Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



Ky klik i rendesishem per bbebet qe shkojn ene cerdhe heren e pare por edhe kur mungojne gjate dhe fillon nje faze e veshtire pershtatje i kushtohet mamit Juli!
Se pari sjell ketu nje koment te Mimozes shkeputur nga FB: Merr nje kukull pellushi dhe mbaje nje nate ne krevat te nesermen jepja me vete ne cerdhe kam degjuar qe kjo gje behet pasi tek pellushi ngel era e prindit;) kjo vlen edhe per te vene femine te fleje ne shtratin e tij. 
Gjithsesi me poshte gjeni dhe mendimin e specialistit por ju njoftoj me pare qe flitet per nje ambjent cerdheje jashte Shqiperise!Shpresoj me te vertete t'ju ndihmoje sadopak:
Si te arrijme ti mbushim mendjen femijes se ekziston edhe nje realitet tjeter pervec shtepise dhe prinderve?
Momenti i hyrjes apo kthimit ne cerdhe eshte nje moment teper delikat. 
Duhet bere me shume gradualitet edukatorja duhet te kthehet ne nje mikeshe e cmuar per femijen. 
Ky proces ben qe femija kur merret ne krahe nga edukatorja, te vere re qetesine e prinderve per te besuar me shume qetesi se pikerisht kjo e fundit do te kujdeset per te kur mami nuk eshte. 

Femijet ne tre vitet e pare te jetes kane nevoje per pika referimi te forta per tu ndjere te sigurte. Nese e keni vene re femijet kane disa veprime qe i jane bere rutine, pikerisht per keto veprime prindi duhet ti flase edukatores sa me shume qe te jete e mundur dhe te arrije ti perserise dhe ti rikrijoje ato per femijen edhe ne kopesht. 

Qe ne heren e pare pas pritjes se femijeve u duhet treguar edukatoreve historia e femijes, pervojat e tij te ndarjes, ambjentin, oren e ushqimit, venies ne gjume, lojrat etj. 

Cdo ndryshim i vogel ne jeten e femijes u duhet thene edukatoreve, qe ata te arrijne te kuptojne me mire sjelljen e vogelushit. 

Nje menyre shume e mire eshte ti tregoni femijes suaj para gjumit si histori apo perralle si do jete dita e tij e neserme ne kopesht. 

CFARE DUHET TE MOS BEJME? 

Asnjehere te mos largohemi gati fshehurazi sepse nuk durojme dot dhimbjen e ndarjes. Kjo krijon nje ndjenje te forte pasigurie. Nje sjellje e vendosur por e qete nese femija nuk degjon ta lere nenen. 


Edhe kur shkojme ta marrim nga kopshti nuk duhet ta pyesim vetem ka ngrene  apo ka fjetur. Por ti japim rendesi aktiviteteve dhe maredhenieve me shoket. Kjo ndihmon shume te ndajme bashke ndjenjat e femijes dhe nje ndjenje vazhdimi normale te ardhjes nga kopshti ne shtepi dhe jo si nje nderprerje e dickaje te papelqyer ne ardhjen e shumepritur ne shtepi.  

Femija e ndjen nese nena eshte e pasigurte per zgjedhjen qe ka bere edhe pse mund te jete shume i vogel. Vene re gjithcka, klimen mes edukatoreve dhe prinderve, faktin ne ka apo jo xhelozi mes tyre dhe nese vene re se keto lidhje jane te mira atehere e perballojne situaten me qetesi dhe vuajtur. 

Nje nga veprimet qe absolutisht prinderit nuk duhet te bejne eshte te rrine gjithnje ne pozicion mbrojtjeje, ne friken se mund te gjykohen nga edukatoret se i kane mesuar vete keshtu femijet e tyre, pra per jeten e tyre private. Mendoni edhe kete tjetren: qe edhe edukatoret ndihen te gjykuar nga prindi dhe frika e tyre me e madhe eshte te mos tregohen te zote profesionalisht. Gjeja me e mire qe mund te behet eshte te kapercehen keto gjykime dhe te bashkpunojne te dy palet per te ndertuar bashke nje aleance edukative.
 Edhe dicka tjeter per ta mbyllur me optimizem: :-) 
Nese i keni premtuar nje shetitje pas cerdhes duhet ta mbani fjalen e dhene, edhe sikur te behet qameti :-) Eshte shume e rendesishme te mos zhgenjeni pritjet e femijes. 
Ky eshte celesi per ti dhene siguri dhe besim :-) 

0 comments: