Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



Per te shuar kureshtjen dhe ndoshta padurimin (mision i pamundur ky) e Bevogelusheve tona per te bere sa me pare te jete e mundur rezultatin e testit e shumepritur te shtatzanise :) ja ky klik qe uroj t'ju vleje.

Gjeja e pare qe duhet te beje nje grua, sapo ve re vonesa ne ciklin mestrual eshte

testi i shtatzanise, kjo sepse pikerisht ne javet e para te shtatzanise fillon te formohet truri dhe shume prej organeve te fetusit. Nena e ardhshme sapo te marre vesh lajmin duhet te ndjeke nje stil jete te shendoshe, ndersa nese zgjedh me deshire te kete femije, acidi folik duhet filluar qe ne castin e vendimit te marre.

Gjithashtu e rendesishme eshte qe gruaja ta dije nese eshte shtatzene, sidomos kur ndjek nje kure mjekesore, sepse mund te marre ilace qe demtojne fetusin.

Kur dhe si mund te shohesh nese je shtatzene


Data me e pershtatshme per te bere nje test shtatzanie eshte dita e katert e voneses se ciklit mestrual. Por sfidoj cdo grua me cikel te rregullt te prese kaq gjate e duarkryq rezultatin. :) keshtu duke u nxituar shume gra perballen ne rezultate falso-negative. Keto teste te pershpejtuara tregojne qe nuk jeni shtatzene, kur ne fakt jeni. Testi ne kete rast del i gabuar se behet para kohe.  

Testi i shtatzanise tregon pranine e hormonit BetaHCG.

Nje rruge tjeter per te testuar pranine e nje shtatzanie eshte edhe analiza spitalore e urines, qe mund te behet qe nga dita e 6-te pas ngjizjes, por perqendrimi i saj rritet duke u dyfishuar cdo 2-3dite derisa arrin piken me te larte diten e 60-te nga ngjizja, (ose rreth 74dite nga fillimi i ciklit te fundit mestrual. Pra per te bere testin e shtatzanise prisni te pakten 1dite, nga vonesa e ciklit.


Testi behet qe ne mengjes, pas zgjimit, para ngrenies, pa pire uje naten.

Testi pozitiv mund te shkruaje ''shtatzene'' dhe nje numer qe tregon prej sa javesh jeni shtatzene, ose thjesht 2vija ngjyre roze, njera me è theksuar dhe tjetra pak me è dobet.

Kur testi rezulton negativ shkruan ''joshtatzene'' ose nje vije e holle e theksuar ngjyre roze.

Nese testi behet diten e ciklit, ose 1dite pas voneses se ciklit dhe rezulton negativ duhet perseritur pas 4ditesh vonese. Kuptohet nese nuk arrin cikli mestrual.


1 ne 10 shtatzani mund te ndodhe shpesh, qe veza nuk vendoset dot ne miter. Ne kete rast testi i pare tregon pozitiv, ndersa i dyti pak dite me vone tregon negativ. Ndaj ne shitje testet jane dy dhe jo nje. Rezultati i testit te dyte, qe behet 3-5dite me vone eshte ai qe konfirmon ne jeni apo jo shtatzene.



Kur cikli mestrual eshte i parregullt, eshte shume e veshtire te behen perllogaritje, ndaj duhet te presim disa dite vonese me shume.



Vizita gjinekologjike

Edhe mjeku gjinekolog pas 6javesh vonese te ciklit, me ane te nje vizite mund te ndjeje mitren me te zbutur dhe paksa te zgjeruar. Qafa e mitres qe merr drejtimin nga vagina, shfaqet me è lidhur dhe kompakte se pjesa me è vogel kur e prek ka ashpersine e majes se hundes. Ky ndryshim quhet ''shenja e Hegar''. Por sigurisht mjeku gjinekolog do beje konfirmime te tjera nepermjet ekografise.


Test tjeter, pervec atij te shtatzanise eshte edhe testi i ovulimit.


0 comments: