Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Jam një nënë 41 per 42 vjec. Jetoj jashte Shqiperise qe prej dy vitesh dhe kam kater vajza. Dua te provoj per femije tjeter, por nuk e dua këtë fëmijë, po nuk qe djalë. Kam lexuar shume dhe kërkuar materiale pa fund per farezimin artificial, apo pllenimin ne vitro, por kam shume frike t'a provoj. Më eshte bere fiksim, pse mos te kem nje djale. Gocat i kam shpirt dhe vras veten per to, por me besoni po cmendem per nje djale. Nuk dua te futem ne gjynah, por ja qe atje e kam mendjen përditë. Pse me ndodh? Pse jam fiksuar kaq keq? Faleminderit nese me ktheni pergjigje pa me ofenduar!

1 comments:

Bebevogelushe said...

Një fëmijë është jetë dhe mrekulli pavarësisht seksit të tij.
Dyshoj se ky "fiksim" e ka origjinën tek periudha e fëmijërisë suaj.

(Nëse dëshironi të jepni mendimin tuaj mbi këtë mesazh lini komentet tuaja tek ikona Përgjigje. Faleminderit!).

Probleme me të cilat nuk jeni përballur kurrë dhe ndaj ju shoqërojnë edhe sot e kësaj dite.
Mendoj se vetëm duke i përballuar mund të hiqni këto fiksime sic shpreheni edhe ju vetë.
Përshëndetje nga Bebe&Vogëlushë!