Pages

Program ushqimor Bebe&Vogëlushë për fëmijët 2-3vjeç+




Te rejat ushqimore te ketij viti ne programet e Ides dhe Edit.

Trazovacet tane tashme jane te rritur dhe mami duhet te ndryshoje ushqimin e tyre.

Rendesi e madhe dhe kujdes i vecante kete vit i kushtohet mengjesit.

Asnjehere Pa Mengjes!

Programi ushqimor i kesaj moshe ndahet ne 4vakte ditore.
1. Mengjesi
2. Dreka
3. Darka
4. Zemra.


Kete vit vazhdojne nazet dhe tekat ndaj prinderit e femijeve 2 deri ne 3vjec duhet te kene parasysh qe:
1. Vaktet te jene ne orarin e caktuar
2. Ushqimet nga me te larmishmet
3. Racionet ne pjata duhet te jene ne pershtatshmeri me moshen e vogelusheve.
Kete moshe e trembin shume pjatat e mbushura plot, u shkaktojne probleme, edhe sepse shpesh prinderit priren te harrojne se nje femije i vogel nuk ha dot si nje i rritur.
Sa me shume rriten aq me shume vogelushet tane zhvillojne shijet e tyre ushqimore dhe nese shoqerohen nga nje prind, qe ha (e detyron veten te haje) me gezim fruta e perime, atehere edhe femija do ti haje me qejf ato.
E kunderta ndodh nese prinderit do te hane me qejf embelsirat apo kripesirat, qe gjenden lehte ne treg... edhe femija do ti kerkoje ato me kembengulje.

USHQIMET E REJA:
Mjalti
Gjalpi
Marmellata

Skema e programit ushqimor te ketij viti vjen me nje mengjes te pasur dhe te larmishem.
MENGJESI:
1. Nje tas qumesht + petale dritherash Ose
2. Kos (yogurt i paskremuar) ose me fruta + nje fete buke integrale te lyer mjalte ose marmellateOse
3. Nje gote leng frutash i shtrydhur Ose
4. Pure frutash e fruluar Ose
5. Frut i fresket Ose
6. Kek shtepie ose artixhanal

DREKA DHE DARKA
Thame qe porcionet do jene te vogla ndaj dreken dhe darken e ketij muaji po i permbledhim bashke. Skemat jane shume te thjeshta ndaj printojini dhe vereni ngjitur ne mur ne guzhine, hidhini nje sy dhe vendosni ne baze te asaj qe ju ndodhet.

Nder Pjatat e para mund te zgjidhni:
60 gram Oriz ose
60 gram Makarona

 SALCAT QE DO TE PERGATISIM :
Domate e fresket
Vaj ekstravirgjer ulliri
Gjalpe
Djathe kackavall pa kripe,
grana
parmixhan etj

 Nder Pjatat e dyta (qe duhet te jene shume me te larmishme se pjata e pare) mund te zgjidhni:
Mishin 60-80 gram te llojit
Pule
Lepuri
Gjeldeti
Vici
Kali
Lope
Demi

Qe zgjedhim ta gatuajme me metoden e:
Zjerjes
Gatimit me avull
Ne leng te paket
Ne piaster
Ne furre
Ne flake.

Mishi mund ti serviret femijes i grire me thike ose ne feta te prera shume holle.
PESHKUN:
60-80 gram te llojit
Merluz
Palombo
Gjuhez
Salmon
Trofte Etj.

Peshku mund te jete i ruajtur ne akull ose i fresket. Mund te zgjedhim ta gatuajme ne menyrat:
I zjere ne avull
I pjekur ne furre
I pjekur ne zgare
Ne leter alumini
Ose ne piaster

DJATHRAT DHE NENPRODUKTET E QUMËSHTIT :
Mund te servirim
60 - 70 gram
Gjize e fresket
Kackavall i fresket pa kripe Mozarele
Djathe bebè
Fontine
Djathe i bardhe
Djathe kackavall i bute

SALLAME DHE PROSHUTA
1. Proshute koto
2. ose krudo
3. ose Bresaola 40gram
4. Fruta
5. Perime te zjera ne avull, te pjekura ne furre, te pjekura ne piaster, etj


Trazovacet tane rriten dhe kane nevoje per nje vakt zemre prej kampionesh :)
Jo me pak eshte i rendesishem, pra eshte Zemra
Duhet te jete nje ♡ e plote dhe e shendetshme.

Ja dhe zgjedhjet qe mund te beni per zemer.
1. Akullore (qumeshti ose me fruta)
2. Nje leng i shtrydhur frute
3. Pure frutash
4. Kos shtepie i paskremuar
5. Ose Kos me fruta
6. Ose Qumesht i paskremuar 150-200ml me 3-4 biscotti.

Shmangni:
1. Embelsirat e paketuara
2. Pijet energjike
3. Pijet qe permbajne kafeine ose teine
4. Pijet me gaz
5. Te skuqurat


No comments:

Post a Comment