Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



Më ka marrë malli per ate kohe! :-)))
Tani s'kam kohe, as te ha buke!
E megjithate nje xhiro ne fletet e ditarit rreth asaj periudhe, qe me duket tre shekuj larg tashme, me ndihmon te qesh me ndryshimin e menjehershem te skenes, pasi erdhi Edi me Aiden. Librat e emrave kushedi nga marrin pluhur, macja eshte bere pa lare me putra te zeza si macja e nje te pastrehu, divani ka humbur ngjyren e bardhe, ekskluzivisht ka marre ngjyre bordo thane fshati, parfumosur nga njollat e ushqimit te Aides.

Ju e dini si eshte kjo puna e komplikuar e modes, ndryshon ne vetvete, por eshte si nje turjele, rrathet e se ciles praktikisht duhet te marrin per lart, cuditerisht ne shtepine time te perpijne si vorbull ne fund te ujevares, pingul me koke poshte. Floke qe bien, kile qe shtohen, burrit te shkrete i rane duart duke trokitur, gjumi ka ikur me pushime. Shoh kete foto dhe... sa mire qe ishte kur bebat e mi s'donin as buke as uje... nejse me, nuk te pyet kush "si ke qene?" te pyet "si je?"...
Bebi s'kerkonte gje, por kerkoja une! lol... Te ngrene qe kam bere tre mujorin e fundit te barres nuk besoj se kam ngrene kurre ne jeten time.

Thone qe kur pret nje bebe duhet te hash sa per dy vete. Ndoshta, por nuk besoj ta kene pasur fjalen per sasine :-) Sot flasim per cilesi keshtu qe ja nje program ditor per nje nene qe pret:


Mengjesi:

Nje tas me qumesht, 3-4 feta te thekura buke ose 4-5 luge drithera te tipit corn-flakes. "Nese keni probleme perzierjesh te vazhdueshme ne tremujorin e pare, qumeshtin ka shume mundesi te mos jua pranoje trupi , ne kete rast mund te zevendesohet qumeshti me nje tas caj te gjelber dhe te shtohet nje burim tjeter proteinash dhe kalciumi gjate dites, psh nje kos (yogurt) ose nje fete djathi. Gjithashtu mund te zevendesohet me qumeshtin HD- me tretshmeri te larte- totalisht te skremuar, qumeshtet me baze soje ose orizi, me kusht qe te jene te pasura me vitamine D"


"Zemra" e paradites:

Ideale do te ishte qe nga ky vakt te ndahet ne dy pjese sepse nga mengjesi deri ne dreke kalojne shume ore. Mund te hame duke i alternuar nje dite po e nje dite jo, nje frut dhe kos, ose nje dore frutash te thata, psh 4-5 arra.


Dreka:

Mund te pergatisim nje pjate makarona me domate, ose oriz me perime, akoma me mire nese perdoren ne versionin e dritherave integrale. Sasia ndryshon ne varesi te peshes se nenes (sepse ka dhe nena me probleme te peshes) 80-100 g makarona (paste) te peshuara pa bere dhe kjo eshte doza e duhur kur cdo gje shkon pa problem. Ndiqet nga nje pjate e dyte me perime te ziera dhe copa djathi kackavall (5 here ne jave nga 20-30g ) Dy here ne jave pjata e pare duhet te zevendesohet me drithera dhe fasule, qiqra "jo ne hell" ...lol.


Darka:

Vakti i darkes mund te permbaje proteina me origjine nga kafshet 2-3 here ne jave 120g mish (psh dy here mish te bardhe, si psh. gjoks pule ose gjeli, nje here mish te kuq) dhe 2-3 nga 150 g peshk. Dy here ne jave i hapet rruga edhe vezes (edhe dy ne jave te gatuara pa yndyre, psh alla coque) Per te plotesuar darken: Nje porcion perimesh, nje panine ose nje frut. Mos harroni ti thoni "po" para se te flini nje gote me qumesht.


0 comments: