekeni perseri kete argument me teper delikatese, do te ishte mire te lexonit libra me kafshe qe flasin per kete argument. 

7. Thojini vetem se mamai me babin duhen shume po qeshnin po luanin perkedheleshin dhe putheshin me dashuri sepse ndihemi nje njeri i vetem, te dy te bashkuar ne nje. Nuk eshte nevoja te thoni me shume. Ne mooshen tre vjecare kjo mjafton. 

8. Nese ne si prinder nuk skandalizohemi, eshte e sigurte qe femija do ta preke pa asnje kompleks serish kete argument, prandaj merreni qetesisht. Nuk ka ardhur akoma fundi i botes. :-D 
Ne te rriturit kemi ndjenjen e turpit dhe te degjenerimit, per femijet eshte komplet e kunderta, jane ende te privuar nga gjithe kjo. 

9. Nese do ti shtoni gjithe ketij muhabeti, se e zgjatem e beme terkuze, edhe ca llafe romantike dhe emocione per dashurine qe ndjejme ne per mamin dhe babin do kaloje muhabeti ne vend tjeter dhe gjithshka kalon pa probleme. Pergatituni per kete detyre, shtoni nje brave tjeter dhomes se gjumit, mos harroni ta kycni dhe me e rendesishmja mesojini femijet te TROKASIN dhe te thone "Me leje? :-D
Ju pershendes tani se ngeli duke na pjelle grosha ahaaaaaa!

0 comments: