Pages

Kalendari i ndërhyrjes së ushqimeve të ngurta. Program ushqimor 4muajsh+

Kalendari i nderhyrjes se ushqimeve te ngurta

Ushqimet e ngurta:Si? Kur? Dhe pse? Kur fillohet me dreken e pare?

Ushqimi me gji rekomandohet fuqishem nga pediatret per 6 muajt e pare te jetes. Periudha me e duhur per te filluar ushqimet e ngurta eshte jo me pare se muaji i 4-t dhe jo me vone se muaji i 6-te.

Pse dreka propozohet e para midis 4 dhe 6 muajve?


Mendohet se qumeshtori para 4 muajve nuk i jane maturuar ende aftesite tretese dhe te pertype ushqime te ngurta. Nga ana tjeter edhe nje ushqim i perbere ekskluzivisht vetem nga qumeshti pertej muajit te 6-te duket se eshte i papershtatshem per te kenaqur nevojat ushqimore te femijes se vogel.

Cili eshte ushqimi me i mire per te filluar?

Mund te fillohet me te dyja shijet:
si te emblat dhe te kripurat. Ka femije qe i pelqejne si te emblat ashtu edhe te kripurat. Por opinioni i pergjithshem eshte te fillohet me ato te kripurat.

4 - 6muajsh:Fillimi i drekezes.

Pergatitja e lengut te perimeve. Zjejme nje patate, nje karrote, nje kungulleshke jeshile dhe nje gjethe selinoje ne nje liter uje.
E leme te zjeje derisa sa te reduktohet lengu deri ne gjysme dhe ti copetoje lehte piruni perimet. Lengu i perimeve i pergatitur ne kete menyre ruhet ne frigorifer per 48 ore.

Drekeza e pare.

250ml leng perimesh. 3luge krem miell orizi, misri, osé tapioke. 1 luge te vogel djathe parmigian. 1 luge e vogel vaj ulliriekstravirgjer. Nje kavanoz omogjenizato ose liofilizat pule, gjeli ose lepuri, ose mish i ziere pule 50 gr i kaluar ne blender. Kremi i orizit eshte mire te zevendesohet nga kremra miellrash te tjere, sepse shtrengon jashteqitjen.

Nuk shtohet kripe.Uji natyral jepet sipas kerkesave te femijes.Pas drekezes duhet dhene nje gjysme frut i fresket i kaluar ne mixer (molle ose dardhe), ose homogjenizat.

Pergatitja e vaktit te zemres. Nje filxhan kos i bardhe i mixuar me ½ molle, ose dardhe, ose banane ne temperature ambienti.

6 - Muajsh

Mund te ofrohen elementet e meposhtem:
Semolin (bollgur) Polenteze (harapashke) Thjerza dhe qiqra (nje grusht lerini per 12 ore ne uje te ftohte; ti zjejme derisa te shperbehen ne leng). Shtojme 2 luge thierza ose qiqra ne krem misri, parmigian (1 luge e vogel) e vaj extravirgjer ulliri (1 luge e vogel) Fasulet Bizelet. Mish vici Spinaq (shume i mire per kapsin) Krem qumeshtor biskotash ose me fruta. Te gjitha perimet me gjethe asnjehere para muajit te gjashte.

7 - Muajsh

Mund te ofrohen keto ushqime:
Leng mishi i bardhe (pule, gjeldeti ose lepuri). Zjejme bashke me perimet nje kofshe pule pasi i kemi hequr lekuren. Djathe Krem Gjize e fresket lope 40 gr

Darkeza

250 ml leng perimesh, me ose pa perime te kaluara ne griresen e perimeve. 3 luge miell krem misri, ose tapioke, orizi semolin (bollgur), Nje luge te vogel vaj ulliri ekstra virgjer. ½ frut i fresket molle, dardhe ose kavanoz homogjenizat molle, dardhe ose banane. Darkeza duhet shtruar rreth ores 19:30 - 20:00. Disa femije preferojne qumeshtin para se te flene.

8 - 9 Muajsh

Ushqimet e ngurta:
Oriz Makaroncin mikro Proshute koto, 20 g (zevendeson mishin) Domate, eleminojme lekuren dhe farat. Purè patatesh Leng mishi vici pa yndyre.

Nga 8-te: Peshku: trofta, salmon, merluci e peshk deti.

Nga Muaji 9-te
Veza, vetem e kuqja! Zihet ne uje ose leng te valuar. Duhet dhene dy here ne jave dhe zevendeson mishin.

Mos e sforconi nese nuk deshiron dhe mos mbani ankth. Provoni serish pa u merakosur.

Mos i ofroni qumeshtin e lopes para mbushjes se vitit te pare te jetes.Veza e plote jepet pas mbushjes se vitit te pare te jetes.Pas vezes se plote mund ti ofrojme akulloren dhe gjithe ushqimet qe permbajne vezen.Frutat e detit, Frutat e kuqe (mirtili, luleshtrydhe, ribes...) dhe lajthi nuk duhen dhene sepse jane alergjizante.Lengjet e frutave jane nje nga shkaset kryesore te mostretjes. Permbajne shume sheqer dhe shume kalorike, si pasoje Mund te shkaktojne kaps Mund te jene me shume vlere lengu i molles, dardhes dhe bananes sepse jane te pasur me potasio. - Evitoni lengjet me gaz.Mos jepni te skuqura, ushqime te gatuara per shume ore, apo shume te kripura a te sheqerosura, apo me ereza.Evitoni sa me shume te jete e mundur konsumin e merendinave dhe embelsirave te konfeksionuara.Nje frut i fresket, Nje kos Nje panine e vogel Nje biskote e kripur Jane shume te mira per vaktee para dhe pasdites.Evitoni kripen dhe sheqerin.Nje program ushqimor dhe jo i pershtatshem ne femijeri do te thote obezitet, diabet, patologji kardiovaskulare te renda




No comments:

Post a Comment