Reklame

Ushqimet, receta për fëmijë

Ushqime, receta për fëmijë

Follow by Email

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Pershendetje Bebe&Vogëlushë!
Jam ne muajin e 7-te te shtatzanise, por kam nje muaj qe kam venë re se vagina ime nuk me duket normale ka marrë ngjyrë blu te hapur.
Jam shumë e shqetësuar! Ju lutem ne qoftë se ndonje nenë di çfarë eshtë te komentojë!
Vajza ime dy muajshe te cilen e ushqej me qumesht gjiri plus shtesë qumesht pluhur farmacie ka filluar te vjell shumë .
Qan gjithë kohen fle, pak do vetem biberonin ne gojë qe të flejë.
Ju lutem si tja bëj!
Faleminderit!
Ju lutem urgjente!
E kam djalin 13 muajsh
Te dielen, te henen dhe te marten deri ne dreke ka pasur temperature deri ne 38.9 dhe pak diarrea' por dje nuk ka dalë jashtë mire nga urina paaak fare dhe po vazhdon keshtu dhe po grindet e po qan nganjehere.kush ka ndonje info dhe qfare duhet te bej.ju faleminderit.
Pershendetje!
Do doja te me ndihmonit me dicka.
Nisem per jashte vendit dhe dua te shes orendite e shtepise.
E di qe eshte jashte teme, por nese mundeni publikojeni pasi do me ndihmonit shume. Tavoline mesi,
mbajtese tv,
kend ne forme L me dy pupa,
krevat tek me gjithe dyshek
dhe Tv hd plazma 32 polsh.
Te gjitha keto 900 mijë.
Përshëndetje nena!
Desha mendimin tuaj.
I kam dy vajza.
Kam qenë shtatzënë, por kam abortuar.
Nuk më është zhvilluar fëmija, po problemin e kam muajin qe shkoi per shkak abortit.
Kam qenë thuajse nje muaj me cikël.
Jam merak qe ketë muaj ende nuk me ka ardhur cikli.
Testin e kam bërë, negativ po jam ne merak shumë. Faleminderit!
Pershendetje nena!
Ju falenderoj shumë per ndihmen qe keni dhënë gjithmonë .
Unë jam nje zonje, pres te behem nene jam ne muajin e 6-te, por nuk kam mundësi te blej asgje per beben time.
Jam e papunë dhe unë dhe burri im dhe burri po ashtu.
Jetojm me qera.
Ështe veshtirsi te kërkosh, por dua te kem dhe unë dicka per beben time.
Kush nga ju mundet te me ndihmojë me cfare te mundet dhe cfare te këtë!
Ju lutem mos fyeni!
Nuk eshte e lehte te behesh lypëse, por per femijen benke cdo sakrificë.
Ju falenderoj!
Ju lutem anonim!
Pershendetje Bebe & Vogelushe!
Uroj te jeni mirë!
Doja te dija sa te gjatë e sa peshojnë femijet 17muajsh dhe cfarë i jepni femijeve tuaj ne këto ditë te nxehta, se goca ime s'ka uri fare, vetëm qumështin pi ujë dhe kos ose dhallë. per te ngrenë ndonjë gje me zor.
Ju përqaputh! 😘😙
Mirëmbrema nena!
Jeni Zgjidhja e parë qe kemi ne mendje edhe kur s'kemi hall te njejtë me temen.
Ju lutem a dini gje a punon Rauffeissen Bank diten e shtunë.
Pershendetje Nena!
Jam ne shtatzani ne muajn e 5-të edhe sot dola per te blere rroba, po kuptova sa e veshtire eshte te gjesh rroba te pershtatme me trupin tonë.
Mua me pëlqejnë shume fustanet, po tani eshte rritur barku edhe nuk me lejon shumë.
Me jepni nje mendim se cfare rrobash mund te veshi nje grua shtatzane po edhe te dukej bukur!
Ti keni mire bebushat tuaj!


Faleminderit që na keni shkruar dhe ju lëmë linkun ndihmë
Veshje për Premaman
Pershendetje!
Kisha nje pyetje per nenat qe kane lindur ne Shqiperi.
Cfare nevojitet per nenen dhe bebin ne detaj, qe duhet te vendoset ne canten qe do merret ne spital per lindjen?
Faleminderit!


Faleminderit që na keni shkruar dhe ju lëmë linkun ndihmë
Valixhja e maternitetit
Mirembrema nene te dashura te bebe dhe vigelushe!
Une jam nje nene e re kam djalin 7 muajsh?
Mendoj se pas shtatzanise kam kaluar ne depresion, se merzitem shume shpejt, dua te qaj, nuk ngopem dot me fryme dhe me bashkeshortin zihem kot me kot dhe pse e kam shume te mire.
E them gjera qe si mendoj kurre per te dhe kur qetesohem me duket vetja si shtrige.
Ju lutem me sygjeroni nje mjek te mire te konsultohem per kete jetoj ne Tiranë!
Ju faleminderit per kohen tuaj!



B&v pershendetje!
Ju lutem a mund t'ju bej nje pyetje pak jashte temes qe percillni ju, por kam problem dhe do ju ndihesha mirenjohese per nje pergjigje!
Jam 28 vjec, kam si gjendje ankthi dhe dhimbje te tmerrshme pas koke.
A mund te me ndihmoni me emrin e ndonje neurologu te mire ne Tirane?


Përshëndetje!
Mund te me ndihmoje dikush qe jeton ne Gjermani sa kushton te besh lindjen kur je vetem me pasaportë 3 mujore?
(Nëse dëshironi të ndihmoni nënën lini komentet tuaja tek ikona Post a comment. Faleminderit!)
Faleminderit (anonim)!


Ju lutem publikojeni!
Jam shtatzane ne javen e 3-4-t.
Nje dite pata pak sekrecione ngjyre rozë. Mjekja me keshilloi te perdor Utrogestan, 3 here ne dite.
Nuk pata me shqetesim, gjithashtu po perdor dhe acid folik.
Jam e shqetesuar pasi kam dhimje te lehte ne fund te barkut.
A eshte normale?
Ju falenderoj!
Pershendetje B&V!
Kam 40 dite qe kam lindur me operacion.
Kam disa dite qe kam djegie gjate urinimit.
Desha te di cfare mund te perdor duke qene se djalin e kam me gji.
A ka ndikuar fakti se marredhenie kam kryer qe ne javen e 4-t?
Pres pergjigje.
Faleminderit!
Jam shume e shqetesuar pasi vajza ime 13 muajshe doli me lambie.
Ia perserita tre here analizen.
Mjeku thote qe deri ne 2 vjec nuk mund te marrë mjekim.
A ju ka ndodhur juve ndonjehere?
Kam lexuar keto dite ne internet qe perdoren edhe menyra popullore, si uji misri, rrenje shege, fara kungulli, etj. Me jepni nje mendim
Pershendetje nene e dashura!
Ju lutem mund te me thoni a quhet egzemë kjo njollë e vajzes te dora!
Pershendetje nena!
Kam vajzen shtatë muajshe dhe jam berë shumë merak se nuk gugat dmth nuk nxjerr ende asnje ze sikur femijet tjerë auuu, uaaa...pastaj edhe kam lexuar se vec ne moshen e saj duhet edhe nga dy rrokje ti thonë.
Ju lutem me tregoni ju kur femijet e juaj kanë filluar edhe a ka pas dikush rastin si unë!
Pershendetje nena!
Kam djalin 6 muajsh po ma mbyti kolla mbremë gjithë natën.
Ju lutem me thoni ndonje keshillë ne kushte shtepie se kam frikë ti marr antibiotik.
Kujdesem e ruaj si sytë e ballit dhe ja mu semur.
Djali me laget shumë te kraharori me pështymë. Me kanë thenë qe po t'ia pres 1 i fejuar i ndalojnë!!!
Pershendetje!
Desha te ndaj me ju nje pervoje timen...

Qe nga lindja djalin e kisha me infeksion. E me pas nga imuniteti dobet dy here ne muaj behej bronkit. Kolle temperature. Vazhdimisht ishte me antibiotik, dy vjet e ca. Deri ne janar te ketij viti, ku iu paraqit prap infektimi qe e kishte ne lindje, po kesah herre dyfish me I madh. Ate kohe u.mjekua 3jave me antibiotik. Kurse kesaj here zgjodha menyren natyrale. Piu nje jave qumesht dhie dhe dashti Zoti, infektimi ju largua plotesisht. Pa pire antibiotik. Dhe qe atehere nuk semuret. Kohe pas kohe I jap te pije qumesht dhe I ndihmon shume


Cdo te mire!
Pershendetje!
Jam e interesuar per nje kosh makine per femije mbi 15 kg.
Ju lutem a e ndani me grupin se mos ka dikush qe kerkon te shese nje te tille?
Nena ju lutem!
Vajzes 4 vjec i kanë dalë disa pucrra se djersitet vetem pak ne bark, qafë gushë dhe shpine.
Nuk i kruhen, as se bezdisin janë si lekurë e thate e kuqe.
Nuk ka ngrene asgje te re vec atyre qe ha gjithmonë.
Ja leva me nisheshte sepse me pudër kam frikë se thonë jane te demshme.
Kam puder Chicco dhe felce ne shtepi, po sme pelqejne.
Asnje zgjidhje.
Ka 3 ditë me ta as nuk shtohen, as nuk krijojne probleme.
S'i kam nderruar asgjë. Shampo Chicco qe perdor gjthmonë dhe krem Nivea baby per trup.
Jam ne merak deri te Henen qe ta coj tek dermatologia.
Nena thotë qe i ka nga djersa po nuk e di.
Sot ja lyeva me neutrokortizonik.
Nuk e di a po i ben zgjidhje!
Ju lutem nje pergjigje!
Pershendetje!
Dua nje mendim nga ju nena
Se shpejti do behem kumbara (nuna) e nje vajze te vogel
Do I pres floket e para
Dhe nuk e di cfare dhurate i blihet femijes ate dite?
(Jemi muslimanë)
Ku flm shume
Mirëdita nena!
Ju lutem kush nga ju ka info se si mund te perdoret Aloe vera, sepse kam kaq shuuume.
A perdoret te femijet 14 muajsh dhe si mund ta perdor. Faleminderit kalofshi bukur!
Pershendetje nena!
Mbrem kur i hoqa Pampersin bebit tim 9 muajsh vura re te vendi ku ishte bibilushi ishte me ngjyre portokalli, po ashtu dhe sot ishte ne ngjyre rozë, jo e gjithe pelena vetem pak.
Cfare mund te jete ju lutem?
Mirëdita nena!
Doja nje mendim o nje sugjerim nqs ju mund te dini dicka me tepër.
Une kam djalin 14 muajsh dhe peshon 9 kg --80 cm i gjatë.
Kam nje muaj qe po cmendem, se nuk po me ha fare.
E pata dhe nja 10 ditë me 39.6 temperature dhe eshtë dobesuar akoma me tepër.
I kam marre multivitaminë (vita globin) po asgje nuk për misionet.
Vezen e do te gjallë se po tja per punoj ma vjell nuk e ha.
Kështu si femijë eshtë i shkathet, i lëvizur, por akoma nuk eshtë ngritur ne këmbë.
Rri mallkoj veten se them nuk po jam e zonja ta ushqej mirë.
Do ju falenderoja nqs do me ndihmonit se si mund te veproj ti kthej oreksin. E nderroja nje femijë te shendoshë si pufte, po ja qe ky poci im është i dobet si karkaleca.
Gjithe te mirat dhe nje verë te mbarë e te bukur!
Pershendetje!
Ju lutem a mund te me tregoni si ti heq 5 kg,  se po me bejne te ndihem keq.
Faleminderit!
Shitet krevat me dyshek të ri.
Cmimi i krevatit 200 te vjetra
Mirëmbrema nena, se nuk na u ndan hallet!
Unë kam nje djalë 14 muajsh, mirë po nuk po shijoj sa duhet rritjen e tim biri.
Nga te 4 anet nderhyrje, rrite kshu, laje kshu, vishe kshu , bebelinen ktu e aty.. Po plas sa shpirti im e di.
Ime vjehrrës ja jep vezen te gjallë.
Te dashura nena mirembrema!
Jam 35 vjeç dhe kam nje vajze e nje djale! Im shoq eshte italian dhe jetojme ne Itali.
Per femijet deri para pak kohesh kisha nje babysitter qe kujdesej per ta. Them kisha sepse nuk e marrim me, pasi mesueset na thane se vajza kishte shkruar ne hartim se babysitteri e gjuante dhe e denonte me nje kembe, kur nuk sillej mire. Vajza ime eshte 7vjec.
Mirëmbrema nena!
Doja t'ju pyesja juve nenave qe keni djem, se si veproni.
Unë kam djalin 14 muajsh dhe doja nje mendim nga ju. A ja hapni ju bibilushin kur i beni banjë?
Pershendetje nena!
Çfarë ushqimesh i jepnit ju bebave tuaj 4 muajsh.
E kam me qumesht formulë dhe pediatra me rekomandoi t'i filloj ushqim.


Faleminderit që na keni shkruar. Për të marrë më shumë informacion për ushqimin e kësaj moshe klikoni në linkun e mëposhtëm

Kalendari i ndërhyrjes së ushqimeve të ngurta
Pershendetje!
Kam nje problem me vajzën time 2 muajshe.
Po ben gati 1 muaj qe vuan nga mosdalja jashte sikur dhe nje jave ta lesh ajo nuk del.
E vetmja menyre eshte microclima.
Pershendetje nena të palodhura!
Doja një mendim nga ju e kam djalin dy vjeç.
Faleminderit shumë.
E lexova dhe linkun që kishe publikuar atje.
Dhe unë e pata të gjithë nga tensioni i lartë.
Diten që më shtruan kisha tensionin 18 dhe femija me vdiq brenda meje.
Pershendetje!
Ju lutem mund te me ndihmoni me nje emer edukatorje qe te ketë mbaruar shkollen per edukatore dhe te ketë eksperiencë perpesi ka gjuha anglisht?
Faleminderit!
Pershendetje!
O nena ju lutem shumë me ndihmoni me ndonje këshillë, sepse jam shumë ne merak.
Bebi im ka lindur 3 kg e 60 gr dhe per nje javë bebi kishte humbur peshë kishte renë ne 2,900 tash bebi im ka 2 muaj e 2 javë dhe para nje jave e mata kishe bere 5 kg e 20graduale.
Pershendetje nena!
Jam ne muajin e 5-të te shtatzanisë, po me ka kapur nje kollë shumë e keqe.
Mora nje shurup bimor e piva nja dy dite dhe asgjë s'me bëri.
Pershendetje nena!
Doja te pyesja dicka qe jam bere si e shushatur nga jeta se çfarë dëgjojmë.
Kam frikë per te ardhmen per cdo gje, vajza si do me rritet, si do behet po kryesorja eshtë mendoj shendetin o Zot se kam frikë nga te papriturat,
Pershendetje!
Jam ne pritje te nje bebi djalë!
Kush nga ju nena di kuptimin e emrit Rajli???
Kam degjuar qe ne Kuran i thone i ndritur.
Faleminderit! 😀 Anonim
Pershendetje!
Kam 7 muaj qe tentoj per shtatzani muajin e parë bera nje kontroll dhe dola mirë. Kisha pak infeksion dhe doktoresha me dha Acticand 30.
Per 4 dite nisa dhe acidin folik. Vezoret i kisha shume mire, nga ana e majte kisha vezë te pjekur.
Pershendetje!
Vajza ime 8 muajshe vuan nga dermatiti atopic.
Ka pasur ne fytyre dhe ne te gjithe pjesen e kembeve. Pas vizitave tek dermatologia kam perdorur kremrat per lekure atopike (mustela/topicrem etj) dhe
Pershendetje bebe dhe vogelushe!
Desha tju bej nje pyetje ne lidhje me ushqimin e bebit. A ndikon fillimi i ushqimit ne dhimbjet e barku te bebet ose me saktë i qeteson apo i perkeqeson?
Ju lutem me tregoni nese i keni filluar ushqim bebit pasi kalojne 3 muaj.
Faleminderit nenave dhe ju qe do ta publikoni!
Pershendetje nena!
Vajza ime eshte dy vjec dhe peshon 12.200 😔
Si thoni a eshte mire? Eshte e gjatë 95 cm?
Pershendetje bebe & vogelushe!
Kam nje shqetesim dhe desha ta ndaj me ju qe te marr dhe mendimet e nenave.
Unë kam dy femijë, nje djalë 3 vjec dhe nje vajze 4 muajshe.
Ua kam bere vaksinat ashtu sic duhet.
Anonim sigurisht :) Pershendetje!
Me duhet ndihma juaj.
Nje nene e dy femijeve (mikesha ime) ka nje problem me djalin e saj 3 vjecar, ështe diagnostikuar me Leucemi dhe shpresa i kane thene mund te kesh vetem ne Itali.
Kam degjuar per zonen e Barit, padre Pio ne mos gaboj, por di qe aty eshte shume shtrenjte dhe qe ka disa filantrope qe mund te ndihmojne.
Mirëmbrëma!
Une desha te pyes, e kam vajzen 14 muaj nesër bën.
E kam pasur të semure me temperature 3 ditë e sot. Ne mengjes kur u zgjova e pashë se ishte mbushur vetem te qafa e pak nëper trup
Pershendetje stafi!
Përshëndetje dhe ju nena e ju bebushat!
Doja të beja nje pyetje dhe pse jam jashtë temë.
Para 9 muajsh pata lindje të parakohshme 7 muajshe të vogëlushes time e cila lindi pa jetë.
Dhe pyetja ime eshtë kjo.
Kam djalin 8 muajsh!
Doja te dija a eshte e rekomandueshme rrethorja qe vihet djali per ta ndihmuar te ece?
Ju lutem me informoni kush ka dijeni. Faleminderit!


Vajza ime eshtë dy muajshe edhe i jap qumesh gjiri pak herë per arsye se s'kam shumë dhe kam qenë sëmure me ilace.
Vajzes i kam dhenë qumesht lope, ja kam shtuar edhe pak me uje.
Jam e interesuar per nje kosh per femijet qe lihet aty e sdel jashtë.
Kush me ndihmon me nje cmim te arsyeshëm?
Faleminderit!


Ju lutem publikojeni!
Pershendetje nena te dashura!
Jam shtatzënë.
I kalova ditet e mia dhe bebi nuk po rrotullohet me koke poshte.
As dhimbje nuk kam pasur.
Pershendetje Bebe&Vogëlushë!
Mund te me ndihmoni per emer vajze me kuptim ju lutem?




Pershendetje
Kam vajzen 22 muajsh dhe nuk flet vetem 4-5 fjalë, e cova ne cerdhe, nuk shkeputej nga unë, por edukatorja me tha ti bej nje kontroll vajzes se mos e kam autike.
Pershendetje Nena!
Ju lutem, me shkruani cfare mendoni rreth qumështit shtesë per femijen 3 muajsh.
Theksoj se deri me tani e kam ushqyer me qumësht gjiri, por nuk po i mjafton dhe me qan andaj e kisha sot te pediatri me shenoi kete qumësht Hipp Organic .
Pershendetje bebe & vogelushe!
Para disa ditesh pata nje abort spontan.
Isha diku tek java e 5-6-te .
Të flas për abortin spontan per mua nuk eshte e thjeshte! Kjo faqe dhe ky sit jane hapur ne kujtim te nje filizi qe nuk celi kurre, e veshtire ta kthesh ne vlere nje humbje, por cdokush prej nesh duhet ece me shprehjen ''ka njerez qe dhe humbja i pasuron''. Te pakten une mendoj (nuk mendoja keshtu me pare), se nje grua para dhimbjes se nje aborti nuk duhet ne asnje menyre te mbyllet ne vete. Gabimi me i madh qe mund te beje eshte te ndihet fajtore dhe te mendoje, se nuk ishte e zonja ta mbante kete femije ne bark, ta linde, ti jape jete, ta rrise.
Pershendetje!
Une e kam 2 javesh edhe e laj çdo darkë,
por dikush me tha qe nuk ben rehat me e la ne darke, duhet me lare ne mengjes.
Pershendetje mama!
Kur keni filluar ti nxirrni bebat shetitje?
(Nëse dëshironi të ndihmoni nënën lini komentet tuaja tek ikona Post a comment. Faleminderit!)
E kam gocen 5 javeshe, a eshte koha e duhur per te dale?
Pershendetje!
Kam nevoje per ndonje mendim tuajin!
Kam vajzen 3 vjec dhe javen e kaluar ishte me temperature qe nuk i kalonte 37 e gjysem.
Kapni hunden me dore o gra, po ne kemi dy dite, qe po e bejme ne banje si kaken, si pipin!
Me duket se shpetuaaaaam!
Me ne fund pak drite ne fund te tunelit te kursimeve

Përshendetje B&V!
Kam 2 ditë qe po mundohem ti heq panen vajzes sime 2 vjec e gjysem, po has shumë probleme, per faktin se ajo ka marrë frike dhe nuk urinoi dje fare gjithe diten dhe ne mengjes kur u ngrit e kishte panen te thate, megjithese piu shumë lengje.
Nena te dashura, kam nevoje per ndihmen e keshillat tuaja se më duket se po dështoj si nënë.
Problemi qendron me vajzen: ka ndryshuar aq shume ne sjellje sa nuk po e njoh me.
Eshte bere nevrike, vetem me kundershton, acarohet per gjene me te vogel e kur i them jo per ndonje gje, me thote "ti me thua vetem jo per cdo gje". Ka filluar te genjeje e te sajoje, ne disa raste thjesht per te terhequr vemendjen.
Pershendetje  nena!
Jam 3 muajshe shtatzenë, po sot sikur kam dhimbje te lehta barku,  jo te shpeshta, por tani me ka kapur keq sikur me mberthen dicka ne stomak.
Nk arrij ta kuptoj dot.
Pershendetje!
Doja te pyesja nese ka mundesi te ngelesh shtatzane nese kryen marrdhenie diten e fundit te periodave. Jam e shqetesuar pasi s'jam ende gati per nje shtatzani te dyte.
Faleminderit!


Nena do doja nje mendim nga ju!
Kam vajzen 2 vjece gjysmë, flet pak, ti perserit ato qe i thua, por nuk mi lidh fjalët.
Tani ka filluar për shembull Ku iku babi? Ku makine babi?
Vete ne guzhinë, thotë ndize per driten.
Desha te postoj një problem!
Kam djalin 3vjet e gjysmë. Ai tash u operua prej zorres së trashë.
Ky lloj operacioni po quhet megakolla


Pershendetje nena!
Si jeni...?
Arsyeja pse ju shkruaj eshte se dua te kerkoj ndihme per kunaten time. Eshte vetem 27 vjece dhe po perballet e vetme me jetën, pasi kunati im u nda nga jeta para 1 viti e gjysem dhe i la dy femije nje djale qe sot eshte 3 vjec dhe nje vajze qe sot eshte 6 muajshe.
Eshte ne gjendje shume te veshtire ekonomike dhe dita dites po perkeqesohet me shume pasi eshte pa pune dhe pensioni qe i kane lidhur pas vdekjes se burrit eshte shume i vogel. Une te gjithe rrobat e djalit qe s'i bejne ja jap vajzes së saj ndersa per djalin nuk ka mundesi ti blejë asgje.
Pershendetje mama te dashura!
Doja te merrja nje mendim nga ju se si è organizoni diten me femijet tuaj ne shtepi,sidomos ato qe i kane femijet 2 vjec.. (p.s flas per ato nena qe jane shtepijake)
Sa ore i lini duke pare TV?
Faleminderit nese do me jepnit mendimet tuaja!


Ja orari ditor që vëmë në jetë në Bebe&Vogëlushë. Program i ngjashëm me çerdhen, kopshtin.... Faleminderit që na keni shkruar. Jeni sërish e mirëpritur!

Orar ditor në Bebe&Vogëlushë




Pershendetje!
Kam bere kete test evolimi, por ka dalë i zbehte.
Mund te quhet apo jo, se po tentoj per nje shtatzani,  po me duket se nuk evoloj?Faleminderit!


Kapsi është ulja e aktivitetit funksional të aparatit tretës, që ngadalëson kalimin e feçeve.

Nuk duhet të ngacmojmë byçin.

Shenjat e kapsit janë: dhimbje barku shumë të forta, barku i fryrë dhe i tendosur.

Të mësojmë të parandalojmë kapsin.
Ta marrim lehtë dhe me qetësi shkarkimin e fëmijës, sidomos nëse është në fazën e uturakut.
Të përpiqemi të butësojmë feçet duke i dhënë sa më shumë ujë natyral mineral. Të përdorim klisteret dhe lasativët por vetëm me rekomandimet e mjekut pediatër.




Nena si jeni?
Unë kam nje problem me vajzen 3 vjec.
Refuzon te dalë jashtë (te bejë kaken)
Del 1 herë ne javë.


Une i adhuroj femijet e mi! Jap frymen time per ta, po kush nene nuk e ben kete??!
Sakrifikoj per ta, u plotesoj te domosdoshmet, te nevojshmet, madje dhe kenaqesit dhe deshirat.
Çdo prind mundohet per kete ne fakt!
Dita ime nise me ta dhe perfundon po me ta.
Pershendetje 😊!
Kam vajzen qe per pak dite ben 3vjeç.
Gjate ketyre muajve kaloj disa semundje si bajamet dhe tani vone u semure me temperature te vjella dhe bark.
E kisha nje jave te shtruar ne spital.
Pershendetje!
Shpresoj se jeni mirë! Desh ta te ndaj me ju nje shqetesim qe kam.
E kam vajzen 2 vjet e 8 muaj, kurse djalin 1 vit e 3 muaj, po tremben shume ne gjumë, aq shumë sa nganjëherë kam frikë ti marr ne dorë,
Ju lutem më ndihmoni!
I hoqa gjirin vajzes, po kam temperaturë.
Ka 2 ditë sot.


Sigurisht qe ta shpifin!
Por edhe femijet me te superdizinfektuar mund tu shfaqen perpara aventurat me parazitet.  Ja disa nga masat qe duhet te marrim:

Krimbat osiure

Si zbulohen:Me sy te lire. Jane te bardhe, te rrumbullaket, te gjate 1cm. Dyshohet se sjellin kruajtje byci.
Testi i ngjiteses (Skotchit) aplikohet naten dhe dergohet ne laboratorin e analizave.

Terapia
Kontrollet e Bilanceve të Shëndetit.

Vështirësia më e madhe me to është fakti, që bilancet rrallohen me rritjen e bebit, ndaj për ti ardhur në ndihmë Bebevogëlusheve tona, le të shkruajmë në ditarin tonë kohën, kur vizitohet fëmija tek pediatri dhe çfarë analizash kryhen për çdo moshë. Sot u kujtojmë nënave të forumit tonë çfarë kontrollesh kryen pediatri në takimin e parë pas lindjes së foshnjës.

Hundet bllokohen pothuajse gjithmone nga nje sasi myku, nje lende qe prodhohet per mbrojtje.
Per fat te keq eshte pothuaj e pamundur, qe nje femije shume i vogel ti shfryje hundet vete, keshtu myku mblidhet ne flegrat e hundes.
Gjithashtu hundet mund te duken te zena, edhe pse jane te pastra, sepse mund te jene te ngushta kanalet qe bashkojne hunden me gojen.
Kjo dukuri zgjidhet vetvetiu me rritjen, frymemarrja mund te behet e zhurmshme, sepse ajri bllokohet nga kalimi i tij nga hunda ne bronke.
Sot Bebevogëlushë trajton një temë shumë të rëndësishme: të ndërpresim gjivaktin pa plagosur gjirin dhe pa "tronditur" bebin.
Kur vendosim të heqim gjirin duhet të vendosim në radhë të parë "me miratimin" e tij dhe pak e nga pak, pa i provokuar bebit shqetësime.

Vendimi i parë që duhet të marrim është ndryshimi i programit ushqimor, pra jo i njëjtë me atë program që përdornim gjatë periudhës së gjivaktimit, kështu, në këtë mënyrë nis rruga e vështirë e ndarjes nga Cici i mamit.
Po afrohet ora e gjumit dhe mami përgatitet shpirtërisht për të përpjetën e fundit të kësaj të djele. I latë dhëmbët?.... këmbët? Shpejt gjumë! Marr të voglën, e vë në krevat të vogël, turrem të tërheq edhe të madhin që ka një javë që pret filmin ''Moxart'' pjesa e dytë. Sapo i mbush mendjen me të mirë çunit, e vogla ka ''shpërthyer'' hekurat e krevat-burgut dhe një Zot e di qysh më shpëtoi pa parë që ishte shtrirë me të atin, sa vë njërën në krevat, tjetri më ka rrëshqit me vrap dhe do shof Mooooxartin, se do më pysi zysha muzikës nesër (la prof) nesër.... shpejt në krevat se do lexojmë Kësulëkuqen me mamin.

Poooo Kësulëkuqen - thërret i madhi, pooooo kushikuqen, kushikuqen - përsërit e vogla. Shtrihemi! Sapo nis mami përrallën... mamiii do laj vamët (dhëmbët). Sa i lave mos më mërzit! Shssssh dëgjo përrallën... edhe Kësulëkuqja... do puf babin... shko puthe hë, kthehu shpejt! Kthehet vonë, nejse, dhe mami i tha mos fol me të panjohurit... iiiii kaka mami! Tani sa e bëre, përnatë një muhabet ke ti! Kakaaaaaa mamiii! Çoje thashë me vete, se mos e ka me vërte dhe ta bën këtu në krevat pellgun e shoqëroj, kthehemi në krevat....
Kater keshilla lehtësimi për Otitin.
Shkaqet e dhimbjeve të veshit mund të jenë ndotja nga përbërjet toksike, viruset në kopësht apo çerdhe, ose që sjellin vëllezërit dhe motrat me te rritur, qe andej prekja nga bakteret, e përkeqson situatën dhe irritimi i mukozave të hundës të sulmuara dhe favorizon rritjen e bakterieve në vesh.

Ne duhet të kushtojmë vëmendje në këtë rast netëve, kur femija papritur nuk ndihet mire.

Pershendetje Bebe&Vogëlushë!
Jam nje nene e re.
Kam djalin 2 muajsh e 2 javesh dhe e mundojne shume gazrat.
Nuk rehatohet as ditën, as naten.
Ne peshe ka shtuar normalisht, por qan shume, grindet, sado qe ia mbaj kembet afer barkut per t'u cliruar.
Dallge te medha keto Zeno vellai! . Momenti i ajrit ne bark i merr te keqen bebit tone  pra nuk sjell pasoja per shendetin e tyre, por ne prinderit e rinj nuk do ti harrojme sa te kemi jete ato te qara, qe na benin te dorezohemi duke qare edhe ne vete, pas femijes sone! Nje ne tre femije i vuan kolikat.

Shpesh mendohet se shkaqet kryesore te kolikusit jane ushqimi, qe konsumojne ne nenat dhe shqetesimet e organeve te tretjes, qe akoma nuk jane zhvilluar ashtu si duhet, por mesa duket u kemi rene ne qafe kot mamave sepse shkaku i ajrit ne bark tek te porsalindurit eshte stresi dhe lodhja e dites, qe japin dhimbjet foshnjore te kokes.
Përshëndetje nena te dashura!
Dju pyes per dicka ne lidhje me motrën.
Eshtë 27 vjece u benë gati 2 javë e gjysmë.
 E cuam te ambulanca e lagjes doktori i dha serish mjekime dhe i dha rekomandim per te berë eko dhe sond te stomakut.bark. Kur u vizitua ne fillim i thanë viroze, plus mori dhe mjekime, por nuk pati permiresime ajo sa ha ushqim direkt del bark, plus këto dy dite pati dhe temperature.
Pershendetje!
Jam nje nene kam djalin 6 muajsh dhe mi ikin te dy sytë shtrembër.
Kam nevojë per mendimin e nenave qe kanë kaluar ne te njejten situatë si kjo e imja.
Ju lutem!


Kam nevojë ne menyrë urgjente per ndihmen tuaj.
Kam 2 javë qe kam lindur vajzen dhe cdo gje deri tani po shkonte mirë.
E kam pasur me gji dhe kam pasur gji mjaftushem sa dhe i tepronte, por kam qe dje qe sa po vjen dhe gjiri po me largohet dhe po pakësohet.
Pershendetje!
Kam cunin 1 vit dhe e kam me gji.
Me zgjohet shumë shpesh naten.
Jam ne dilemë, se te gjithë me thonë t'ja heq gjirin tani para se te shkojmë ne Shqiperi.

Mirëdita!
Kam hyre ne muajin e 8-te.
Deri tani kam qene mire, po here pas here kam si kontraktime me kam ne mes te barkut disa sekonda.
Kjo ka filluar muajin e shtatë, mirëpo bebi me leviz shumë po shumë.
Jam një nene e nje djali 3vjec e gjysem. Ai sapo gjen momentin i heq te gjitha, me rroba, me corape, me brekat...
Theksoj se në shtepi nuk e hap shume ngrohjen dhe nuk e vesh rende.
Edhe vjehrra nuk e di a ndikon per keq, por qesh dhe i thotë te vdes une per bilushin tat te bukur.
Te dashura nena!
Jam nëna e nje djali 3vjec. Une dhe babai i tij jemi te ndare dhe nuk besoj se do te kthehemi me bashke.
Keto dite ai me pyet shpesh pse ne dhe babi nuk jetojme bashke ne nje shtepi.
Nuk kam arritur t'i them te verteten se mendoj se eshte shume i vogël per te kuptuar se babi dhe mami nuk e duan me njeri tjetrin dhe ne te vertete as qe ia kam idene si t'i pergjigjem, por nuk dua as ta zhgënjej!
Si mund t'i pergjigjem që mos "ta vras" ne shpirt. Faleminderit per mendimet qe do me jepni!




Pershendetje!
Bera nje ekografi dhe aty me doli çdo gje ne rregull sipas dhe gjinekologut. Tani jam duke tentuar per nje shtatzani dhe jam duke matur temperaturen vaginale, por me duket se nuk po ovuloj.
Ciklin kete muaj e kisha 37 dite kur e kam matur disa muaj me perpara kisha evolim.
Jam ne merak te madh sa te vete te bej nje vizitë tjeter.
Si mendoni ju nena nga eksperiencat tuaja dhe nqs nuk kam evolim ose e kam te çrregullt mund te kem femije?
Faleminderit (anonim te lutem).


Për tju ndihmuar sadopak lëmë për ju këtë link informues

Kërkoni një fëmijë prej shumë kohësh tashmë? Ja disa këshilla


Pershendetje B&V!
Une jam nje mami qe kam dy femijë.
Ne profesion jam parrukiere dhe do u sugjeroja disa nenave qe kanë thonj me xhel te mos i mbanin ato kur i kanë femijet te pakten pa berë 2vjec, ose te perdorin doreza dhe ne pastrimin e shtëpisë, por edhe ne gatim.
Ato nuk janë fare higjenike, gjithashtu demtojnë edhe thoin ne maximum.



Pershendetje administratorë!
Ju lutem nenave te me kthejne pergjigje si ua kane marre ujin e holle vajzave per analize, se e kam gocen 22muajshe dhe u torturova.
Sja marr dot, ato qeset e farmacise per mua nuk bejne nje lek...
Ju lutem me thoni ndonje metode qe ju ka funksionuar, se plasa dhe me duhet patjeter.
Faleminderit!
Gjithe te mirat!


Faleminderit për kohën dhe besimin tuaj. Shpresojmë t'ju vijmë në ndihmë sadopak me ...

Video tutor për të marrë si duhet kampionët e urinës te fëmijët 





Pershendetje Nena te dashura!
Uroj ti keni me shendet bebushat.
Percjell cdo shkrese ne kete faqe e i lexoj me kujdes.
Tani pasi qe jam nene e re, kam vajzen 3 muajshe.
Mendoj se nuk i mjafton qumështi gjirit.
A mund te filloj me ndonjë ushqim shtesë nga pak "me cfar lloji"?! Faleminderit!


Pershendetje :)
A mund ti pyesesh nenat cfare mendojne per dergimin ne cerdhe te femijes.
Dua ta dergoj te voglen time sa te mbushi 1 vjec, pasi dua te studioj ne vazhdimësi.
Nuk jetoj ne Shqiperi.
Si mendojnë?
Cfare eksperiencash kanë? Perqafime!


Mirembrema te gjithave!
Jam 26 vjec dhe jam martuar ketu e 5 vjet me pare.
Prej disa muajsh tashme kam probleme seksuale me tim shoq. Kemi folur shumé per kete gje, por nuk kemi mundur te zgjidhim asgje.
Gjej cdo justifikim per ta refuzuar.
Me pelqen shume casti kur me ledhaton apo puth, por kur ai me jepet, une bllokohem dhe terhiqem. Heren e fundit, qe tentuam ai e mori, per keq dhe e ndjeu, se une nuk e deshiroja fare.
Pershendetje B&V!
Jam ne javen e 5-te te shtatzanise.
Vajta tek gjinekologu, i thashe nuk kam oreks, me dha ca vitamina.
Ju lutem me thoni cfare mund te ha, se nuk kam oreks fare!




Pershendetje Elda dhe ju nena te palodhshme!
Gjthmone jepni mendimet tuaj!
Ju vleresoj shume!
Ajo cka dua te di un eshte se gjithmone pasi ha ushqim, apo cfaredo kam gromesitje te shumta, nuk e kuptoj pse me ndodh kjo gje, se me bezdis jashte mase.
Kam turp te ha buke me pjestaret e familjes, se nuk e shmang dot.
Me falni qe u zgjata.!
Jam 3muajshe shtatzane.
Ju cfare mendim me jepni?
Faleminderit!


Pershendetje!
Doja te pyesja mamat se ne cilin muaj te shtatzanise merret flour per mosprishjen e dhembeve dhe a jane kokrra apo si, sepse kam degjuar qe ka dhe shurup!
Faleminderit!




Pershendetje!
Komplimente per faqen, na ndihmoni shume me mendimet tuaja...
Edhe une doja tu pyesja per dicka.
Jam shtatzene per here te pare dhe nuk di cfare me duhet te bej.
Jam dy muajshe kam degjuar, se behen vaksina apo merren vitamina..
Ju lutem me ktheni pergjigje, se jetoj ne fshat e nuk kam shume mundesira!
Faleminderit!



Pershendetje B&V!
Cilat ushqime duhen konsumuar gjate shtatzanise dhe cilat jo?
Me ndihmoni se jam e re!
Faleminderit!




Të dashura nena B&V!
Po ju besoj dicka që nuk ia kam thënë askujt në jetën time. Kur isha në gjimnaz shoqet më shanin se isha shumë e shëndoshë dhe asnjë nuk shoqërohej me mua. Që në ato vite filloi dhe kalvari im i dietave.
Mu fiksua që duhej të dobesohesha me çdo kusht. Çdo diete qe degjoja apo lexoja e beja. Rashe shume nga pesha.
Kam vuajtur nga anoreksia në adoleshencë dhe
Pershendetje nena te dashura!
Jam ne javen e13-te te shtatzanise.
Bera eko sot, me thane goce, me thene te drejten u stepa pak, po e kalova.
Puna eshte si do ja them burrit se kam dy goca te tjera dhe te gjithe me shohin thone e ke pare, une them jo.
Kam hall do me merzitet burri.
Me tregoni si t'ja tregoj.
A i ka ndodhur ndonjeres priste cun e beri goce ose e kundërta?
Faleminderit!


Ekoja morfologjike zgjat zakonisht nga 30 min-1ore, cilesore apo jo kjo varet nga mjeku, qe keni zgjedhur! Ka mjeke si psh me femijen tim te dyte, qe kishte durim dhe me shpjegoi gjithcka me xhentilese e me durim.
Ka edhe nga ata, qe te thone gjerat themelore, i bien shkurt dhe sakte, pa krijuar atmosfere familiare-me prinderit e bebes.
Ndersa per pyetjen e dyte une e di, qe jo! Nuk e bejne te gjitha nenat, vetem ato qe keshillohen nga mjeku!


Pershendetje!
Une jam ne javen e 20-te shtatzanise.
Ne javen e 21-22 me ka thene gjinekologia, per te bere ekon morfologjike!
Doja tju pyesja sa minuta zgjat zakonisht eko morfologjike dhe te gjitha nenat e bejne ate analizen, qe merret leng nga barku nenes?! Gjithe te mirat!


Faleminderit që na keni shkruar dhe ju lëmë linkun ndihmë

Dicka mbi Ekografinë morfologjike




Pershendetje!
Ju lutem anonim!
Jam nje goce, jetoj ne Gjermani.
Une kam pasur dy aborte, njeri 7 jave, i ka vdekur ne bark, e tjetrin 6 javëshe, i kane ardhur mestracionet, tani mi kane marre analizat, po jam shume brengosur se analizat mi kane marre per Kromozom.
Të flas për abortin spontan per mua nuk eshte e thjeshte! Kjo faqe dhe ky sit jane hapur ne kujtim te nje filizi qe nuk celi kurre, e veshtire ta kthesh ne vlere nje humbje, por cdokush prej nesh duhet ece me shprehjen ''ka njerez qe dhe humbja i pasuron''. Te pakten une mendoj (nuk mendoja keshtu me pare), se nje grua para dhimbjes se nje aborti nuk duhet ne asnje menyre te mbyllet ne vete. Gabimi me i madh qe mund te beje eshte te ndihet fajtore dhe te mendoje, se nuk ishte e zonja ta mbante kete femije ne bark, ta linde, ti jape jete, ta rrise.

Siç do te shohim me poshte nuk eshte faji i gruas dhe kjo gje ndodh me shpesh sec mund te mendohet, madje tek shume nga ne nje abort spontan merret si nje cikel mestrual i rradhes, i parregullt dhe i vonuar.

Nga pervoja ime si nene ju keshilloj fuqimisht grave qe pesojne abort spontan pas lindjes se femijes se pare, te mos njoftojne vogelushet e tyre qe ne muajt e pare te shtatzanise, se po vjen nje moter apo vella me i vogel. Ndryshe nese ndodh nje abort, pervec se do te ndihen te renduara psikologjikisht, do tu duhet tu shpjegojne femijeve te tyre pse u largua motra ose vellai me i vogel dhe me besoni edhe pse femijet jane bere prej ''plastike'' jane sfungjere qe thithin cfaredo trishtimi a gezimi, qe kalon prindi ne periudha te veshtira te jetes se tij. Nese doni nje alibi sesi tu pergjigjeni ne menyre sa me te vertete, por njekohesisht delikate femijeve qe e kane marre vesh shtatzanine e nenes se tyre, mund ti thoni: bebat keshtu e kane, vijne, ikin, vijne prape, nuk i gjeti rrobat e veta gati dhe iku, nuk i pelqeu te rrinte mbyllur ke barku i mamit, apo muzika me ze te larte e komshinjve siper dhe zhurma e tafteve te tyre rrap-dram rrap-dram :) pra e kthejme situaten nga te veshtire ne nje loje, ku sforcohemi per te mos merzitur femijet tane nga humbja e nje dhimbjeje, qe nuk dinim ta fshihnim ne kohe.



Periudha me rrezikshmeri me te larte aborti spontan eshte java e 12-te, ndersa perqindja, qe nje embrion te shuhet, arrin 15% te rasteve. Ne kete perqindje numerohen dhe rastet kur gruaja as qe e ve re, se eshte ne akt nje abort spontan, por kujton se erdhi cikli mestrual me vonese dhe parregullsi.



Aborti spontan eshte nderprerja spontane (vetvetiu) e shtatzanise kur ndodh jo me larg se muaji i 6-te. Javet kur ndodh me shpesh nje abort spontan mund te jene javet 12-13.

Shkaqet me te shpeshta te abortit spontan gjate muajit te 3-te mund te jene:

anomali gjenetike e kromosomike te fetusit, qe nuk e lejojne te zhvillohet normalisht

patologji te nenes si psh diabeti, ipertensioni arterioz, alterime imunitare.



Ndersa ne tremuajshin e dyte te shtatzanise shkaqet kryesore te abortit jane teresisht te ndryshme.

Paaftesi te mitres per te cuar deri ne fund te shtatzanise

zgjerim i parakohshem i qafes se mitres

infeksionet aparatit gjenital qe shkaktojne ''krisjen'' e xhepit amniotik

prirja e muskujve te mitres per tu kontraktuar para kohe



Ps sa kohesh duhet te riprovojme per nje shtatzani tjeter pas nje aborti spontan?

Keshillat drejtuese te Organizates Boterore te Shendetsise (OBSH) keshillojne grate te presin deri ne 6muaj per te tentuar serish, ndersa nje studim fundit i epidemiologes Sophinee Bhattacharya e Universitetit te Aberdeen (publikuar ne British Medical Journal, 2010) keshillon te ritentohet menjehere pas ciklit te pare mestrual i zakonshem. Sidomos per vendet ku grate vendosin te programojne shtatzanine mesatarisht pas moshes 35vjec, pas kapercimit te te cilave rriten rreziqet dhe shqetesimet.


Kura pas abortit spontan dhe analizat

Kontaktohet dhe behen analiza te vecanta nen kujdesin e mjekeve pas pesimit te 2-3 aborteve spontanë te njepasnjeshem, ndersa pas nje aborti analizat qe behen jane keto:

kerkime ne gjakun e nenes te hormonit Beta HCG

ekografia transvaginale per pamjen e shtatzanise ne miter dhe mireqenien e embrionit.

gjithe analizat rutine qe behen ne fillimet e shtatzanise.

beni nje jete sa me te qete

evitoni teprimet ne ushqim dhe pije

Merrni acidin folik gjate 3muajve te pare te shtatzanise per te parandaluar keqformimet.






Pershendetje Bebe&Vogëlushë nga Aurora! Jam 29 vjec dhe kam dy vajza! Tek te dyja shtatzanitë mjeku gaboi dhe më tha e ke djalë. Edhe për shtatzaninë e fundit, po njejte me tha e ke djale. Cfare te bej?
T'i besoj?
Ju pyes se dy here gaboi mjeku, por tani s'me lene rehat as njerezit. Pse jane kaq te keqinj njerezit, me dalin perpara te me takojne dhe pa meshire me thone, prape goce e ke... Pse jane kaq te ligj keta njerez? Cfare fitojne xhanëm? Faleminderit per gjithcka! Jeni faqe shume terheqese dhe mjaft serioze!
Faleminderit nënave paraprakisht per ndihmen e madhe qe japin!


Pershendetje!
Desha tju bej nje pyetje.
Jam shtatzene 11 javeshe dhe gjate kontrollit me ultraze sot bebi nuk levizte fare. Rrahjet e zemres i dëgjoheshin, por bebja nuk lëvizte.
Mjeku me tha qe mund te jete ne gjume.
A ju ka ndodhur dikuj te mos levize bebi gjate ultrazerit, sepse jam ne merak?
Ju falenderoj!




Pershendetje nena të faqes me te vecante!
Unë nuk dëshiroja femije, ai i adhuron. Edhe une i dua, por dua të rregullojmë jetën tonë per ta mirepritur kete foshnje! Ti krijojme kushte dhe cerdhe te ngrohte. Por edhe nese jam e keqe qe nuk dua tani femije, a nuk duhet miratimi i te dy prinderve. Ate nate beri dashuri (pa deshiren time. Ai e quan dashuri pfffff nejse) une kujtoja se do terhiqej, theksoj qe pilulat mi ka hedhur ne banje, por ai nuk u terhoq. Une e quaj dhunim... ai familje. Tani me testin pozitiv ne dore urrej fatin tim. Po a nuk duhet te jemi dy qe ta deshirojme? A do arrij ta dua kete foshnje?



Pershendetje!
Para 16 ditesh kisha ciklin, cdo gjë ne rregull te dielen qe kaloi pra para një jave nga marrëdhënia e pambrojtur piva kokrren qe eshte brenda 72 oresh dhe sot me ka ardhur cikli prape.
Mund te me jepni nje mendim mos valle eshte shkaku i kokrrën!
P. S jo paragjykime se nuk e piva nga qejfi i dua femijet, por akoma nuk eshte casti i duhur, sepse po ndjek nje kure!
Ju faleminderit kush me jep nje mendim!
Kalofshi bukur!


Mirembrema!
Ju lutem nena cfare kontraceptivi
te perdor, por pa demtuar qumeshtin e gjirit?
Faleminderit!