Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Tru i skuqur me hudhra (pjate e dyte)

Kjo pjate eshte e preferuara ime por meqe asnje ne shtepi nuk i ha trute une do ti bej dhe pasi ti hane do ti them cfare jane! :-D
Pjate me ideale per Halloween nuk behet :-D

Perberesit:

(per 6 persona)
1 – Tru qengji, derri, apo vici ,
200 g – gjalpe,
100 g – miell 00,
1luge uthull,
6 –nje gjethe dafine,
hudhra te shtypura.
kripe
piper

Pergatitja:
Truri duhet marre i fresket, mundesisht bashke me koken.
E veme ne uje te ftohte per rreth nje ore.
Nderkohe pergatisni nje tenxhere me uje te te bollshem.
Merrni trurin dhe hidheni ne tenxhere me lart dhe ndizni zjarrin per ta cuar ne vlim.
Nderkohe pastroni tenxheren qe zbrazet dhe mbusheni me uje te ftohte.
Kullojeni trurin dhe vendoseni ne nje tas per 5 minuta.
Prijeni ne copa.
Rregullojeni me kripe dhe piper dhe kalojini copat ne miell.
Shkrini gjalpin ne nje tigan, ngrini flaken dhe skuqni copat e trurit.
Ulni flaken dhe kullojini ne nje pjate te gjere.
Ne tigan shtoni pjesen e mbetur te gjalpit.
Shtoni gjethen e dafines dhe jepini asaj ngjyre te florinjte, shuajeni me uthull dhe hidhni hudhrat e shtypura brenda. .
Nxeheni salcen dhe mbuloni me te copat e trurit.


0 comments: