Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers






Jo moj i thojsha une! Eshte fjale e ndyte, eshte marre ahaaaaaaa!

Si ti heqim terheqjen e madhe te femijeve per te thene fjale te ndyta!
E kush nuk e ka pare videon ne youtube te nje femije te lezetshem dhe nuk i ka pelqyer! Duket se ne vete si prinder me shume se sa femijet, vdesim ti degjojme sapo kane mesuar te flasin!
Po rriten... dhe te pasurojne fjalorin eshte vete mosha s'ke ci ben dhe s'ka asgje te keqe! Kur degjojne nje fjale te re, e perserit ate me krenari, duke u perpjekur te imitojne qellimin per te cilin u shqiptua. Jane femije inteligjente dhe e di, tashme po fiton shume pervoje gjuhesore e cila e ndihmon te mendoje dhe te komunikoje me mire . Por eshte shume e lehte per te te perserise si fjalet e bukura, ashtu dhe ato te pista!
Ne siperfaqe per vogelushet jane te gjitha te perdorshme dhe vetem me perdorimin e tyre do te mesoje ti eleminoje ato te shemtuarat.

E keqja eshte jo per femijen por per prindin qe shume shpesh dhe padrejtsisht ndihet i gjykuar shume shpejt nga te tjeret, duke harruar qe eshte krejt normale jo vetem per te vegjlit tane, por edhe ne rastet e keqkuptimeve te te medhenjve kur sapo jane duke mesuar nje gjuhe te huaj!
Dhe bejne shume keq te gjithe ata qe i marrin seriozisht keto gjera dhe largohen duke percmuar!
S'kemi c'ti bejme te tjereve ne keto raste por mund te mbrojme si prinder femijet tane keshtu:

Reagimi i te tjereve e shtyn femijen ta perserise "ndodhine"

Mos e diskutoni ndodhine me te tjere ne sy te femijes. Mund ta kuptoje sikur ka bere mire dhe ta perserise prape krenar.

Mundoheni ta hapni muhabetin kur jeni vetem ju te dy dhe ti shpjegoni se sic ka gjera qe hahen si ushqimi i mire dhe gjera qe nuk futen ne goje se jane te keqija ashtu jane edhe fjalet e mira qe te bejne mire, dhe ca te keqija qe te bejne keq. Ato te parat i themi gjithmone, ato te dytat kurre. Ofendojne te tjeret dhe largojne njerezit nga ti.

Dhe ne rast se vogelushet tane duan ti perdorin se s'ben atehere ti lejojme ti thone ato psh ne banje: Qe bashke me kaken te hedhin atje ku duhet edhe fjalet e pista, kur i hedhin uje banjes, ti marre uji me vete :-))))

0 comments: