Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



Jam një nene kam dy femije vajzen 3vjec dhe djalin 7muajsh.
Jetoj vetem me bashkeshortin dhe femijet e mi...
Djalin e kam te qetë shumë, mirepo vajza po e ngacmon shumë e gjuan me shqelm, e shkel...e gjithckaa...

Une gjithmonë jam pranë tyre pune s'kam shumë, as nuk punoj, detyra imee eshte ne radhë te pare femijet...
Ajo qe me bren ne zemer se po më thonë bashkëshorti e kur vijnë mysafirë pse s'e con vajzen ne çerdhe kinse atje qetesohet dhe edukohet me mire.
Une e njoh vajzen time më se miri, mendoj se gjynah asht me e çuar ne çerdhe, perderisa une jam tërë diten ndenj, normal perderisa ne si prinder s'ja arrijm ta qetesojmë si do ta qetesonte dikush tjeter.
Une s'po mund me e paramenduar gjithë diten me këqyr une tv e vajzen time 8ore me lanë, ne çerdhe ajo nuk mundet pa mua as nji minutë.
Plus asaj une u angazhova me ta shumë ende s'ka plot 3vjeç.
Ajo di ngjyrat emra alfabetin dhe shumë fjale si shqip po ashtu edhe anglish...
Ju lutem nena si do te veproni ju në vendin tim?
A ja vlen t'a heq femijen prej shtëpisë per të ndenjur e qetë?
Ju faleminderit!

5 comments:

Bebevogelushe said...

Bebe&Vogëlushë-t komentojnë

Vajza jote ka mbushur moshen per te shkuar ne kopesht,dhe ta cosh femijen ne kopesht eshte detyre e prindit, ti mund ta edukosh shume mire por kopeshti e ben me social ,ajo do kuptoje se bota nuk eshte vetem e saj ,ne kopesht ka menyra te mira pedagogjike per mesimin dhe edukimin e femijeve,nenat qe i cojne femijet ne kopesht nuk jane nena te keqia i duan dhe dine ti edukojne femijet e tyre dhe vete ti do e shikosh se ajo do jete e lumtur atje,do njohi bashkemoshatare te saj do luaje me to e do te vije ti tregoje ty gjith dashuri , mos e mbyll vajzen mos e bej shtepiake qe femije

Bebevogelushe said...

shume dakort me ty Sara Dona . asnje presje sdo ti hiqja mendimit tend. kopeshti eshte nje mundesi sh e mire per femijet.

Bebevogelushe said...

Une e kam djalin 15 muajsh moj zemer dhe me 20 gusht do ta coj ne kopesht ti 3 vjece gocen e ke me pikpytje coje dhe me vrap .

Bebevogelushe said...

Kopesht, goca do socializohet me shume. Seshte nevoja ta lesh 8 ore, e le sa te duash, 2-4-6 apo 8

xhuli said...

Un kam djalin 2 vjec e kater muaj dhe ne shtator pres te lind vajzen e patjeter qe do e coj ne kopesht . Jo vetem nga fakti qe jan dy por ne kopesht femija socializohet me gjithcka qe e rrethon . Patjeter qe duhet ta dergosh.