Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



Sot Aida mbushi 5 muaj dhe une jam treguar me e papersosur se kurre, isha e sigurte se fillonte supën e dyte, por jo thjesht i shtohet nje luge me shume perimesh te kulluara tek papa e drekes. Pasi e qortova dhe e mallkova veten nje mije here qe po e humbas persosmerine (tani dreqin me falet nuk shkoj dot as ne banje pa Aiden ... loool ) ja autokritika dhe kthesa ime per te mbledhur trute e kokes dhe te behem serish nje mama per shpi :-)

Mora perimet qe i pelqejne shume sime bije, e bej gjithnje kete gje sa here qe shtoj gjera te reja tek suoa, perdor perimet qe adhuron keshtu e ka me te lehte te pranoje risine. Po e llastoj shume do thoni ju? Ahaaaa jooooo e bej qe te jem rehat vete dhe te mos mundohem shume! Pra kete radhe nxora nga frizeri karrota dhe patate!  I zjeva ne nje kile uje!

 I shtypa ne shtypesen e perimeve dhe i futa gjysmen e lengut dhe perimeve!

I kullova dhe i ndava nga lengu i vet, gjysmen e te cilit e futa ne frigorifer per neser, po ashtu bera dhe me frutat! Si lengu dhe frutat mos harroni pasi i keni zjere duhet te perdoren tek supa brenda 24 oresh dhe jo me shume!

Pas supës mos harroni t'i jepni fruten, kujtoheni ta futni kete te fundit ne frigorifer 10 min perpara. Kjo e lehteson shume bebin tuaj nese i hane trycat, rrenjet e dhembeve :-)








0 comments: