Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



Sa gezim per prinderit kur buzeqeshja e femijeve te tyre shoqerohet nga shfaqja e dhembit te pare!

Dhembesimi eshte nje etape shume e rendesishme ne jeten e foshnjes!
Vetem se shpesh perjetohet me bezdi, nervozizem nga vogelushi sidomos gjate oreve te nates. 
Si ta ndihmojme ta kaloje sa me lehte kete veshtiresi?
Dhe perse ndonjehere dhembet arrijne me vonese? Ka foshnja te cilat dhembet u dalin shpejt, ka femije qe lindin me dhembe. Raste shume te rralla por ja qe ndodh.
 Mos kini frike nese dhembet vonojne pak.
Mosha mesatare kur fillojne te dalin dhembet eshte rreth 6 muajve
Te paret qe dalin jane dhembet e perparme te poshtem dhe te siperm.Dhembezimi eshte i plote rreth 24 muajve te pare te jetes dhe perfshin 10 dhembe ne cdo pjese te gojes, pra gjithsej 20 dhembe. Nuk duhet te shqetesohemi nese skadenca e 6 muajve kalohet dhe ne goje nuk ka ende asnje shenje te daljes se tyre, ose ne rastet kur shfaqen shume me shpejt sesa mosha mesatare" shpjegon  Laura Strohmenger, drejtoreshe e Departamentit te odontostomatologjise ne Spitalin e San Paolo ne Milano.Koha dhe ritmi i daljes se dhembeve nga femija ne femije  ndryshojne ne saje te faktoreve gjenetike.

Si te lehtesojme dhimbjen?
Shpesh prinderit e vene re kur femijes po i del dhembi i pare, sepse eshte nervoz dhe kafshon lodrat ose duart. Te kafshuarit eshte nje gjest instiktiv qe ndihmon dhembin te shpoje mishrat, duke i dhene femijes nje ndjenje lehtesimi. Prinderit mund ti ndihmojne me ane te unazave te dhembeve ose objekte te tjere te pastra, prej materiali te pershtatshem per gojen, te cilat te mos prishen kur kafshohen dhe ta lere femijen ti kafshoje ato si te doje, akoma me mire nese freskohen pak perpara ne frigorifer. Nje menyre e mire eshte ti freskojme dhembet e femijes me nje lecke te njomur me uje te ftohte.
Evitoni ti zbutni apo ti embelsoni me substanca te embla por jo efikase madje te demshme sepse mund te shkaktojne karie, qe mund te sulmojne edhe dhembet e qumeshtit! 

0 comments: