Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



Sot vendosa te shkruaj dicka qe prinderit e femijeve meshkuj duhet ta kontrollojne te pakten 1 here ne muaj tek djemte rregullisht ne vitet e para te jetes. Testikuj, geshtenjat ne gjuhen popullore :-)
Pediatria ime me keshillonte te shihnim here pas here nese kishin zbritur aty ku duhet sidomos ne 3 vitet e para te jetes.
Une po buzeqesh por kur ishte i vogel djali benim kontrolle te kujdesshme se helbete nje cun kemi dhe kur ka cun shqiptari , ka cun  :-)
Le te shohim c'na keshillon pediatri per kete problem!

Terheqja lart testikulare eshte nje fenomen qe ndodh tek shumica e femijeve djem ne vitet e para te jetes.
Gjendrat seksuale jane te lidhura ne menyre korrekte me qesken e tyre por mund te ngjiten ne kanalin inguinal per disa periudha dhe pastaj te zbresin serish aty ku duhet.
Shkak per kete eshte elasticiteti i madh i kremasterit nje nervi te vogel spiral, qe duke u terhequr (nga temperaturat e uleta apo terheqje te vogla te lekures) provokon terheqjen e gjendres seksuale drejt qeskes se herdheve.
Me ardhjen e viteve te adoleshences, pubertetit shkon ne vend dhe lidhet perfundimisht me pozicionin e duhur ne saje te veprimit te hormoneve seksuale mashkullore. 
Ne shumicen e rasteve ky problem nuk ka nevoje per nderhyrje kirurgjikale, por vetem per kontrolle klinike cdo 6 deri 12 muaj, te nevojshem per te vezhguar zhvillimin e qeskes dhe pozicionit , volumin dhe fortesine e duhur te testikujve. 

0 comments: