Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



Me lindjen e te dy femijeve te mi isha me fat.
Nderrimi i henes ndodhi pasi ata erdhen ne jete.
Fytyra ime ne foto tregon ç'hoqa. :)

Megjithate jo te gjitha nenat e ardhshme e kane kete fat. Henes mund ti teket qe t'ua mbushe sallen e lindjes me nje duzine grash, me barkun ke goja. Dhe te gjithe bebat mezi presin te dalin jashte duke shpresuar me kot gjithe jeten, qe te futen perseri aty ku ishin :-) Gjate muajve te shtatezanise dreqi ta haje, sikur ma bejne kastile! Me tregojne per nje grua qe lindi ne ambulance, se nuk arriti te arrinte ne kohe spitalin e vet privat, i mbyllur per festa ose nga debora e madhe njera polli ne makine, nje tjeter polli ne nje barrele te zhvendosur ne korridor etj etj si keto.
Domosdo gjuha vete ku dhemb dhembi! Kur do t'ja tregosh nje gruaje keto histori, pervecse kur eshte shtatzene? Vetem atehere kane vlere dhe merr kuptim ironia! :-)


Sekreti 1
Siguro nje adrese spitali rezerve. Sigurisht qe do jesh me e qete, nese aty ka lindur nje shoqja jote pa probleme, gjinekologu yt i besuar punon aty, apo thjesht spitali eshte afer shtepise. Duke theksuar qe eshte e drejte e nenes te vendose te prese, apo te shkoje diku tjeter prandaj gjithnje mendojeni ne kohe edhe nje mundesi te dyte se vajtja dihet ardhja s'dihet thone pleqte :-)


Sekreti 2

Shoqerine qe ta ndjen zemra. Te kesh dike prane gjate lindjes eshte nje e drejte. Aq me teper nese spitali ku keni vendosur te lindni nuk siguron asistence te kenaqshme. Ketu duhet nje person i besuar dhe sidomos pozitiv, mund te jete babai i femijes por nese ai nuk eshte i disponueshem eshte mire te merrni ne telefon mamin, motren, nje mike tuajen, vjerren ... pse jo? :-) Dikush me te cilin te shkembeni dy fjale ne liri te plote. Qe te dije te flase me infermieret apo doktoret (ne menyre te sjellshme) dhe te arrije t'ju siguroje cdo gje qe mund t'ju duhet gjate lindjes. Ajo per te cilen nuk ka nevoje nje nene e ardhshme sigurisht eshte shqetesimi dhe nervozizmi. Gjithashtu nuk eshte e nevojshme te merret leje per gjithcka, per te shkuar ne banje, per tu ngritur ne kembe, apo gjithcka qe mund te kerkoje ne nje cast te caktuar trupi.


Sekreti 3

Pozicione te lira. Sic thame me lart nese henes i eshte shkrepur ta mbushe dhomen me gra qe lindin ne te njejten dite, cdo e keqe e ka nje te mire dhe e mira ketu qendron ne faktin se duke pasur shume pune infermieret ju mund te levizni ne liri te plote, Mund te shtriqeni, te rrini ndenjur, te shtriheni edhe mbi dysheme po e lejuan kushtet, pra te silleni sikur jeni vetem pa u druajtur nga njeri. Mund te merrni me vete nje carcaf  me te cilin te mbuloni koken, si atehere kur ishit femije dhe te ankoheni per dhimbjet qe vijne dhe ikin, te kendoni, te perqendroheni tek nje kujtim i bukur, mbi femijen qe se shpejti do ta kemi ne krahe psh: trupi hapet ngadale dhe natyrshem si gonxhe per ti bere vend nje femije :-) Mos harroni te merrni nga shtepia jastekun me aromen tuaj dhe nje pale corape te buta per te nmbajtur kembet ngrohte.


Sekreti 4

Efekti qender bukurie. Edhe ne spital mund te realizojme artificialisht ngrohjen, qe gjejme ne llixha nepermjet duarve te ngrohta te partnerit. Provoni te masazhoni shpinen apo vendet ku ju dhemb, shpatullat, ose kembet per te reduktuar stresin. Pak vaj bajamesh dhe esence livandoje bejne shume mire, tamam sikur veme ne trup nje cante me uje te ngrohte. Aty ku kushtet e lejojne nese deshironi mund te beni dhe nje dush clodhes, por ne rast se nuk jane mundesite atehere siguroni nje doreze sfungjeri te lagur me uje, per te njomur ballin , faqet, krahet etj.


Sekreti 5

Buke me vete. Te lindesh eshte njesoj sikur shkon ne ekskursion. Te pakten une e mendoj keshtu. Lindja mund te zgjase 20 minuta por mund te zgjase edhe 30 ore dhe eshte e sigurte qe nuk mund ta perballoni pa ngrene. Por nuk duhet ekzagjeruar. E rendesishme eshte te keni shishen me uje, fruta te thata, cokollata te vogla qe preferoni, fruta te fresketa. Por nevoja per te futur dicka ne goje nuk shfaqet tek te gjitha grate. Pra edhe per kete vendos gruaja vete por gjithnje duke pyetur mamine.


Sekreti 6

Ilace natyrale ne rast nevoje si psh omeopatike pra qe nuk kane efekte anesore per te mbajtur nen kontroll friken sigurisht duke e lajme ruar mamine per pranine e tyre. Ne disa spitale omeopatia eshte realitet, ne disa nuk njihet fare, prandaj eshte rasti me i mire per te shtruar kete argument edhe me mamine. Me gjithate per kete gje nuk duhet te marrim leje. Zgjedhja behet ne autonomi te plote.


Sekreti 7

Muzike Mjeshteeeeer. Muzika ka efekt te madh qetesues. Por jo Xhixhi D'Alessio. Thone qe nje vajze doli nga koma pas 23 vjec, se i kishin vene pa pushim kenget e ketij kengetari. Kur e intervistuan tha "U ngrita nga koma qe ta fikja se me cmeni" ahaaaaaaaa!
Kufie, MP3 mos kini frike ti merrni me vete, nuk shqetesojne asnje dhe ju ndihmojne te harroni dhimbjet. Te gjitha ato qe shihni se ju bejne derman futini ne valixhen e spitalit" Asnje nuk e di se cfare barre keni mbi supe, prandaj asnje s'ju gjykon, edhe po e bene aq me keq per ta :-) Sot teknologjia ka bere hapa perpara prandaj askush s'ju pengon te shihni filmin tuaj te preferuar, por mos harroni qe po u treguat shume te perkedhelura grate e tjera qe kane bere "jete te veshtire", (nuk mbaj asnje pergjegjsi) mund  t'ju terheqin nga floket dhe t'ju nxjerrin jashte te pillni ne korridor. Se mos qelloni ne ndonje grua pak pa edukate, pak me dhimbjet e barres dhe pasi te futeni ne PC vini me thoni ti e ke fajin ...lol...!
S'mbaj asnje pergjegjësi: gjella me kripe e kripa me karar"


0 comments: