Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Përshëndetje nëna!
Asnjëherë nuk kam pasur nevojë t'ju shkruaj, përveçse këto dy muajt e fundit.
Me burrin shkoj shumë mirë. Gjithashtu me familjen e tij.
Problemi im, që nuk po më lë të fle natën është kunata ime, motra e burrit.
Vjen pothuaj çdo pasdite dhe ka 10 vjet martuar, por nuk kanë fëmijë.
Nuk ia uroj asnjëherë të keqen dhe lutem me gjithë zemër, që edhe ajo të gëzojë si ne, por mjekët tashmë ja kane hequr shpresat.
Ndersa une jam ne muajin e fundit te shtatzanise.
Nuk di ne eshte nga fakti qe nuk ben femije, por sa here qe vjen, me thote mos ha shume se te eshte bere barku si kacek, cfare je bere keshtu me goce, ngele duke ngrënë, s'do pjellësh dot, shife barkun, nuk hahet shalqini pa prerë.... :(
Më besoni po me merzitet jeta! Ne vend te me ndricoje fytyra, nuk po e marr dot veten. Po me con ne depresion...
Ju lutem nena si mund te shpetoj prej saj?
Nuk di cte bej!
Theksoj se mami me babin e burrit, kur ajo iken me kerkojne falje per sjelljen e saj, por nuk mbajne dot qëndrim se kane frike t'i flasin meqe nuk ka femije dhe nuk duan ta lëndojnë.
Deri diku i kuptoj, por me besoni po fikem vete nga dita ne dite.
Jam keq dhe pa rrugedalje!
Ju lutem me ndihmoni!
Nje keshille e juaja do te me nxirrte nga kjo situatë!
Do me mjaftonte nje fjale e mire, te pakten te mbledh veten! Faleminderit!

8 comments:

Bebevogelushe said...

Kur ajo vjen per vizite ti ke takim me nje shoqe, vishu dhe dil mos e prit, bej shetitje te ndihmon shume keto dite... te shkoft mbare

Bebevogelushe said...

Shmange, nqs se shef ste intereson ca thot.

Bebevogelushe said...

Sado fatkeqe qenka, nuk ka asnje te drejte ti japi gojes ashtu! Fatkeqsia e saj nuk eshte justifikim per te te zbrazur ty cmiren dhe helmin qe paska per vete! Jo po un vuaj, prandaj dhe te gjithe duhet te vuajne, keshtu? Thuaji me çke me te tet shoqi te te dale per zot ose po nuk e beri njeri, beje vet! Ska nevoj te bertasesh e te shash, thjesht thuaji qe çdo gje qe ben eshte normale. Ktheji pergjigje sa here te flase. Frustrimi i saj nuk duhet te te bej ty te ndihesh keq. As mos u ndjej ne faj fare po ia ktheve sepse je ti qe meriton qetesine maksimale ne keto momente dhe jo ajo. Madje sidomos pas lindjes. Do ti kesh hormonet ne stratosfere plus shtohet dhe lodhja e bebit kur te vije. E jo me te durosh dhe xhelozine e semure te kunates! Ajo te mbledhi mendjen sepse nuk ia ka fajin asnjeri per brengen personale qe ka!

Bebevogelushe said...

Po ajo nxjerr vrerin qe ka n nje grua shtatzan?!.....pik e zez femra kot!!.....cka ajo te shikoj hallet e saj m mire

Bebevogelushe said...

Kjo eshte bej mire te dali keq. Sillesh e mendon he mos e prek..mos e lendoj. Vjen tjetri e te ndan copash pa ju dridhur qerpiku aq te prek. Te lendon pa iu ber syri terr. Pse vin mosmarrveshjet pastaj....

Bebevogelushe said...

Dakort me parafoleset.Shmange

Bebevogelushe said...

Mos ja ver re llafet gjyna esh dhe zili I vjen bej sikur se degjon .

Bebevogelushe said...

Se te te thot kunata ashtu ty po te merzitet jeta dhe je pa rrugedalje??? Hej zot...dan me marr keshilla prej njerzve qe nuk i njeh ku shume mire mundesh me e zgjidh vet