Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirëmbrëma Bebe&Vogëlushë!
Unë dhe burri po kërkojmë të kemi nje femije tjeter. Kemi nje vajze.
Te premten tjeter kam caktuar takim me mjekun per te bere vaksinen anti meningokok C.
Para se të provoj shtatzani tjeter sa kohe më duhet te pres?
Ju faleminderit dhe gjithe te mirat!





Menjehere pas lindjes nuk duhet te degjojme ata qe thone se nuk mbetesh shtatzene menjehere pas lindjes. Nese nuk merrni masat e duhura, shume shpejt dhe pas nje intervali te shkurter kohe do te gjendeni me nje tjeter test pozitiv ne dore. Nenat e reja duhet te ngulisin ne koke idene, se pas lindjes se foshnjes eshte shume e lehte te mbetesh serish shtatzene, madje edhe gjate gjidhenies mund te rimarre rruge prodhimi i vezeve (ovulimi) tek gruaja, madje Jo vetem kaq, por ovulimi mund te filloje edhe gjate periudhes se lehonise, ose ndryshe 40dite pas lindjes.
Pershendetje nena te dashura!
Kisha nje pyetje per nenat qe jetojne ne Gjermani.
A keni pire ndonje tablete pas lindjes per te mos ngelur shtatzene?
Theksoj kur ke femijen me gji .
Ju falenderoj per pergjigjet!




Pershendetje Bebe & Vogelushe dhe ju nena!
Nje pyetje kisha, sa duhet te jete vlera e progesteronit ne fillim te shtatzanise?
Anonim ju lutem




Pershendetje!
Doja mendimin tuaj!
Une ka 4 muaj qe po tentoj per shtatzani.
Kete muaj periodat kane kaluar 3 dite dhe s'me kane ardhur (nuk me vonohen asnjehere).
Keto dite kam pasur marrje mendsh dhe pak te perziera, por bera testin sot ne mengjes dhe doli negativ.
Mbreme me burrin patem marredhenie, mos ka ndikuar kjo?
Faleminderit!




Ne te dyja shtatzanite e mia nuk kam pasur asnje shenje, pervec voneses, ose me sakte mungeses se ciklit mestrual. Gjithsesi, per aq sa kam qelluar ne materiale per kete teme, ja nje permbledhje:

si fillim duhet te theksojme se eshte e veshtire te dallosh shenjat e shtatzanise, sepse ne shume gra simptomat jane te ngjashme me shqetesimet, qe shfaqen para ciklit mestrual.

Simptomat e fillimit te shtatzanise varen shume nga konteksti social-kulturor ne te cilin jeton nje grua, por ndonjehere edhe nga bindja se theniet ''e gjysheve'' tona jane te verteta dhe frut i sygjestionimit tone nga to; mendoni per nje cast te vetem se jane bere studime qe tregojne ne besimin e hershem se psh perzierja (te vjellat) ndikojne pozitivisht, nga largimi i gruas per disa kohe, prej ambjentit stresues dhe mbytes i situatave te veshtira familjare.

Le te numerojme disa nga simptomat e shtatzanise ne fillimet e saj:
Të gjitha këshillat e mëposhtme jane të vlefshme vetëm nëse secili nga prindërit nuk ka patologji, apo nuk është bartës i sëmundjeve të cilat pengojnë ardhjen e një foshnje.


1. Së pari duhet të siguroni:

një partner (burrë, grua)

dhe raport seksual të plotë.
Pershendetje nena!
A ben ta bej testin nje jave perpara kohes se ciklit per arsye se s'kam durim ndoshta me jep pak shprese testi behet i turbullt, sepse nuk mund te pres. Me padurim po pres te kem nje bebush.
Me ndihmoni pak ju qe keni pervoje!




Vonesa në ciklin mestrual, por testi rezulton negativ.

Shpjegime të mundshme :
Arsyeja e vonesës së ciklit nuk është shtatzania. Testi është "fals negativ"

Per te shuar kureshtjen dhe ndoshta padurimin (mision i pamundur ky) e Bevogelusheve tona per te bere sa me pare te jete e mundur rezultatin e testit e shumepritur te shtatzanise :) ja ky klik qe uroj t'ju vleje.

Gjeja e pare qe duhet te beje nje grua, sapo ve re vonesa ne ciklin mestrual eshte

testi i shtatzanise, kjo sepse pikerisht ne javet e para te shtatzanise fillon te formohet truri dhe shume prej organeve te fetusit. Nena e ardhshme sapo te marre vesh lajmin duhet te ndjeke nje stil jete te shendoshe, ndersa nese zgjedh me deshire te kete femije, acidi folik duhet filluar qe ne castin e vendimit te marre.

Pershendetje!
Anonim te lutem!
Me ka kaluar data e ciklit. Nuk kam asnjehere date te sakte, por kesaj rradhe më kaluan shume. Testi me jep negativ.
Kush me tregon nga pervojat pse ndodh kjo?
Faleminderit!




Nena te dashura ne radhe te pare t'i keni mire me shendet bebat tuaj, sepse per ne ata kane me shume rendesi ne kete jetë!
Une kam nje djale 4 vjec.
Kam dy muaj qe tentoj per shtatzani, por pa sukses heren e kaluar.
Kete muaj nuk e di, jam a jo.
E dashur faqe Bebe&Vogëlushë!
Sipas meje jeni faqja shqiptare me e mire ne Facebook.
Pak muaj pas martese zbulova shtatzanine time te pare. Jam nje grua e lumtur dhe i lumtur pa mase per kete foshnje.
Prej saj kam arritur ne grindje me burrin e me ka thene merr valixhet, ik. por pa femijet e mi!

Mirëmëngjes bebe vogëlushe!
Faqja ku shfryjme dufin nga shpirti yne qe trazohet nga e mira dhe e keqja...
Eshte ora 4 e mengjesit dhe syri im nuk ka bere gjume fare...ndihem shum keq e shkateruar fizikisht emocionalisht...ku perplasjet me vjerren me kane sjelle shkaterim gjithmone nuk di si te veproj...cdo gje mer fundin me burrin pastaj fundi kthehet fillimi..por nuk shtyhet keshtu ku lumturia ime po zhduket nga buzet e mija...njs pa u zgjatur e ju bezdisur ju....jam nene e re e dy binjakeve te mi kur mes mundi e sakrifica jane muaj shtate e po i rrit vet pa ndihmen e askujt..jetojme ne nje shtepi te madhe ne greqi por gjithkush ka hyrjen e vet dhe une gjithashtu ne nje garsionere..vjerra gjithmone pergojon mbas shpine plus dhe burrin e fryn...ndihme skam patur tek femijet e mi..vec nje pjate gjelle po nuk e mohoj ma ka sjelle jo se mund te kete dashur por nga im shoq....jam situat shume te veshtire ku gjithmone ajo ka qene e pranishme dhe per shkak te saj kam arrit ne grindje me burrin e me ka thene mer valixhet dhe ik.por pa femijet e mi....pse do thoni ju..eshte e dyta here kur dicka e kam diskutuar dhe me pare vazhdon akoma..ku per femijet e mi e di une ku eshte e mira dhe vendos une qe jam nena e tyre kurse ajo kerkon te beje cti thote koka se eshte komandantja per te gjithe..dje kur po ushqeja femijet ishte e burri e ajo dhe femijet nuk donin shum te hanin se grinden nga dhembet jo se nuk duan se me pare kane ngrene...ajo pse i ushqeni lere cthote doktori mbajini me qumesht.ju kthy im shoq duhet...dhe une i thashe jane te rritur plus ti ishe ajo qe me ke thene do besh cte thote doktori tani e nderron...do e mar une njerin tha ja e nje muaj pse ju pegj tani jo u rriten po i do per qejf nje nate dy jo me shum por qi ti mbash e te ndahen nga mua e nga nj/ tj jo..u kthy ajo e im shoq keq do shkojne naten e diten se dua une..ajo me tha do besh sic jane rregullat ketu aty nuk durova per femijet e mi jam une ajo qe vendos rregullat...naten nuk i ndaj mere diten me ndihmo po nuk e ke bere..e ke mare 5 min dhe e ke sjelle shpejt..ku ka qene ndihma jote...iku por si u kenaq duke im shoq me bertitur dhe duke kercenuar ku te shkelem me kembe dhe te vdes me shpirt duke qene ajo...jam keq nuk di cte vendos e cte bej ai thote femijet si mer dot...a moj motra jane shum gjera sa kam nje bark qe po plas...me falni u zgjata shum po do ju shkruaj serisht...po te ishit ne vendin tim cfare do benit..ti kini mire bebat dhe gezur diten e veres mbaresi ne shtepite tuaja




Aman moj nëna!
Ju shkruaj nga halli, me besoni. Them me vete pas lindjes se djalit cfarë dreqin është kjo jetë kështu? Vetëm rro për të ndërruar e ushqyer fëmijën... Unë nuk e desha këtë femije vetem burri donte. Kisha punen sa mire por kur vajta dje të pyesja a mund te kthehesha në pune me thane qe kishin marre nje vajze tjeter dhe s'kishin nevoje per momentin. Ndihem e vdekur pa pune, kot, bosh brenda, asnje s'me ndihmon. Jeta e burrit nuk ka ndryshuar nje fije floku, e imja po shkaterrohet.... Ne fillim gjiri muajin e pare me ka rene te fiket mbi 8 here nga dhimbjet. U zgjidh problemi i gjirit, tani si idiote gjithe diten ne shpi, jepi qumesht, nderrroji panolinin, vere ne gjume, te del kurrizi nga dhimbja dhe kur vjen burri i ka prishur leket me shokët, pa pyetur fare per ne, në darke kerkon qejf, une po shkaterrohem si njeri. Pa gjume, pa ngrene dhe kur i them cfare t'i japim bebes kur te filloje ushqimin me thote, jepi qumeshtin tat, pse te prishet gjoksi ty.
Jam shume keq, jam komplet e shkatërruar, nuk mendoja kurre se do te përfundoja keshtu.
Ah moj nena kot sa rrojme! Te mos e kisha bere kurre kete femije, te pakten te mos vuante ai, pa une u pashë, une dhe jeta ime bashkë.
Me falni por jam e dëshpëruar!
Faleminderit qe me degjuat!




Jam nje nene e 2 femijeve 5 vjec dhe 6 muaj.
Jetoj ne Tiranë me burrin dhe familjen e tij.
Do dal pak jashte teme oj nena, jam ne hall te madh.
M'u nxi jeta, prinderit e burrit me thone nuk kemi leke sa here qe mua me duhet ndonjë gje per femijet se per vete e kam harruar veten tashme.
Ne pamundesi te shkoj ne pune se kam femijet e vegjel ju lutem me thoni oj nena, cfare pune mund te bej ne shtepi qe te marr dhe ndonjë lek qe te mbaj kalamajte.
Ju lutem me sygjeroni ndonje pune qe mund ta bej ne shtepi.
Jam shume e deshperuar.
Nuk mundem dot te shkoj ne pune pa bere te pakten vajza vitin, por deri atehere nuk mund te duroj dot. Dua ti blej femijeve gjerat nevojtare qe i duhen se nuk mund te duroj gjithmone ankesat e vjerrit dhe vjerres.
I mirepres sygjerimet tuaja.
Dua te ngelem anonim.
Qofshi mire te gjitha me bebushet tuaja!








Pershendetje nena te dashura!
Doja te ndaja me ju nje shqetesim qe kam, jam ne javen e 28 te shtatzanis i bie qe te kem hyre ne muajin e 7-te, po nuk kam shum bark moj nena nuk dukem fare per 7 muajshe, meraku im nuk eshte se dua bark te madh po kam merak mos fryrja e barkut ka te beje me zhvillin e femijes ose me kilet e tij.
Kam shume merak.
Gjinekologu  thone cdo gje eshte ne rregull po une kam merak shume!
Ju lutem do me qetesonit shume me komentet tuaja nqs ka ndonje nga ju qe ka qene keshtu si mua, kam merakun e femijes me shume.
Ti keni mirë bebushat!




Persa i perket kesaj teme, te gjitha ne, do te deshironim te kishim nje ekograf ne shtepite tona, por me mire qe nuk e kemi, se do i luanim fene duke e matur fetusin, me shume se peshoren tone trupore pas dietave :)
Pershendetje!
Sot bera ekon dhe doktori me tha qe jam 30-31 jave ndersa pesha varion 1.500-1.700.
Si ju duket si peshe se mua me duket pak i vogel?
Faleminderit per pergjigjet!







Mirëmbrëma bebe & vogelushe!
Ju lutem anonim!
A eshte e vertete qe testi me soden bicarbonato tregon nqs je shtatzene, se une kam degjuar se po.
(Nëse dëshironi të ndihmoni nënën lini komentet tuaja tek ikona Post a comment. Faleminderit!)
Faleminderit dhe si behet e di ndonjera?


Periodat i kam pasur ne 22 Janar, por nuk më erdhen ne Shkurt.
A mund te jem shtatzënë dhe sa?
Faleminderit!


Me tregoni se cili krem eshte me i mire per femijet kur skuqen tek byca. Faleminderit!


Merr edhe emrin Dermatiti nga pelena.
Është një problem, që prek shumë shpesh fëmijët nën 2vjeç dhe që sjell përflakje në zonat, ku bashkohet pelena me lëkurën: byçkat, zona intime, organet gjenitale.

Erritema nga panolina mund të shkaktohet nga:
Pershendetje!
Jam nje nene e re prej nje muaji.
Jam shume e shqetesuar dhe e merzitur.
Vajza ime me vjell nga hundet edhe nga goja cdo dite, pasi ka pire.
E vendos ne shtrat, e ze gjumi edhe kur e shoh, qe bertet, se i del përnjëherë e vjella nga hundet dhe nga goja.
Mundohem te bej gromesitjen pas cdo te pire, ka raste qe nuk ma ben.
Nuk e di cfare te bej.
Pervec kesaj sa vjen darka e shikoj shume te tensionuar me kembe e me duar perpelitet.
I jap qumesht gjiri, i nderroj pampersin, i jap pikat per dhimbjet e barkut por asgje... po s'e mbajta ne gji, qe ta zere gjumi veshtire ta zere me ndonje menyre tjeter.
Ndoshta nga moseksperienca po gaboj?






Dallge te medha keto Zeno vellai!
Momenti i ajrit ne bark i merr te keqen bebit tone  pra nuk sjell pasoja per shendetin e tyre, por ne prinderit e rinj nuk do ti harrojme sa te kemi jete ato te qara, qe na benin te dorezohemi duke qare edhe ne vete, pas femijes sone! Nje ne tre femije i vuan kolikat.

Shpesh mendohet se shkaqet kryesore te kolikusit jane ushqimi, qe konsumojne ne nenat dhe shqetesimet e organeve te tretjes, qe akoma nuk jane zhvilluar ashtu si duhet, por mesa duket u kemi rene ne qafe kot mamave sepse shkaku i ajrit ne bark tek te porsalindurit eshte stresi dhe lodhja e dites, qe japin dhimbjet foshnjore te kokes.

Ja cfare mund te bejme per te lehtesuar gasozat.
Pershendetje B&V dhe ju nena!
Kam lindur nje femije prematur 6muaj e 1jave.
Lindi me peshe te vogel 1300gr dhe ra ne 1kg.
(Nëse dëshironi të ndihmoni nënën lini komentet tuaja tek ikona Post a comment. Faleminderit!)
Tani ka bere 5muajsh eshte 5kg.
Si mendoni mire eshte?
Pediatri me tha ti nis leng frutash me tha blija.
Ju si thoni t'ja blej apo tja shtrydh vete?
Faleminderit per pergjigjet!


Jane femijet qe lindin nga java e 376⁄7 dhe 366⁄7 pra nje muaj para foshnjave ''te rregullta'', qe kane ndenjur ne barkun e mamit jo 39, por 37 jave. Keto foshnja mbajne emrin late preterm.

Numri i tyre eshte rritur edhe fale lindjeve binjake, rrallehere u duhet kura intensive, ndryshe nga foshnjat e lindura akoma dhe me heret, nuk kane probleme te renduara neurologjike, por per ti mesuar, te pershtaten jetes jashte barkut te mamit, kane nevoje per me shume kujdes.

Ja disa keshilla nga mjeket foshnjore per mamate tona.
O nena pershendetje!
Goca ime 1 vit ka lindur 3 e 500 dhe eshte 9 e 500..
Me duket shume pak... dhe kur nuk e pelqen ndonje ushqim e vjell.
Si mendoni ju duhet te shqetsohem per peshen?
Ju faleminderit!




Rritja e peshes normale
(per foshnja te lindur me peshe normale)

Pesha ne lindje
Meshkujt ≈ 3400 gram;
Femrat ≈ 3200 gram

Muaji 5° pesha e lindjes dyfishohet.
Pershendetje B&V!
Doja te ndaja me ju dicka qe me ka bere me te vertete te ndjehem keq ne vetvete.
Kohet e fundit besoj kemi pare te gjithe kerkim per ndihme per kurimin e femijeve dhe shume te rinjve .
Problemi im eshte qe ndjehem pak fajtore kur shikoj keto foto dhe nuk mundem te kontriboj.
Edhe pse me like, koment dhe share jam munduar te bej gjithmone.
Kur blej dicka per vete apo familjen time dhe shikoj ato postime ndjehem sinqerisht fajtore.
Me te vertet nuk eshte qe jam shume mire nga gjendja qe te them qe prish shume apo bej jete luksoze.
Si shumica e shqiptarve me veshtirsi cdo gje.
Ju lutem me keshilloni dicka!
Ju si ja beni kur shikoni gjithe ata njerez qe kane nevoje.
Ju faleminderit!
Ju lutem anonim!


Ndihma mjekësore

Kështu titullohet një nga rubrikat e forumit tonë.
Bebe&Vogëlushë përkthen ndihmën mjekësore të specialistëve kryesisht italianë dhe francezë
Gjinekologë, pediatër, infektivologë, psikologë, anestezistë mjekë estetistë, dentistë, mjekë obstetër, ekspertë të ushqimit të programuar, andrologë, proktologë etj. Përkthimi këshillave të tyre bëhet brenda harkut kohor të disa ditëve dhe janë tërësisht FALAS.
Duke marrë parasysh numrin e lartë të pyetjeve që na drejtoni çdo ditë në faqen tonë ju këshillojmë të lexoni pyetjet e shumta që ju jemi përgjigjur tashmë shumë herë, në mënyrë që të mënjanojmë pyetjet e tejet përsëritura.
Fjetjen dhe ngrenien se dua tja bej me orar preciz cdo gje.
Si jeni mama?
Ju lutem nje regjim ditor per bebe 8 muajsh e gjysmë e ne vazhdim.
(Nëse dëshironi të ndihmoni nënën lini komentet tuaja tek ikona Përgjigje. Faleminderit!)
Fjetjen dhe ngrenien se dua tja bej me orar preciz cdo gje.
Faleminderit!




* Lahemi për të na dalë gjumi dhe ndërrojmë pelenën.

* 07.30 - 09.30
Pritja e fëmijëve dhe përshëndetja me prindërve, lojë e lirë nën supervëmendjen e operatorit edukativ.

* 09.30 - 09.45
Zemër paraditeje me bazë frutash, lëngje frutash, omogjenizatë frutash për më të vegjlit, shkopinj buke, biskota
Pershendetje!
Kam nevoje qe sipas menyres tuaj te me tregoni nje regjim ushqimi per bebe ne te gjashtin muaj.
(Nëse dëshironi të ndihmoni nënën lini komentet tuaja tek ikona post a comment. Faleminderit!)
Vajza ime ben 6muaj dhe pak dhe kisha nevoje per eksperiencen e seciles nga menyra se si i keni ushqyer..edhe pse kam kontaktuar me pediatrin serish dua mendimet tuaja..
Ju përshëndes!




Pershendetje Bebe&Vogëlushë!
Ju lutem nenave cfare me sugjerojne, ime bije ka kruajtje nga pjesa intime.
Eshte dy vjec.
Ja laj, ja pastroj, pasi jam shume maniake per pastertine e sidomos te bijes time, por nuk po e ze gjumi nga keto shqetesimi.
Ju lutem cfare ti bej sonte, pasi neser direkt tek mjeku.


Pershendetje nena.
Doja nje keshille nga ju se sdi a po veproj mire apo jo.
Kam vajzen 15 muashje ushqehet shume mire .ne mengjes une i jap bineron me qumesht dhe biskota.Dhe ne darke ajo kosnumon ushqim, por nga ora 10 e zgjoj nga gjumi dhe i jap nje biberon me qumesht dhe biskota.
Mos po bej gabim qe e zgjoj, se ajo ha ushqim mengjes dreke darke,  i jap 5 here ne dite.
Peshon 12 kg.
Me thoni nena mos ndoshta nuk duhet ti jap ne darke qumesht .
Faleminderit nese jepni pergjigje!




Te dashura nena te faqes Bebe&Vogëlushë!
Jam shtatzene ne muajin e 7-te dhe para nje jave im shoq dëshironte te kryenim raport seksual.
Theksoj qe une nuk doja sepse mjeku me tha kam probleme nese do te shqetesohem apo lodhem shpirterisht dhe fizikisht.
Pasi mu lut shume dite me radhe im shoq beri dashuri me mua me zor, sepse une nuk pranoja kurrë gjate shtatzanise.
Tani ndjej se nuk e dua me.
Nuk e shoh dot me sy.
E di qe ndoshta shume prej jush do me thone he mese burri jot te kapi, nuk te kapen burrat e botes, por ju betohem ndihem shume keq dhe nuk e dua afer, qofte te me preke apo te me flase!
Ju lutem cfare me keshilloni te bej?
Nuk dua ta prish martesën, por me duket sikur nga ai moment nuk do t'a dua me kurrë si me pare dhe nuk do te pajtohemi asnjehere?
Ju lutem me jepni nje keshille prej motre, sepse nuk mund te flas me askend! Nuk mund t'i tregoj te mive se jane allcake dhe mund ta rrahin, per kete!
Ju faleminderit paraprakisht!


Të gjitha plagët, që ndihmojnë foshnjën tonë të lindë, quhen plagë të lindjes. Nëse do të mësojmë të kujdesemi ashtu sic duhet për to, atëherë shërohen brenda pak ditësh. Vazhdojmë me përkujdesjen ndaj plagës së lindjes me çezarian.
Të gjitha plagët, që ndihmojnë foshnjën tonë të lindë, quhen plagë të lindjes. Nëse do të mësojmë të kujdesemi ashtu sic duhet për to, atëherë shërohen brenda pak ditësh. Fillojmë me plagën e lindjes natyrale: epiziotemia.

Mirembrema bebe e vogëlushe!
Une kam 4 muaj, qe kam lindur vetem njehere me kane ardhur!!!
A i ka ndodhur ndonjeres keshtu, se jam shume ne merak dhe shpina me dhemb shume!
Ju lutem anonim! Faleminderit!




Kate është një fëmijë e prekur nga Autizmi. Pas shëtitjes me prindërit e saj Disneyland merr rrugën e kthimit në shtëpi me avion dhe ulet në avion afër një të panjohuri. Shannell e ëma e vajzës, në blogun e saj shkruan një letër drejtuar atij pasagjeri ulur pranë të bijës dhe e falenderon, që ai luajti me të bijën, që i kapërceu frikën dhe paragjykimet dhe që i dhuroi buzëqeshje dhe pak nga koha e tij.

Ja dhe teksti i letrës i publikuar në sitin FaitHit:

Cfare eshte ekografia tridimensionale?

3D bazohet ne ristrukturimin dhe veshtrimin kompjuterik i pamjeve normale ekografike bidimensionali. Mund te merren nga kjo eko pamje ne tridimensional (3D), pra pamje te palevizshme qe analizohen me vone nga kendveshtrime te ndryshme dhe ne dhe nga 3dimensione ose pamje ne 4D, ku dimensioni i katert eshte perfaqsuar nga koha, pra pamje tridimensionale ne levizje dhe ne kohe reale.
Pershendetje!
Ju shkruaj per here te pare jashte temes se fëmijëve.
Jam nje vajze e re ne moshe.
Kam nje djale te vogel jetoj jashte shtetit me burrin dhe prindërit e tij, po problemi qendron qe kemi vetem debate perdite.
Me vjehrritë nuk shkojme fare dhe per pasoje po ftohet dhe marredhenia me burrin.
Vetem i flasin keq per mua, me gjykojne per cdo gje qe nga e veshura, menyra si rris djalin e deri te e ngrena etj.
Mundohem t'ja shpjegoj te marrim shtepi me vete, po nuk do ikë, ti me thote nuk ndahem nga prinderit mundësitë ekonomike i kemi une punoj paguhem mire dhe burri gjithashtu . Po te largohem une nga shtepia djalin nuk ke per ta marre thote esht i imi, po pa djalin nuk bej dot asnje gje e dua pafund eshte jeta ime po edhe kështu nuk shtyhet jeta me strese qe ne moshen me te bukur. Nuk di si te veproj si funksionon ne Itali, po te largohem une nga shtepia eshte disavantazh per mua nqs ndodh ndarje me vone.
Me tregoni ju lutem si funksionon ne Itali!






Mirembrema nena!
Jam shume e merzitur ndoshta me duket mua por kam nje muaj e gjysmë qe kam lindur dhe kam ardhur ketej nga vjehrra, per te ndenjur, pasi e kam pasur femijen e pare dhe s'e perballoja dot vetem.
Po vjehrra ime eshte shume e fiksuar pas djalit tim, sa e trajton sikur e ka ajo dale dhe jo une.
Ajo e ushqen, e lan, e vesh, e mban.
Djali ka filluar te dalloje njerzit dhe mua me duket sikur ai s'me njeh, sikur s'me do, sikur do vetem ate.
Po kaloj stres shumë te madh


Të dashura nëna!
I dua vajzat e mia me gjithë zemër vajzat e mia.
Nuk kam ndërruar kurrë një panolin, nuk kam kaluar asnjë natë zgjuar, nuk kam shkuar kurrë në shfaqet e tyre në shkollë dhe kur duhet të rri deri vonë në zyrë nuk më vret ndërgjegja se nuk hamë darkën bashkë.
Si mendoni nëna duhet respektuar apo kritikuar kjo nënë?

Nga Mama


Ndryshoni mama!
Ndryshoni zgjimin e mëngjesit!
Mos e bëni për vete, as për mua, bëjeni për ata që keni fatin t'ju gjenden pranë! :)

Sot Bebe&Vogëlushë ka vendosur t'ju flasë pak për pritjen e fëmijëve në mëngjes qoftë për nënat që punojnë në shtëpi, qoftë edukatorët që punojnë në çerdhe, kopshte, qoftë mësuesit në shkolla... Do thoni ju po pse pikërisht sot? Po sepse mbetët duke u ankuar për këtë të shkretë të Hënë, jo nuk ngrihemi dot, jo nuk ngrejmë dot kalamajtë, jo provoje të shkosh të punosh në ndërtim siç punoj unë dhe pastaj shohim ngrihesh dot apo jo nga krevati!
Ju lutem!
Boll!
Boll e mbushët fejsbukun me ufe dhe bufe... ndryshoni!
Mamave në shtëpi sidomos!
Pershendetje mamushe dhe vogelushe!
Dua ndonje mendim nga ndonje nene qe e ka provuar ose ka degjuar.
Kam nje femije, por nuk kam patur koka gjiri dhe se kapte gjoksin cuni dhe ai pak qumesht qe me erdhi e hiqja me pompe e pastaj iku fare.
(Nëse dëshironi të ndihmoni nënën lini komentet tuaja tek ikona Post a comment. Faleminderit!) Po mendojme per nje femije tjeter po sdi si tia bej per gjirin qe te me dalin kokat se do doja te dytin ta ushqeja me gji. Ti keni mire bebushat!



Ja ku mund të lexoni më shumë për shqetësimin tuaj!
Faleminderit që na keni zgjedhur!

Si të përgatisim gjirin për lindjen e bebit




Nena ju lutem ndani pak kohe per mua!
Jam ne javen e 8-te te shtatzanise dhe viziten e kam te shtunën, sepse pas 4 javeve me ka caktuar viziten e radhes.
(Nëse dëshironi të ndihmoni nënën lini komentet tuaja tek ikona Përgjigje. Faleminderit!)
Tash duhet t'ja degjoj te rrahurat e zemres, por kam shume emocione se a eshte gjithcka ne rregull me bebin tim.
Nganjehere po mendoj qe eshte gjithçka ne rregull, pasi po kam mundime ne mengjes, me pengojne aroma e keshtu.
Si thoni ju nena?!
Dhe jave e 8-te eshte muaji i 2 apo jo?
Ju falenderoj per zemer s'ishte!
Puthje per ju me falni se e zgjata!


Pershendetje!
Jam shtatzene.
Te marten bera ekon e radhes dhe verejta ashtu mu duk qe bebi rrinte dmth per se gjeri, por ajo qe doja tju pysja kush e ka vërejtur te njejten gje dhe dmth koken ne cilen ane e ka pasur.
(Nëse dëshironi të ndihmoni nënën lini komentet tuaja tek ikona Përgjigje. Faleminderit!)
Me thone po pati koken anen te djatht eshte goce.
Ju lutem me tregoni dhe ne fund ju lus mos harxhoni kohe me komente ofenduese se askush nuk me bind qe s'keni dhe ju preferenca tuaja, dikush cun, dikush goce.
Puthje!


Përshëndetje nëna te Bebe&Vogëlushë!
Tema qe do te sjell me mesazhin tim eshte pak feminore, ndoshta per shkak te moshes sime fare të re, por me besoni une bashke me tim shoq e dua sa shpirtin djalin qe po na vjen ne jete. Ajo qe nuk arrij të duroj dot eshte deformimi i trupit tim.
Ndihem e shpifur dhe nuk arrij ti pranoj ndryshimet qe po me ndodhin gjate kesaj shtatzanie.
Burri me thote qe je me e bukur se kurrë, por une nuk duroj dot kur dal para pasqyrës. Me besoni e urrej trupin tim.
Me thënë te drejtën ndoshta asnjera nga ju nuk do t'a pranoje kurre publikisht, shtatzania nuk eshte si ne përrallat me princër e princesha qe te gjitha ne e tregojmë kudo qe vemi...!
Ju pyes e dëshpëruar, si tja bej t'a ndryshoj mendimin qe kam per deformimim qe ka marre trupi im tani?
Si tja bej te mos me shpifet me vetja ne kete menyre dhe te gezoj shtatzanine dhe bebin tim?




Përshëndetje Bebe&Vogëlushë!
E kam kerkuar prej 10 vjetesh kete femije .
Sapo mora vesh që isha shtatzene kam provuar shumë frikë, sepse ngela pa punë....
Duhej te isha e me e lumtur se asnje grua tjeter, por tani qe u realizua një enderr nje tjeter fiket.
Jemi shume keq ekonomikisht.
Jam shume ne dyshim t'a mbaj kete femije!
Ju lutem a mund te me thoni si ja keni dale t'a rrisni femijen tuaj, kur eshte gati e pamundur t'i blesh dicka fëmijës tend.
Ju lutem dhe falenderoj paraprakisht nënat qe kanë kaluar nje pervoje te ngjashme me timen!




Të dashura nena!
Kam 4vjet qe jam e martuar dhe ne martese arrita e virgjer.
Jam pak e madhe ne moshe dhe kam kaq shume frike te bej vizita.
Kam bere nje pap test dhe aty me vinte kaq shume zor saqe tani që jam shtatzane nuk arrij dot te shkoj te mjeku.
Më vjen shume turp kur ai duhet te me kontrolloje me duar.
Jam shume e ndrojtur dhe familjen e kam pasur shume strikte.
Kam shume krruajtje intime, por nuk shkoj dot... Tek vizita qe duhet te beja sa mora vesh per shtatzanine provova te shkoj te gjinekologu e shoqeruar nga burri, por kisha shume turp dhe mjeku nuk me preku me dore se une fillova te qaj.
Ndihem kaq keq dhe në faj qe nuk shtrihem dot te vizitohem. Qe tani jam nënë e keqe, po me vone cfare me keshilloni?
Ju faleminderit nese nuk talleni sepse eshte me te vertete e pamundur per mua, jo se bej naze! Faleminderit per ndihmën!




Pershendetje Bebe&Vogëlushë!
Faleminderit për cdo keshille qe mund te me jepni, sepse jam shume e merzitur. Jam ne javen e 29-te te shtatzanise dhe mund te them qe kam gjithmone kete merzi.
Sapo mora vesh qe isha shtatzane na ndodhi nje fatkeqësi, vdiq mamaja e tim shoqi.
I kam qendruar gjithmonë afer dhe ngushelluar me te gjitha mënyrat, por ai nuk do tja dije per mua qe kur i ka vdekur e ëma.
Jam kthyer ne sherbyese te tim shoqi dhe vjehrrit.
Laj hekuros, pastroj, gatuaj dhe as nuk kam dashuri e përkujdesje nga burri. S'mjafton kjo, por më thotë ky që ke në bark me hëngri kokën e mamit.
Tani jam kthyer ne shërbëtore të vjehrrit te paralizuar burrit.
Nuk dal dot as per xhiro, as per pazare, as per vete nuk kujdesem me.
Kam rene ne depresion dhe mendoj shume keq per veten time.
As me te mite nuk flas dot, se nuk jam shume e lidhur dhe nuk u tregoj asgje.
Ju lutem me keshilloni nje zgjidhje!
Ju falenderoj vecanerisht per vemendjen qe na kushtoni!




A duhet te kete nena e ardhshme maredhenie intime gjate shtatzanise?

A eshte i vertete, qe te kesh maredhenie seksuale gjate muajit te 9-te te shtatzanise mund te pershpejtoje lindjen?

Edhe kjo duket se eshte nje bestytni.
Pershendetje!
Me falni qe ju shqetesoj edhe pse jam jashte teme, por do doja nje mendim prej jush ose nenave te faqes tuaj.
Une jam 24 vjeç edhe para nje jave isha me ciklin menstrual.
Para 4 ditesh kreva marrëdhenie me te fejuarin (eshte treguar i kujdesshem) por
Sot në Bebe&Vogëlushë ju opozojmë tablonë tonë të  "Britma" e Edward Munch
 vend në Atelienë tonë u treguam fëmijëve fotot e tablosë së famshme, letër format A4 ngjyrë të zezë dhe bojërat për të pikturuar iu vumë punës....

Një ide e re që na solli kënaqësi të veçantë.
Shkrepëm foto fëmijëve më pas duke i ngjitur në fletët me ngjyrë të zezë dhe duke i rreshtuar në muret e dhomave të tyre të gjumit pranë pikturave të krijuara nga ata vetë!

Një përsiatje tepër e thjeshtë për të afruar fëmijët tanë akoma më shumë me pikturën, tablotë dhe autorët e saj

Provojeni me fëmijët tuaj, jua siguroj se do të ndihen shumë mirë në gjurmët e Edwards Munch. Një nismë kjo që jemi të sigurtë do të vazhdojë gjatë në Bebe&Vogëlushë! :)





ërpiquni të bëheni pjesë e nismës sonë më të re për t'i ofruar fëmijët sa më shumë me pikturën, skulpturën, artin, kinematografinë... dhe mos ngurroni të na dërgoni foto nga aktivitet me fëmijët në komentet e mëposhtme.
Jeni të gjithë të mirëpritur!
Ka kaq shumë gjëra në botë për t'u njohur.
Të mos i përjashtojmë fëmijët tanë nga trashëgimia që kemi fatin të na rrethojë.


Mirëmëngjes miq!
Nuk di nëse ju e pranoni idenë e shoqërisë së kafshëve shtëpiake në profesionin tonë të nënës, edukatores, edukueses, kujdestares, Babysitter-it, Tagesmutter-it, por unë arrij t'a shfrytëzoj në çdo çast të ditës për të edukuar apo ndihmuar fëmijët të bëjnë të vetën dhe të korrigjojnë një veprim të gabuar në të saktë. Po mundohem t'ua shpjegoj me fjalë të thjeshta. Macja e shtëpisë sonë Doly ka marrë zakonin e keq të pijë ujë nga rubineti i lavamanit të guzhinës. Sapo e hap dikush ajo pret të mbarojmë ne dhe turret të lëpijë pikat e fundit të ujit edhe pse i kam mësuar fëmijët e mi gjatë seancave të Pet Therapy që t'i hedhin në pjatat personale rregullisht ujë dhe ushqim.

Ky çast duhet të shfrytëzohet nga edukatori, nëna etj për të qortuar macen

Ja ''lista e shenjave'' nese jane te pranishme (nuk po themi sa duhet te jete numri i sakte, dy, tre, shtate....) per te na treguar, se femija MUND te hyje ne spektrin e autizmit. Ky spekter eshte me te vertete i gjere, ndaj nese kemi dyshime eshte e keshillueshme te mos i nenvleresojme. Sa me heret te vihet re, aq me shume rriten shpresat e suksesit te terapise.

Shenjat e rrezikut te autizmit:
Përbërësit

Për brumin:
900g miell
3 vezë
2 luge lëng limoni
1 gotë (uji) vaj lulesh
Gjysmë gotë qumësht
Gjysmë gotë kos
1 kg arra te shtypura, ose me shumë .
1/2kg gjalpë

Lista me ushqimet qe duhet te bleje nena per femijet 6muaj.

Frutat
Dardha
Banania
Kumbull omogjenizat

Elementet ushqimore qe perdoren muajin e 5-te te jetes.

Frutat
Dardha
Banana
Kumbull omogjenizat



Lista me ushqimet qe mund te bleje nena per femijet 7muajsh.
Sigurisht tani qe lista fillon e shtohet, ato ushqime te ngurta qe blen kete jave zevendesohen me te tjerat javes tjeter, duke i alternuar te gjitha ushqimet qe lejohen muajin e 7-te.

- Frutat
• Dardha
• Molla
• Banania
• Kumbull omogjenizat.
Meqenese kemi filluar me programet e femijeve tane sigurisht frika jone me e madhe si nena eshte, nese do ti beje alergji femijes sim, ushqimi qe do ti jap sot!

Nese ne familjen e femijes ka nje rrezik te madh prej alergjive (2 ose me shume te aferm a kusherinj te pare me alergji tashme te dokumentuar nga mjeku) do te na
duhet te perdorim nje te ndryshem nga ai i femijeve normale te kesaj moshe dhe mbi te gjitha duhet te ndjeke rreptesisht keshillat e Pediatrit, te mos ndermarre asnje veprim pa miratimin e tij: mos harroni asnjehere qe edhe ato ''He sa ta provoje nje cike, nuk i ben gje'' mund te jene te gatshme te cojne ne shenja te menjehershme alergjike.

(Frutat qe nderhyjne ne kalendarin e ketij muaji)

Lista me ushqimet qe mund te bleje nena per femijet 8muajsh.

Ato ushqime te ngurta qe blejme kete jave, zevendesohen me te tjerat javes tjeter, duke i alternuar te gjitha ushqimet qe lejohen muajin e 8-te. E reja e ketij muaji jane nderhyrjet e reja te frutave.

- Frutat
• Dardha
• Molla
• Banania
• Kumbull omogjenizat.
Kalendari i nderhyrjes se ushqimeve te ngurta

Ushqimet e ngurta:Si? Kur? Dhe pse? Kur fillohet me dreken e pare?

Ushqimi me gji rekomandohet fuqishem nga pediatret per 6 muajt e pare te jetes. Periudha me e duhur per te filluar ushqimet e ngurta eshte jo me pare se muaji i 4-t dhe jo me vone se muaji i 6-te.

Pse dreka propozohet e para midis 4 dhe 6 muajve?
Kujtese:
Cdo foshnje eshte nje bote me vete, me nevojat, me karakteristikat dhe me kohen e vet. Nuk duhet krahasuar nje femije me nje tjeter dhe nuk mund te propozojme zgjidhje standarte persa i perket gjivaktit, gjidhenies dhe rritjes. Ketu do te gjeni thjesht linja udhezimi mbi sasine dhe numrin e vakteve me te cilat nje femije duhet ushqyer; nese ekzistojne probleme ose keni dyshime drejtohuni pediatrit te besuar dhe pervojes se tij.

Ja si matet sasia, qe duhet te marre nje femije gjate nje dite:eshte e rendesishme te merren 3 shifrat e para te peshes se femijes te shprehur ne grame dhe i shtohet numri fiks 250. Rezultati qe arrihet tregon sasine e nevojshme ditore te femijes suaj.

Psh. nese nje femije peshon 5500 gr, ushtrimi matematikor qe duhet te beje nena eshte:
550+250=800 gr.

Pra gjate 24 oreve femija juaj duhet te pije 800 gr qumesht.
Sigurisht keto sasi jane treguese dhe jo sasia qe nje femije duhet te marre domosdoshmerisht, duke pasur parasysh se edhe femijet e se njejtes peshe dhe moshe ndryshojne shume nga njeri tjetri.

Per sa i perket shpeshtesise se gjivakteve gjate 24 oreve, per femijet qe peshojne jo me pak 2500 gr, masat ndahen ne kete menyre :

15 ditesh 80 - 90 gr per 6 vakte20 ditesh 90 - 100 gr per 6 vakte25 ditesh 100 - 110 gr per 6 vakte1 muajsh 110 - 120 gr per 6 vakte45 ditesh 120 - 130 gr per 6 vakte2 muajsh 140 - 150 gr per 5 vakte2 muajsh e gjysme 150 - 160 gr per 5 vakte3 muajsh 160 - 180 gr per 5 vakte4-5muajsh 200 - 230 gr per 4 vakte.

Mos harroni:
dozat jane gjithmone treguese. Flisni me pediatrin e foshnjes para cdo veprimi.
Per ti ofruar foshnjes sone nje ushqyerje te mire duhet ti kushtojme vemendje kerkesave te tij, kur tregon shenjat e para se ka uri dhe ta leme ate te lire, duke respektuar kerkesat dhe nevojave te tij.

Cilat jane shenjat e para qe tregojne se femija im ka uri?Gjeja e pare qe na tregon se bebi yne ka uri eshte perplasja (si kerrcitja e gishtave ne vallen e Napolonit) e gjuhes me buzen e siperme ose zhurma e thithjes se buzeve.Femija yne nis kerkon gjirin duke rrotulluar koken sa andej kendej.Kur femija yne fillon thith gishtin, doren ose kycin e dores.Dhe shenja e fundit eshte kur femija fillon te qaje.

Nga shfaqja e shenjes se pare tek e katerta kalojne te pakten 20 minuta dhe eshte e rendesishme te kuptohet nese ka uri pa filluar ende e qara, sepse femija nervozohet, eshte i uritur, frikesohet ose trembet dhe nuk e kap dot gjirin ne menyren e duhur. Nderkohe eshte lodhur duke qare dhe nuk pi sasine e duhur te qumeshtit sepse e ze gjumi.

E rendesishme eshte te mos jepet me zor te pije, sepse pervecse nuk do nxirrni gje me force, do te nervozohej me kot si nena dhe bebi.

Per ta kuptuar nese femija yne rritet mire dhe ushqehet si duhet duhet te shohim nese shton ne peshe rregullisht dhe ne menyre konstante: nje femije duhet te shtoje afersisht 150 - 200 gr cdo jave gjate 3 muajshit te pare te jetes.

Eshte shume e rendesishme ne kete periudhe te pare te jetes, qe nese vini re se ndalon rritja kostante e peshes per pak jave, duhet te kontaktoni menjehere pediatrin e bebes suaj.
Kjo vizite eshte shume thelbesore dhe e rendesishme. Nuk duhet nenvleresuar.




Sot në Bebe&Vogëlushë krijuam me duart tona liqenin e rosakëve. Tek tuk edhe ndonjë mjellmë :)
Në tavolinën e Ateliesë dhe nën rrezet më në fund të ngrohta të diellit ja

cfarë ndërtuam sot me duart tona.
Kishte ditë që qielli mbulohej me gri, por në Bebe&Vogëlushë do të na gjeni gjithnjë duke hedhur ngjyrë.
Ja tani dhe foto galeria për ditën e sotme:




















Jam bere mama qe prej 3 muajsh! Eduardi dy muajt e pare te jetes se tij ishte i mbare dhe nuk me krijonte probleme. Tani nuk rri dot e qete kur qan dhe merakosem shume. Ne qofte se nje femije eshte i vogel dhe nuk flet ende, si ta kuptojme te qaren e tij? - Pyes pediatren.

E megjithate ajo rrotullohet!

Nuk di pse po kjo teme me kujtoiGalileo Galilein e madh, kerkimet me vlere astronomike te tij, qe u pergenjeshtruan nga vete ai perballe kercenimit te torturave dhe djegjen ne turren e druve te bashkekohesve te tij qe pesuan kete fat te keq! Ndersa ajo qe e shpetoi ishte shprehja:

E megjithate ajo rrotullohet!
Po marr shembullin e Galileut te madh! Duke deklaruar si me poshte:

Une e nenshkruara B&V bije e nje familjeje te thjeshte shkipetare,
Te pergatisesh gjirin per ti dhene qumesht bebit shume dite para se te linde. Lexoni rreshtat me poshte per te hequr cdo dyshim!

Je ne pritje dhe deshiron te ushqesh femijen tend me gji? Gjivaktet jane gjeste naturale, por duhet te bejme kujdes, qe te nisim me kembe te mbare dhe ta ushqejme te lumtura femijen tone. Te shohim disa nga keto parapergatitje.

Gjiri vete "pergatitet" qe nga pritja. Qe ne javet e para te shtatezanise, gjiri peson ndryshime per t'iu pershtatur gjivakteve. Kur bebja vjen ne jete, gjithcka eshte gati per ti garantuar ushqimin ideal per nje rritje te shendoshe dhe nje zhvillim te ekuilibruar te qumeshtit te nenes.




... nuk eshte e nevojshme te shendoshet nena.

Shpesh jemi kurioze:
Pesha qe fiton nena gjate shtatezanise shkon ne nje hap me rritjen e femijes ne bark? Dhe nese shendoshem pak do kem nje beb te vogel?

Ne nje shtatzani fiziologjike nuk ka lidhje mes peshes se nenes dhe madhesise se fetusit. Por nese nje nene vuan nga anoreksia eshte e sigurte qe femija e saj do te jete i vogel. Ndryshon puna ne rastin e zhvillimit te shtatezanise gjate 9 muajve si psh diabeti gravidik.

Ne kete rast eshte e mundur qe femija te linde i madh. Duhet te kuptojme qe nje peshe e mundshme e madhe ne lindje nuk eshte tregues i nje shendeti te mire, aq sa edhe mjekut i duhet ta mbaje foshnjen nen mbikqyrje duke i sugjeruar nenes nje diete a program ushqimor te posacem. Dhe nuk duhet menduar nese nena shton ne peshe foshnja e saj do te linde i madh: nese ky femije eshte "programuar" per te lindur 3.200 gr do te linde keshtu edhe pse nena do te shtoje 25 kg.

Pra nese ekografia tregon se foshnja do te linde i vogel, te hash per dy vete nuk vlen, perkundrazi mund te jete e demshme per nenen.

Edhe ngrenia e shendetshme por jo e shumte ndihmon ne keto raste.

Përgjigjet A. Regaglia pergj. e sallës së lindjes ne spitalin e Monza-s.

revista "Bashkë "


Ndoshta me kujtohej sa shume dhibnin kur ishim femije, qe sot kur ankohet im bir, syte me mbushen me lot. Por ky problem e paska nje zgjidhje dhe madje te lehte fare.

Ndodh shume shpesh tek femijet tane duke filluar nga 3vjec e ketej qe gjuri te jete i harkuar ne forme X dhe te ecin ne maje te gishtave me kembet te drejtuara nga brenda.

Behet fjale per nje dukuri fiziologjike, qe zhduket rreth mbushjes se vitit te 7-te apo 8-te. Kembet drejtohen vetiu.

Perdorimi i corapeve speciale nuk vlen per te ndryshuar ''rrjedhen e natyres''. Zhvillimi eshte pozitiv ne cdo rast. Vetem ne raste perkeqesimi te gjendjes eshte e nevojshme te behet nje vizite tek specialisti dhe radigrafi e mundshme. Dhimbja per te cilen femija ankohet nuk kate beje me formen e kembeve. Behet fjale per dhimbje te lehta te rritjes, tipike te moshes, te mira dhe qe do te zhduken me kohen. Shfaqen gjithmone naten , asnjehere diten, zgjasin pak dhe me ane te masazheve dhe pak ilace antidhimbje kalojne shume shpejt.




Vec nje dite bark Aida ime! Thua te jene duke i dale dhembet? E provova te prek mishrat por nuk mund te them se i ka te forte, te fryre dhe te skuqur, ndoshta i shemb barku, sepse keto tre dite ka qene ftohte ... kohe per polenta i thone bergamasket.

Pra s'di se kujt t'ja ve megjithate, meqenese i shtova pak kamomil tek qumeshti i darkes dhe u stabilizua shume shpejt, nuk besoj se e ka nga dhembet. Gjithsesi sigurine do ta kem vetem pas tre kater ditesh... nese shoh nje dhemb te dale atehere e hodha me kaq... nese jo, kam rruge te gjate per te bere dhe shpresoj me te vertete qe Aida ti perkase grupit te bebeve qe dhembet e pare nuk i japin asnje shqetesim.


Gjithsesi sot hedhim ne ditar pak shenime per dhembet e pare dhe si mund tua lehtesojme sa me shume daljen e tyre bebeve tona.
Disa bebave dhembet mund t'ju dalin pa asnje problem, ndersa te tjereve nuk mund t'ju "shpojne" lehte, prandaj mund t'u japin bezdi te madhe te mishrat e tyre. Ky fenomen fillon rreth muajve te 4-6 te jetes e me tej, periudhe gjate se ciles dalin gjithsej 20 dhembe: 10 ne anen e siperme dhe po aq dhe ne ate te poshtme. Femija ne kete faze fillon dhe shfaq shenja si psh: gjume i trazuar, shqetesime te ndryshme, deshira per te kafshuar gjithcka, jarge te teperta, nervozizem gjate dites, deshire per te krruajtur pas cdo sendi mishrat, (qe paraqiten nga 4 dite para, deri ne 3 dite pas daljes se dhembit ) Nje dite para daljes se dhembit vogelushi mund te paraqese humbje oreksi per ushqimet e ngurta (papat) dhe ndonje vijeze me shume ne termometer.


Nga nje studim i vonshem, shqetesime si diarrea dhe pagjumesia shfaqen me rralle. Shenjat e irritimit lokal si skuqje dhe fryrje te mukozave te gojes mund te lehtesohen duke i ofruar bebes nje unaze dhembezimi me leng freskues :
(qe mban ahet ne frigorifer, jo ne akull) per tu kafshuar ose te ferkuar mishrat: Fresku ne fakt e ul ndjeshem dhimbjen. I nevojshem mund te jete shume mire edhe nje masazh me pomata anestetik lokale (gjenden ne farmaci, me emrin "Dhembet e pare" ) Vetem ne rastet kur dhimbja eshte me e forte, pediatri mund te pershkruaje perdorimin e paracetamolit.




Pesha e trupit përqëndrohet e gjitha tek dora ndërkohë qëështë duke rënë, një kavilje që perdridhet... dhe ja ku na shkon mendja menjëherë tek frakturat.
Çfarë duhet bërë menjëherë?
Nëse vogëlushi ankohet për dhimbje shumë të madhe ose/dhe shfaqet ënjtje në zonën e interesuar është e nevojshme ti drejtohemi mjekut në Ndihmën e Shpejtë.

Çfarë duhet bërë menjëherë pas rënies?
Është e rëndësishme të mbrohet pjesa e dëmtuar, duke e vënë të pushojë dhe duke u përpjekur ta bllokojmë të mos lëvizë (sigurisht me një copë kartoni të trashë ose shpesh përdoren dhe copa druri) Eshtë mirë të bëjmë shumë kujdes (për të shmangur që vogëlushi të ecë në rast se aksidenti ka dëmtuar kaviljen, ose te levize krahun nese problemi ndodh ne puls ose dore) sepse rrezikojme te perkeqsojme situatën (nëse lëvizim gjymtyrën, një problem i vogël mund të kthehet në dicka serioze).

Paraqitemi tek mjeku menjëherë në rast se fëmija ka dhimbje të padurueshme, kur lëviz gjymtyrën, qan, ka marrje mendsh, humb ndjenjat...



Si jemi ne grate s'kemi frike te pjellim, por kemi neveri kur i heqim dhembin femijes!
Me thene te drejten dje i ra dhembi dhe mua me dridheshin gjunjet.
-Mami shpeeeeeeeeejt merr ne telefon babin te na coje ke mami i Lorenzos (nje miku i cunit qe ka mamin dentiste per fat mike shpie)

Oboboo po tani ju betohem me ra te fiket, me duart qe me dridheshin, marr revistat per femije dhe kerkoj plot gjysme ore si te heqim dhembin vete ne kushte shtepie. Po jua ve ketu qe kur t'ju duhet, te kerkoni tek menuja me titujt nga e djathta juaj e faqes kryesore te bogut dhe e gjeni shpejt e shpejt


Si ta heqim dhembin?
Per te hequr nje dhemb qe leviz lidhet dy here perreth tij nje fije dhe terhiqet.



Kur ta heqim?
Ta heqim dhembin kur e shohim se eshte duke rene por vetem ne rastet kur eshte duke i dhene bezdi femijes gjate kafshimit dhe pertypjes se ushqimeve!



Cfare te bejme?
Metoda e gjyshes vlen edhe per sot. Kur ta heqim shpelajme gojen me nje gote uje ku kemi tretur disa pikeza kalendule.




Sot Aida ime tashme 4 muajshe e 1 jave beri vaksinen e dyte. Nuk eshte e nevojshme t'ju them sa te veshtire e kam kur e coj ta beje ate te shkrete vaksine! Me dhemb zemra aq meket dhe problemi eshte se sa me shume rriten aq me shume qajne dhe mbajne mend me shume dhimbjen.
Pra ditari im sot mban dhimbjet e vaksines megjithese me ngushellon shume dhe eci gjithmone me moton "Me mire nje vaksine sot, sesa nje semundje e rende neser"!
Ja disa keshilla per oret pas vaksinimit:
Elda blogu 151B&V ju lajmeron se edhe gjysma e dyte e qershorit do te shoqerohet nga shira dhe vranesira... pra serish vera nuk do duket, se pranveres as ere luleve, qe sjell si morem dot. Duke shpresuar qe me disa keshilla per goditjet e vapes, ta ndjellim pranveren, ne ditet ne vazhdim flasim per mbrojtjen nga dielli i forte.

Dielli ben mire, sepse stimulon prodhimin e vitamines D nen shtresat e lekures, por ekspozimi ne diell duhet bere gjithnje me kujdes te vecante, per te enjanuar deme te menjehershme ( vjeterim lekure dhe tumore te saj). Sygjerimi i faqes sone, deri ne mbushjen e ditelindjes se pare te jetes eshte , te mos i ekspozojme per asnje sekonde te dites foshnjat nen diellin e drejperdrejte. Edhe nga mbushja e vitit te pare te jetes e ketej, ekspozimi ne diell duhet te ndodhe nen masat mbrojtese te duhura dhe ne menyre graduale.

Persa i perket filtrave diellore, eshte mire ti jepet perparesi produkteve qe sigurojne nje mbrojtje te larte dhe te shperndahet ne trup kremi cdo dy ore dhe cdo here qe femija hyn ne uje.

Na ndiqni ne ditet e ardhshme edhe ne faqen tone ne fb: Bebe & Vogëlushë
me plot keshilla per foshnjat tuaja per ti thene "Ndal" rreziqeve te vapes!


Herën e kaluar folëm për bllokimin e hundëve tek foshnjat e porsalindura, ndërsa në këtë pjesë flasim për taposjen e hundëve tek fëmijët më të rritur. Nuk di juve, por një ndër makthet me të shpeshta me fëmijët e mi jane sekrecionet dhe taposja, apo hundëve të zëna, sepse pikërisht në këto momente nuk janë në gjendje të hanë, ose të marrin frymë ashtu si duhet ndaj qajnë gjatë pothuajse gjithë ditës. Pikërisht sot filluan fëmijët me hundë të taposura, ndaj tema e ditës mendova të jetë kjo situatë stresuese për të gjithë prindërit, sidomos ata për herë të parë.

Le të rendisim disa nga shkaqet dhe lehtesimet per hundët e zëna

Ftohja: hunda e zënë mund te jetë pasojë e Ftohjes së zakonshme, vetëm nëse ajo shoqerohet me dhimbje fyti, temperaturë, dhimbje gjoksi dhe kollë.

Gripi: hundët e mbyllura mund të shkaktohen infeksionet e gripit, nëse fëmija ka shenjat e ftohjes normale, por plus tyre shtohen dhe të përzierat, të vjellat dhe humbja e oreksit.



Alergjia: kur përveç hundëve të bllokuara fëmija ka kollë, sy të skuqur që mund të lotojnë.



Objekte të huaja: atëherë kur fëmija ynë nuk ka asnje shqetesim tjeter dhe gëzon shëndet të plotë, duhet të kemi kujdes mos ka hyrë një objekt i jashtem në menyrë të paqëllimshme. Sigurohuni që të mos ketë ndodhur një gjë e tillë para se të shkoni tek mjeku ose pediatri.



Trajtimet që lehtësojnë hundët e zëna.

Pasi të marrim vesh, se cfarë e ka shkaktuar bllokimin e hundëve duhet të kemi parasysh një gjë të rëndësishme: moshën e fëmijës.

Nëse fëmija ynë është më i madh se 3muaj, mund të përdorim pa asnjë rrezik zbutës për koret dhe shkrirjen e gëlbazës.

Kujdes! Fëmijët nën 3muaj nuk u duhen dhënë ilace! Këshillohet të mbahet me të ngrohta dhe të presësh të shërohet natyrshem.

Lehtësimet natyrale për hundët e zëna janë:

Ushqime të pasura me lëngje, jo vetëm ujë, por edhe supë e larmishme, leng mishi...

Fëmija duhet të mbahet në ambjent jo të thatë, dhe blini pompëz të posaçme në farmaci ose dyqane te specializuara artikujsh foshnjorë, por shumë kujdes, të mos ushtrohet shumë presion, sepse mund të lendojmë fëmijën. Merreni beben tuaj me vete ne banje mbylleni deren, uluni diku bashke me foshnjen dhe hapni rubinetin dushit apo te lavamanit. Rrini ulur bashke me foshnjen derisa te krijohet reja karakteristike e avullit ne ambjentet e banjes. Avujt e ujit te nxehte kthehen ne nje ilac te vertete dhe përdoren si teknika për të cliruar dhe lehtësuar gëlbazën ne gjoks dhe kanalet e hundës së foshnjave. Gjithashtu merrni një gjethe menteje (nenexhiku) dhe me të provoni ti fërkoni pjesën pooshtë hundës. Kjo bimë ka efekte të jashtëzakonshme kundër ftohjes, gripit, hundës së bllokuar dhe dhimbjes se fytit.

Nëse fëmija ka alergji, Asnjëherë me kokën tonë, Menjëherë tek pediatri, që të gjejë shkakun e alergjisë dhe më pas kurën e përshtatshme kundër alergjisë, ose ta mbajme nën kontroll atë.

Urojmë t'ju vijë në ndihmë ky klik, sa herë që shfaqen keto shqetësime!


Ne perpjestim te zhdrejte me uljen e temperaturave rriten problemet me hundet e bllokuara te foshnjave te porsardhura ne jete. Te gjitha nenat duhet te mos harrojne dhe te kene shume kujdes: kur foshnjat e porsalindura i kane hundet e bllokuara nuk duhet ti japim ilace, sepse trupi i tyre eshte ende i pambrojtur dhe nuk ka marre fuqi. Ç'duhet bere atehere kur foshnjes sone i jane bllokuar hundet? Lexoni me poshte disa ''hile'' qe u munduam ti rendisim per prinderit qe na lexojne shpesh.

Meqenese thame me lart se ilace nuk duhen dhene femijeve kaq te vegjel mund te perdorim pikla lengu fiziologjik. Do te ishte mire qe zgjidhja fiziologjike te futej ne shishke me gryke te gjate dhe te holle, e persosur per te derdhur me saktesi pikezat fiziologjike ne hunden e foshnjes. Nje pike leng fiziologjik ne cdo fleger te hundes eshte e mjaftueshme per te zhbllokuar, por duhet hedhur aty ku duhet. Masazhojme butesisht flegrat, duke u perpjekur te mos i jepni bezdi bebes. Mjafton te presim 5minuta dhe vogelushi yne merr fryme normalisht.

Nje menyre tjeter shume e efektshme eshte dhe thithja e gelbazes, per te cliruar hundet e nje foshnje. Do tju duhet te blini ne farmaci ose dyqanet e artikujve foshnjore nje pompe, per te terhequr sekrecionet. Gjate perdorimit te pompezes se hundeve kur terheqim ne njeren fleger duhet te mbyllim me gishta flegren tjeter, per te thithur me mire gelbazen, qe bllokon hundet e bebit.

Bllokimi i hundeve si pasoje e viruseve dhe ftohjeve. Nese bebes sone i jane bllokuar hundet nga ndonje ftohje apo virus eshte mire te provohet banjen me avull. Merreni beben tuaj me vete ne banje mbylleni deren, uluni diku bashke me foshnjen dhe hapni rubinetin dushit apo te lavamanit. Rrini ulur bashke me foshnjen derisa te krijohet reja karakteristike e avullit ne ambjentet e banjes. Avujt e ujit te nxehte kthehen ne nje ilac te vertete dhe perdoren si teknika per te cliruar dhe lehtesuar gelbazen ne gjoks dhe kanalet e hundes se foshnjave.

Nese foshnja nuk ka as temperature apo nuk ka marre asnje te ftohur, atehere hundet mund te jene bllokuar nga ndonje lloj alergjie, ne kete rast do t'ju duhet te kontaktonit mjekun e femijes, qe te arrihet te kuptohet se cfare eshte bere shkak i alergjise.

Provoni gjithashtu te vini nje kapele leshi ne koke femijes dhe te shihni nese hunda rri e bllokuar, sidomos naten, ose oret e para te mengjesit ku ben me ftohte. Ndoshta ky i ftohte sjell edhe taposjen e hundeve. Nese edhe kapelja nuk zgjidh problemin atehere vjen casti, kur duhet te mendojme se femija yne ka alergji.

Bllokimi i hundeve si pasoje e alergjive. Alergjite ndodhin me shpesh sec mund te mendohet, sepse femija mund te jete ne kontakt me polenin, pluhurin, qimet e kafsheve shtepiake etj.

Ne rastin e alergjive duhet gjithnje ti drejtohemi pediatrit te femijes, per te kuptuar shkakun e tyre.

Pediatri ju keshillon analizat e duhura dhe me pas ilacin me te pershtatshem ndaj alergjise se femijes.

Kujdes! Eshte shume e rrezikshme ti japesh femijes nen 3muaj jete ilace, barna ndaj evitoni ti jepni me koken tuaj, pa u keshilluar me pare me nje mjek.

Edhe nese degjoni ne reklama zakonisht, qe nje spray i caktuar mund te jepet pa problem, qe ne ditet e para te jetes, kujtoni se keto lloj ilacesh per alergjite jane te pakeshillueshme derisa femija te kete mbushur 2vjetet e pare te jetes.



Bllokimi i hundes nuk eshte problem vetem per te porsalindurit, por edhe tek te rriturit. Eshte shume e rendesishme te thithen sekrecionet e hundes sepse ne te kundert prej tyre rrjedhin shqetesime te tjera fiziologjike dhe psikologjike: nervozizem, stres, dhimbje koke, dhimbje gjoksi etj.

Urojme qe kjo permbledhje t'ju ndihmoje sa here qe keni nevoje!





Sot me vjen nder mend Edi im 13 muajsh. Ne shtepine e prinderve te mi ime moter eshte duke qeshur e lodruar me te voglin tim, pas nje viti qe s'kishte pare nipin. Pushimet e gushtit jane nje mrekulli per te afermit e mi, sepse gezon gjithe shtepia sidomos kur takohen me niperit dhe me mbesat.

Kjo atmosfere e bukur prishet menjehere nga te thirrurat e panikut te sime motre, qe trembet se Edi perplas buzen pas frigoriferit.... dhe kur femijet s'jane te tute, eshte mese normale te te kape me shume paniku se vete prinderit e femijes. Une me nje qetesi per tu lavderuar e marr me shpejtesi ne krahe dhe i fus buzet ne uje te rrjedhshem, shoh sa e madhe apo e vogel eshte prerja dhe pasi jam qetesuar se hemorragjia nderpritet vetem pas pak sekondash per fat... degjoj ofshama pas shpines sime.... kthehem menjehere dhe shoh time moter te mbytur ne lot dhe pa ze ngasherente.
- Po ti c'ke me?
- Po cfare te kem? E vrava cunin...- me thote mbytuarazi .
- Ah ti je fare, po ja me kaloi, s'ishte gje!- ia kthej duke qeshur.
- Po ti dukesh sikur s'e do fare cunin?- me kthehet.

- Po jo me zemer, por pervec se jam mesuar me aksidente te vogla, me duhet te ruaj qetesine se me lot nuk zgjidh asgje, duhet lare plaga qe te shoh ne eshte shqetesuese apo kalon me mjete shtepiake...
Mund te mjaftoje nje renie e lehte per te siguruar nje prerje apo plagosje e thelle tek femija.


Cfare duhet te bejme menjehere pasi vritet?
Ne rast plagosjesh te lehta eshte e nevojshme te pastrohet mire plaga ne uje te rrjedhshem me sapun nese e shohim te nevojshme.



Cfare te bejme menjehere me pas?
Mund te perdoret nje prodhues antiseptik ( me baze eozine) per te parandaluar infeksionin.


Kur duhet cuar ne ndihmen e shpejte?
Nese plaga eshte e thelle femija duhet cuar ne urgjence, ku ne baze te karakteristikave te carjeve, mjeku do te vleresoje si te nderhyhet. Nese carja eshte lineare, mund te aplikohen "ngjitese" te posacme ose leokoplaste per te afruar me njera-tjetren anet e plages dhe per te favorizuar sherimin e plages. Nese plaga eshte me e thelle dhe/ose e gjere-hapur (ose e me buze te hapura) procedohet me qepjen.


Cfare duhet te mbajme ne shtepi per mjekim?
Nje produkt kundrainfeksion spray, garza dhe leokoplaste. Gjithashtu e rendesishme te mbajme ne nje vend lehtesisht te dukshem ne rast nevoje teseren e vaksinimit, sepse keshtu mund te jemi me te sigurte per vaksinimin e rregullt te femijes kunder tetanozit.


Nëna e re dhe vjehrra
http://bebevogelushe.blogspot.it/2012/10/nena-e-re-dhe-vjehrra.html?m=1

Dy shtatzenat
http://bebevogelushe.blogspot.it/2012/07/dy-shtatzenat.html?m=1





Kujdes në rrjet. "Bëni siç dini vetë"
http://bebevogelushe.blogspot.it/2012/04/bej-si-di-vete-vete-ne-rrjet.html?m=1