Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers


Ne inbox-in e B&V nje teme qe me thene te drejten me shqeteson ndonjehere edhe mua. Entela shkruan:


Kam nje vajze 2 vjece e gjysem dhe nuk di si te perballoj tekatat e saj kur babi ndodhet ne shtepi. Pak para se te vije ne shtepi i ati ajo therret, uleret, qan derisa i vjen per te vjelle dhe vetem kur vjen "shpetimtari" i saj, qe e largon prej meje dhe nuk le te coje deri ne fund ate qe une i kerkova. Eshte nje situate shume e renduar e cila po ve ne rrezik edhe lidhjen tone bashkshortore. Ndonje ndihme ju lutem?

Prinderit mund te bejne nje pune te mire edukative nese jane ne harmoni me njeri-tjetrin. Kur njeri nga prinderit ben te mirin dhe prindi tjeter te keqin gjerat nuk funksionojne. Vajza behet aleat me te "mirin" kunder te "keqit". Tekat e saj jane pikerisht pasoje e kesaj kundershtie prinderore gjate edukimit.
Sa me te vegjel te jene aq me shume kane nevoje per mesazhe te qarta, te thjeshta dhe koherente.
Kjo themelon tek femija sigurine, lejon te kuptohen dalengadale pasojat e sjelljes qe ajo ben dhe pak e nga pak te parashikoje vete se cfare "do te ndodhe me vone" psh pasi te rregulloje lodrat ose me pare psh kur te laje duar para se te ulet per te ngrene.
Pra problemi  ne radhe te pare duhet te zgjidhet midis ju te rriturve si prinder por edhe si cift. Ardhja e te atit nuk duhet te nderprese ate c'ka vogelushja po ben nderkohe (psh te vazhdoje te laje duart, te perfundoje se veni ne rregull, pse jo i ati ta ndihmoje pak kur vjen nga puna....e keshtu me radhe.
Duhet te jete vete i ati qe t'ja kerkoje te mbaroje punen qe ka nisur. Ne kete menyre vogelushja do ta kuptoje qe midis prinderve te saj ka koherence edukative dhe te dy jane dakort.
Tani une kete pune tamam si shumica e mamave shqiptare e kam te veshtire te flas sy per sy me burrin... :-D jo se kam turp jo, as frike :-DDD por i harroj llafet qe duhet ti them dhe me nxeh kjo teme, pra perfshihem nga inati, une e kam zgjidhur sepse im shoq rri rri dhe i hedh syte nga blogu keshtu qe do ta lexoje patjeter, juve ne rast se nuk keni mundesi provoni t'ja dergoni ne fb, email, apo sikur te keni profil te perbashket lexojeni se bashku pergjigjen e psikologes :-DDDD


0 comments: