Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers




C'te ben femija s'ta ben perenia thoshin pleqte! :-)

Rrini te qete s'ka ndodhur asgje e keqe, vec Edi im tani para pushimeve e gjeti te drejtonte dhamet, 600 euri per nje aparat plastik! Duket si ai regbit dreqi ta marre , kishim perdorur ate dhe kursenim per pushimet! :-)

Ec me, me ngushellon fakti qe do ta perdor edhe per Aiden per fat i bejne te nje mase per te gjithe nje disifektim dhe dil ne dere :-) Pra sot Bebe dhe Vogelushe po u dridhet dora me e fut ne xhep!

Vajti shtate vjec dhe jemi pak me vone sesa mosha mesatare e aplikimit te aparatit. Pastaj jo vetem qe po i nderrohen dhembet e qumeshtit por po i dalin dhe te shtrember, per te mos permendur faktin qe kur rritet harxhon milionat per gojen... keshtu qe per te nje mijten here vihem para dilemes "eshte me mire nje veze sot, apo nje pule mot"?!

Pra ne c'moshe duhet te perdorim aparatin e dhembeve?

- Nuk ekziston nje moshe standarte ne te cilen te vendoset aparati tek dhembet, as nje tregues i pergjithshem per nderhyrjet.

- Dhembet ndjekin nje rruge rritjeje dhe zhvillimi e cila varion nga femija ne femije dhe eshte detyre e nje dentisti pediater te zote te ndjeke dhe te vleresoje rritjen.

- Dhembet e perhershem  fillojne te dalin zakonisht pas moshes 6 vjec, ne nje pozicion te perkohshem, duke iu nenshtruar nje zhvillimi te vazhdueshem.
- Me te dale, dhembi  peson ndryshime te ndikuara nga dhembi i meparshem i qumeshtit por edhe nga shtyrja qe i ben femija me gjuhe, muskujt e buzeve dhe te faqeve te cilat i japin formen perfundimtare.
- Behet fjale pra, per nje proces qe nuk ndjek rruge te parashikuara: vetem duke e vizituar femijen tek nje dentist i zote do te mund te kuptojme nese goja e tij kane nevoje per aparatin, sepse pas pak vitesh dhembet kane aftesine te marrin forme vete, por kur nuk arrijne ta bejne kete atehere eshte e vlefshme nderhyrja.


0 comments: