Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers


Rizoto  eshte nje nga mrekullite qe nena guzhine na ka falur.
Une e adhuroj, por sot e vura me nje qellim tjeter.
Sot e vura per shpejtesi se dihet me, qe ne nenat me femije,
hame si kuajt ne kembe,
ripertypim si lopet, per te kerkuar dhe siguruar peshkun nga halat,

gatuajme gjelle si ato te atyre, qe nuk ua ze dot emrin ne goje :-D,
plus harxhojme qimet e kokes per ti blere gjajnat bebit,
prandaj sot te mesojme si te bejme gjelle te ndershmesh  :-) dhe kursimtaresh ashtu sic e kerkon tradita shqiptare nga nuset e reja  :-D
Dhe meqenese kalova pak ne limit te keq, shtoj qe kjo recete nuk i referohet fakteve, emrave, vendeve, koheve te caktuara realisht ne jeten e vertete!
Iku dhe kjo!
Kalojme tek gatimi i rizotos, qe ne guzhine te ben gjithnje figure te mire me mysafiret pa harxhuar shume, mjafton te ndryshojme perberesit dhe kemi shumellojshmeri, per adhuruesit (dashnoret) e rizotove si puna ime dhe e tim shoqi! :-D




Perberesit
400 g oriz
40 g gjalpe
1 qepe e vogel e grire
2 kungulleshka te gjelbra
1 l e 1/2 leng mishi
djathe i grire kackavall
piper i zi i bluar ne cast


Ne nje tenxhere te larte dhe te thelle filloni te shkrini gjalpin por jo ta digjni. Tiganisni ne te qepen, pbarkushet (dhjamushkat) dhe kungulleshkat e prera per se gjati alla xhuljen.
Bashkoni orizin dhe kur te jene perziere mire shijet me njera-tjetren,
vazhdojme zierjen duke i hedhur pak e nga pak leng mishi qe te mos thahet rizoto-ja,
duke e perziere vazhdimisht me luge druri,
pra e thene me shqip taksirat e keni nuk do futeni ne Fejsbuk,
se eshte e sigurte qe do ju digjet ne fund, pra do ti rrini ke koka :-D
Ne fund te zierjes hidhni djathin e grire dhe perziejeni fort.
Sherbejeni te nxehte nen shoqerine e taves se kosit te Elbasanit! :-))Ketu me lejoni te shpenzoj dy fjale! Tava e kosit ne kete blog nuk eshte per tu mesuar elbasanllinjve denbabaden si behet tava e kosit, se as qe ia lejoj vetes or dua ti kujtoj lexuesve te ketij blogu qe recetat jane pershtatur per bebe dhe vogelushe si dhe per nderhyrjen e tyre ne kete hap kaq te rendesishem per t'iu afruar te rriturve te tjere te familjes! Ndaj te na falni per ndryshimet ne recete por si blog vogelushesh e cilesojme legjitime elemenimin e perberesve jo te pershtatshem per moshen! :-) Ju falenderoj!









0 comments: