Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



 

Më faaaaalni mua, por tani do merrem çik me thashetheme! :)
Jam në rërën e nxehtë dhe sot do bëj thashetheme vetëm për ato që na ranë në sy dhe na bezdisën ca. Nëse keni hasur tipe të tjerë, sinjalizojini në Bebe&Vogëlushë :).

E përsosmja
Sa lekë të ketë burri, përshtatet në çdo hotel, si me një yll dhe me pesë. I ka të gjitha me vete dhe kur nuk i ka i "vjedh" nga banja e hotelit, pastaj del në rërë. Në çantën e saj gjen që nga bostani e deri te specat e skuqur me gjizë. Jo vetëm që fëmijët e vet nuk i hanë, se u ngopet syri, por po panë kalamajtë e llojit të mamit "as më plas fare", u thërret se i sheh që u lëshon lëng goja dhe i ka mbetur se s'bën pastiçe apo byrek. Me pak fjalë ushqen kalamajtë, mamin, babin, mamin e mamit, babin e babit, gurët e sokakut.... :)



Kremushka
Kjo lloj mami ka fiksim kremin. Fillon në mëngjes të lyhet dhe mbaron në darkë bukën... lyhet prapë. Mirë që lyhet vetë, po lyn kalamajtë, burrin, komshijen e çadrës tjetër, burrin e komshies së çadrës tjetër... S'ja merr njeri për keq, se është rrit kremi i lëkurës sa një natë e Llallës :) :) :)
Nuk bi rehat sa të jenë të gjithë të bardhë si bora në mal.

Rrushja
Sa vjen ajo, bejwotçi i hap çadrën, i rregullon zhezlonin, s'i lë kokërr rëre n'kom. E keni mirë hijen e çadrës? Uji është i ftohtë, do ju lajmëroj kur të ngrohet..! Fëmijë e saj janë të veshur nga koka te kamët me rroba firmato, të dobët, leshverdhë si të reklamës Benettonit, super të nxirë..! Është e nxirë dhe vetë, por edhe pse është e dobët dhe e thatë si shkop thane nga seancat e llambave, kostumi i rri aq mirë sa pjeshka tek çadra tjetër i vjen t'i bjerë me çadër dielli kokës, pse asaj i ka hecur fati dhe mua jo... :) Është e vetmja në plazh që i ka flokët me onde të mëdha të valëzuara, kur ne të tjerat aty rrotull na i ka përzhit dielli dhe na i ka bë si lesh dhie palarë :) :) :).


E pandashmja
Nuk i ndahet nga mbrapa fëmijëve dhe ka frikë se mos i humbin. E sheh gjithmonë t'i thotë burrit, ku vajti Geri, ndërkohë që ai fshehur mes kamëve të mamit përgjigjet për të dhjetën herë gjatë paradites, këtu jam prapë, nuk futem në det pa leje..! :) I vë në kërkim të çunit gjithë familjen dhe kur kthehen në darkë në gabinë, s'kanë fuqi me ngrënë as bukë! Top gjumë të gjithë me pulat, përveç kalamanit, që s'është lodhur hiç gjatë ditës.

Pjeshka
Ndryshe nga Rrushja, Pjeshka nuk shet pordhë, rri nën çadër duke loz me kalamajtë me kova e lopata, ndërton kështjella rëre, harron të kthehet t'a kapë dielli nga të gjitha anët dhe skuqet vetëm nga kurrizi dhe kofshët. Po e patë me sqetulla të bardha ajo është Pjeshka. :)

Shtriji kamët sa ke jorganin.
Kjo mami këtë vit është çik trokë nga lekët. Merr lopatë dhe kovën, lodra që i ka blerë para 15vjetësh, dy peshqira për gjashtë veta, ujë me akull, harron rregullisht çantën me ushqime. Gjatë ditës fëmijët e saj u vjedhin lodrat kalamajve të botës dhe pyet veten, ua pse u prishën kështu në plazh këta kalamajtë e mi, këta s'kanë dorë kurrë. Kur vjen ora e drekës mamatë e çadrave të tjera i birësojnë përkohësisht. Në mbrëmje i merr fëmijët, që ia ka plas mamave të tjera dhe e ngre zërin duke thënë, jo faleminderit por: të kam thënë një mijë herë mos bezdis njerëzit. :)

Viza Shengen
Rri gjithë ditën të theket në plazh dhe as nuk do me ditë që kalamani po shqetëson pushuesit e tjerë, medemek jam liberale. Të gjithë rrotull i thonë, shiko se iku larg çuni, ajo thotë ska gjë di not. Vetëm kur sheh babat e çadrave të tjera,  që ia sjellin fëmijën në krahë te çadra.

E fiksumja
Kalamajtë e saj dalin vetëm dy orë paradite dy pasdite, se digjet lëkura, mos u ulni në rërë, se kushedi çfarë kanë bërë kalamajtë e tjerë para teje, ska akullore, se bëhesh pis, mos u afro ke kalamajtë e çadrës tjetër, se kanë sëmundje...!

Llafazania smë plas fare
Kujdes nga kjo e fundit duhet të ketë sidomos e Përsosmja dhe Pjeshka, se i jep muhabet gjithë plazhit, derisa të gjejë një mam për tja plasur fëmijët gjithë ditën e ditës

0 comments: