Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers




Burri me siguri, ai e ka fajin, ai ju mbush me rrena nga mëngjesi në darkë, se po tha ndryshe gjatë këtyre nëntë muajve nuk mbijeton i shkreti. Faljani, por aman vetëm për të besuar mos i besoni! :)
Pse? Do pyesni ju duke u hedhur përpjetë. Jua them unë pse!
Gënjen kur ju thotë, kaq e qetë sa je tani, s'ke qenë kurrë përpara, madje edhe kur doje t'i mbushje mendjen vjehrrisë, se ishe gocë e urtë :)
E qetë me kokën ke WC-ja kur villje, e qetë tek gjinekologu kur prisje rezultatet e testeve, test, bitest, amnioçentezitest, apo glukozit kur i ngele infermierit në dorë, se të ra të fikët dhe burri u turr të të mbante vetë. :)

E qetë kur thoje do lind rrugës apo në maternitet, nga frika se mos gjeje trafik rrugës apo nëse kur të zinin dhimbjet do ishe e vetme në shtëpi. E qetë kur donin të të hiqnin nga puna, se je shtatzënë, gati tjetra me t'a zënë vendin.

Ua sa të shëndetshme i ke flokët, shkëlqejnë,yll me bisht je.
Po derisa të lindësh, se pas lindjes të bien edhe ato dy fije, që të kanë mbetur për të mos thënë tmerrohesh mos ngelesh tullace...

Gruaja shtatzënë është gjëja më e bukur që më kanë parë sytë! Po kur me aman? Kur ke frikë të depilohesh apo kur s'arrin dot te pjeshka jo përmendsh, po as me pasqyrë sa komplet muri i banjës? :) Apo kur ecën si patë Lushnje, kur nisin krruajtjet në mes të rrugës, s'di çfarë të bësh nga sikleti dhe fërkon shalët me njëra tjetrën duke ecur? :) E prapë s'gjen rehat, se në vend të lirohesh, ndizesh më shumë? :)

Gruaja shtatzënë ka trupin më të bukur? Kështu të thotë burri edhe ty?
Të ka rrejt lale! Burrat pëlqejnë prapanicat e bukura, gjinjtë e mëdhenj, këmbët e drejta, jo ty që ecën rrugës si patë Lushnje. :) Ç'ne ty moj, ç'ne ty :) Pas lindjes edhe bën vaki, ëndrra janë, mbase dalin :) po tani aha, harroje. Të rren haptazi! Nuk them se nuk të do, të do si më parë, por ndonjë që kalon rrugës e shikon me cep të syrit :) :) :) po vetëm e shikon pa merak,  ti për të je më e bukra, sidomos tani që je shtatzënë, e mbushme, s'di nga të rrotullohesh ti dhe s'di nga të rretullohet ai, se mos vret bebin dhe patën e Lushnjës! :)
Për mos të thënë pastaj për brekët e gjyshes, që janë të mira, se mbajnë barkun, mendo ti dalësh përpara burrit me brekë Premaman, sytjena me kapëse hap e mbyll, që arrijnë deri te brekët Premaman, getat ngjyrë mishi, që shtrëngojnë damarët, të mblidhet gjaku lart në kokë. T'i dalësh përpara kështu burrit, dilet? Presim dhe komplimenta. Kush është ai trim, që do thoshte s'je seksi :). I bie shkurt burri shkretë. Rren. Je seksi. Ndaj ka mbetur. Gratë shtatzëna janë më seksi. :)

Burrat tanë vdesin për ne kur jemi me hormonet e hapërdame. Një minutë më parë qajmë duke parë Peppa Pigun dhe një minutë më vonë qeshim duke parë Titanikun :) Ai i shkretë burrë, po krijon me qindra strategji në kokë, si të t'a marrë telekomandën nga dora me të mirë, që ti të vazhdosh të jesh ajo goca e urtë, si në takimin e parë me vjehrrinë :), se po e kuptove, që burri do me të marrë telekomandën, e piu e zeza qyqin :).

Le t'i kthehemi seksit tani.
Seksit?! Dashurisë e kisha fjalën..! Ose më troç dashurisë në kohërat e kolerës :) :) :)
Tani tradita e do që gruaja shtatzënë të jetë e etur për çik gilivili. Unë me thënë të drejtën kur jam shtatzënë jam e etur për... gjumë. Jam kail të dremis kudo, le të bien topat e turkut, ku të gjej çik rehat e të fle gjithë ditën. Po rris fëmijë në bark, jo reçel fiku :)

Dhe në fund kur burri mezi pret t'a vësh në gjumë bebin dhe ka duruar afër teje nëntë muaj me radhë gjithë seritë e reja të Peppa Pigut dhe pesë herë ritransmetim Titanikun, më në fund i erdhi dita, ti çfarë bën? Çfarë do bësh tjetër? Do shpalosësh gjinjtë dhe do t'ia lësh t'i përkëdhelë, pas 10 muajve, që ai e di çka hequr, aq të ka pritur.... Ty vete dhe të zë Mastiti, çarjet e gjirit, temperatura, dhimbjet, fryrjet, shpesh edhe qelbëzimi i gjinjve... Fëmija kafshon dhe t'i qan, sa edhe dhëmbët të kërrcasin, lotë të nxehtë të arrijnë në mjekër, të bie të fikët katër herë brenda ditës dhe burri shkretë e kupton më në fund, sesa heroinë është një femër! Burrat e vërtetë do dashurojnë përjetësisht një patë Lushnje, ata të rremët do të shkojnë nga flutura në flutur.

Do të të gënjejnë burrat, po më mirë të të gënjejnë një Patë Lushnje, sesa t'i përshpërisin në vesh të vërtetën një Fluture! :) :) :)


0 comments: