Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirembrema te gjithave!
Jam 26 vjec dhe jam martuar ketu e 5 vjet me pare.
Prej disa muajsh tashme kam probleme seksuale me tim shoq. Kemi folur shumé per kete gje, por nuk kemi mundur te zgjidhim asgje.
Gjej cdo justifikim per ta refuzuar.
Me pelqen shume casti kur me ledhaton apo puth, por kur ai me jepet, une bllokohem dhe terhiqem. Heren e fundit, qe tentuam ai e mori, per keq dhe e ndjeu, se une nuk e deshiroja fare.

Kam frike dhe vuaj nga tharja vaginale, e cila ka nisur, qe kur marr pilulen kunder shtatzanise se padeshiruar.
Nuk mund te takoj nje psikolog, por ju lutem me jepni nje keshille, se nuk mendoj se eshte gje tjeter vecse nje bllokim, qe do te kaloje shpejt. Kjo gje po me prish marredhenien time me burrin dhe jam vertete e shqetesuar, edhe per faktin, se te dy deshirojme nje femije ne te ardhmen!
Faleminderit nese nuk do talleni ne komente!


2 comments:

Bebevogelushe said...

Shume e dashur mike e faqes sone!
Mendoj se me teper se fizik, problemi juaj eshte psikologjik dhe si I tille duhet ta perballoni me ndihmen e nje psikologu, qe do te dije tju jape drejtimin e duhur, per t'u perballur me problemin tuaj.
Shkak mund te jete probleme ne pune, frika dhe ankthi, se mund te beheni nene.
Per te filluar dhe rimarre normalitetin e marredhenies suaj mund te putheni, perqafoheni, pa qene e nevojshme te arrini raportin seksual, nese njeri nga partneret nuk e ndjen veten, te deshiruar, per kete.
Por mos harroni te flisni per te gjitha ato qe ndjeni, doni dhe mundeni!
Ju leme urimet tonal!

Anonymous said...

Normalisht ky bllokim vjen nga ndonje frike qe ju keni apo edhe thjesht nga dhimbja. Pervec keshillimit me nje psikolog nje mundei tjeter eshte edhe blerja e nje kremi apo xheli, qe te ndihmon gjate mardhenies seksuale. Mund ta aplikosh para aktit dhe kjo ndihmon shume ne lehtesimin e tij. Keshtu kenaqesia do te jete e dyanshme.
Shpresoj te kem ndihmuar sadopak.