Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



Sa here kemi degjuar per nena qe nuk donin nje shtatzani te dyte kur pas dy vjetesh ja ku e shohim te dale xhiro me karroce me barkun e bukur ne plan te pare?
Shume prej tyre, qofte prej lindjes traumatike, qofte se nuk do donin nje femije tjeter nderkohe qe i pari nuk ka hequr pelenat, qofte se kane menduar se gjate gjidhenies nuk mbetesh shtatzene, jane gjendur te shqetesuara perballe testit te dyte pozitiv.
Zgjedhja e metodes me te mire kontraceptive duhet te behet ne baze te faktit nese nena ushqen, ose jo me gji.
Kjo sepse hormonet e pranishme tek kontraceptivet orale mund te arrijne nepermjet qumeshtit tek femija.

Ndersa nese nena nuk ushqen me gji pyet drejtperdrejt gjinekologun e saj kur duhet te rifilloje pilulen, qe eshte ne fakt nje nga metodat me te sigurta per shmangien e nje shtatzanie te padeshiruar.
Pergjate gjidhenies pervec pilules ne doza te uleta, apo minipilules, ka edhe metoda pengimi qe nuk kerkojne marrjen e asnje substance qe nuk kane asnje efekt anesor, sepse nuk ndikojne ne gjidhenie.
Spiralja
Diafragma
Prezervativi

Ekzistojne edhe metoda te tjera te ashtuquajtura natyrale:
ku hyjne koiti i nderprere, qe nuk eshte gje tjeter vec nderprerja e raportit seksual para ejakulimit.
Nje metode kjo aspak e sigurte sepse partneri duhet te dalloje me saktesi momentin e ejakulimit.

Metoda e ogino-Knaus:
kjo metode bazohet ne llogaritjen e diteve me mundesi me te larte per te mbetur shtatzene, por eshte me te vertete e vlefshme tek grate me cikel te rregullt e te sakte menstrual prej 28 ditesh.
Eshte metode e parehatshme, sepse raportet duhen programuar dhe eshte shume e veshtire te kuptosh kur jemi ne ditet me mundesi te larte fertiliteti.

Metoda "Person"
Nepermjet shiritave stick njeperdorim dhe nje kompjuteri te vogel lexohet urina ne mengjes, per te kuptuar ditet fertile dhe te kuptosh nese eshte dita e pershtatshme per te pasur raporte seksuale.


0 comments: