Reklame

Ushqimet, receta për fëmijë

Ushqime, receta për fëmijë

Follow by Email

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Pershendetje!
Jam shtatzanë ne muajin e 9-të, por saktësisht nuk llogaris dot sa javë jam fiks?!
Të fundit i kisha ne 4 Prill.
Faleminderit  nqs e poston.
Ti keni mire vogelushet tuaj!
Gezuar festat.
Pershendetje!
Dua nje këshillë per dhimbje veshi, per bebin tim 4 muajsh i dhemb prej dy ditesh.
Ikam hedhur ilacin, po nuk po i ben efekt .
Dua nje pergjigje sa me shpejt!
Pershendetje B&V.
Shes nje karrocë trio.
10 muaj e perdorur.
Shitet 250 mije leke.
Faleminderit ne qoftese e publikoni.
Pershendetje!
Vajza ime ka 5 vjet dhe ka 32 kg.
A mendoni se është mbipeshë?
Ju lutem me ndihmoni!
Çfarë te bej qe ajo te flejë rehat naten asnjeherë nuk fle e qete..!
Pershendetje!
Kam nje pyetje.
Më ka thënë doktori që kam Endomitriosi ne Greqisht por nuk di si quhet ne shqip ka pasur do njera prej jush ?dhe car ka bere? disa doktor me thon duhet ta heq gjinekologu im me thot jo car te bej?
Mirmbrema.
Jam 14 javeshe shtatzënë dhe akoma nuk e kam ndjerë engjëllin tim të levizë. Perafersisht kur duhet te levize bebi per her te par?
Mirembrema!
Sapo i vura re goces disa pucrra qe jane te njejta me line e ujit. Temperature apo shqetesime te tjera nuk ka deri tani mirepo jam e sigurte qe eshte ajo.. problemi eshte se une jam 3 muajshe shtatzane dhe kam frike se do ta marr dhe une. Ju lutem kush nga nenat ketu e ka kaluar gjate shtatzanise te me thote cfare komplikacionesh reale sjell sepse po lexoj shume ne internet, mirepo nuk jam e qete deri neser qe te shkoj tek doktori(jetoj jashte dhe ketu mbyllet sherbimi ne mbasdite) Faleminderit!
Miredita si jeni!
Desha tju pyes per motren time, po doja te isha anonim.
Eshte 6 muajshe dhe doktoresha i ka thene qe ke nje cist nodus.
A ka ndonje mama ne grup qe e ka pas kete cist dhe s'i ka vepruar.
Faleminderit!
Përshëndetje te gjithëve!
Do te doja një emër goce.
Kush mund te me ndihmojë?
Me shkronjen M ne fillim ose me shkronjen K ose me shkronjen T.
Ju faleminderit te gjithave!
Pershendetje!
Kam vajzen dy vjec e gjysem peshon 11 kg.
Ushqehet mire dhe eshte shume aktive.
I kam provuar ti jap vitaminë C por s'ka dhene rezultat.
Doktorat thone qe eshte shume mire.
Mua me duket e dobet.
Ju lutem nqs mund te me ndihmoni me ndonje sygjerim.
Faleminderit!
Pershendetje nena te dashura!
Desha t'ju pyes nese keni info: a mund te perdoren pilulat per rregullim cikli, pa rekomandimin e mjekut nderkohe qe je ne ditet e ciklit, pasi para 3 muajsh kam patur nje abort spontan dhe cikli me eshte crregullta?
Faleminderit nese e publikoni!
Pershendetje nena te dashura!
Jam 34 vjece kam 16 vjet e martuar, nuk kam fëmijë.
3 herë e kam provuar me ivf pa rezultat.
A ka nga ju nena si e keni provuar?
Te me jepni nje shpjegim ju a kisha ditë per Faleminderit!
Ju uroj jetë te gjatë ju bashke me bebushat tuaj!
Anonim ju lutem!
Pershendetje nena!
Kam nevoje per këshilla.
Burri im eshte shumë serioz dhe asnjëherë nuk me thotë Te dua apo te me beje komplimente, as nuk me përqafon.
Duhet gjithmone unë te bej gjithmone gjithçka, unë shkoj e përqafoj, e puth I them gjithmonë fjale te bukura. Po tani jam e lodhur se Femrat Kane me shumë nevoje per kto gjera nga Ana meshkujve qe ti degjojne. I kam then per kte gje po Prape e njejta situate. Kemi nje difference Moshe 10 vjet nk e di nese ky eshte nje problem per kte gj. Pres pergjigjet tuaja. Flm Anonim te lutem
Mirëmbrema nena te dashura!
ua te ndihmoni me nje mendim tuajin, sepse kam djalin tim se sa herë qe kap dicka te hekurt i ben korent!
Si mendoni ju cfarë ka djali im ??
Ju lutem me jepni mendimin tuaj.
Flm nese e poston ☺
në e kam djalin 7 muaj, po naten zgjohet ma shumë se 10 herë.
Kam pyt shumë pediater e njerëz, disa më kanë thanë se eshtë i uritur dhe kam shtuar ushqim, ma shumë, po nuk ka ndikuar.
Kam provuat gjithçka, prapë po zgjohet?
I jap edhe gji edhe ushqim po s'po ndikon prapë po zgjohet.
Pershendetje !
Jam 5 javeshe shtatzanë.
Sot bëra ekon, por doktori më tha, që nuk degjohen rrahjet e zemrës!
Bebi ishte ne krah te djathtë.
A eshtë ky problemi?
Ne cilin krah i keni pasur femijet tuaj dhe kur i keni degjuar rrahjet e zemres?Ju uroj gjithe te mirat.
Te dashura nena mund te me ndihmoni me foto të garderobës së femijëve tuaj nga ana brenda flm nqs postoni foto do me ndihmoni shum
Pershendetje nena.
Per pak dite vjen ne jete engjelli im.
Mund te me ndihmoni me ndonje emer te bukur per djem?
Mundesisht te fillojë me B. Flm
Pershendetje B&V!
 Nena uroj t'i keni mire bebushat tuaj!
Doja te ndaja me ju nje shqetesim timin.
Djali im sapo ka bere dy vjec dhe po i dalin dhemballet , nuk e di sa ndikojne por i eshte prere shume oreksi dhe eshte bere shume grindavec, nderkohe qe me pare nuk ka pasur kurrre probleme me ushqimin. Mua me ka zene nje stres i madh , plus qe jam dhe ne muajin e fundit te shtatzanise. Tere diten mendoj se nuk e kam mire djalin. Ju lutem me tregoni nga eksperincat tuaja si i kane perjetuar femijet daljen e dhemballeve. Ju uroj shendet dhe Zoti qofte me ju!
Pershendetje nena te dashura!
Kam vajzen 9 muajshe, programi ushqimor eshtë ky:
ne mengjes Tërhan sepse e ka shumë qejf.
Ne oren 11 frutat mix ne blender.
Ne oren 2 perimet te ndryshme, po pothuajse te gjitha ka kam perdorur me kombinime, ja bej dhe supe me makarona, i kam filluar dhe mishin.
Nga ora 7 kremin per momentin te Nutribe... me 8 llojet e drithërave plus dhe gjirin qe eshte shumë e fiksuar dhe rralle biskota me qumesht se nuk i ka qejf.
Theksoj qe jo se ha dhe shumë po me pak te genjyer si te gjitha.
Ndonje gje shtese ju qe i keni bebushat kaq??
Pershendetje B&V!
Kam nje djalë 4 vjec, po kemi menduar dhe per nje femije tjeter.
Kam bere testin mbas 2 jave dhe me ka dale negativ menstruacionet duan 10 dite t'ju vije data, po gjinjte nuk mund ti prek.
Si thoni mos e kam bere heret testin se u merzita kur doli negativ...?
Pershendetje!
Nese me ndihmoni me nje informacion per lejen e paralindjes.
E fillova paralindjen ne 7 nentor - 12 dhjetor, por paga e nentorit ishte futur vetem pagesa per nje jave ditet e tjera jo.
Paralindja merret e gjitha njeheresh duhet te pres pas dates 12 dhjetor?
Si funsionon?
Punoj ne arsim.
Faleminderit!
Mirëmbrëma nena dhe të jave te mbare!
Me thënë te drejtën pardje isha te pediatri, i cili me vuri ne merak moj nena!
Më tha se vajza ime 1vit i ka akoma këmbët shumë të përkthyera, të harkuara, por më këshilloi të prisja, ndërkohë që duhet t'a nxjerr shumë në diell.
Ajo që 11 muajsh ka filluar te ece.
Pyes veten po sa duhet pritur, deri kur, pa marrë asnjë lloj mase?
A duhet t'a coj diku tjetër per kontroll! Ndonjera qe ka pasur te njejtin problem si une, ka pritur apo ka filluar te bëjë kontrolle, per t'a sheruar?
Ju lutem ndihme!
Shpresoj shumë, qe ne faqe te kete edhe ndonje pediater, te me qetesoje disi....!
Faleminderit pa fund për ndihmen, nese do ma jepni!
Pershendetje!
Pershendetje!
Kisha nevojë per nje mendim ju lutem!
Jam ne javen e 6-të te shtatzanise kam shumë rendesë ne bark.
Pse mund te jetë kjo rëndesë?
Ju lutem anonim!
Të dashura mama te palodhura!
Jam shumë e shqetesuar dhe askush nuk me ka ndihmuar me nje pergjigje te kenaqshme, madje dhe pediatri me thote mos bej asgje, rregullohet vete.
Kam nje vajze 3 muajsh dhe në anën e djathtë e ka kokën shumë të shtypur.
Fle gjithnje nga ana e shtypur.
Mundohem t'a kthej në gjumë nga ana tjetër, por ajo gjen rehat ashtu dhe kthehet prape.
A ka rrezik per koken?
Ju lutem me jepni nje keshille sado te vogel, se po cmendem!
Kam nje frike te madhe se mos i mbetet ashtu koka dhe sidomos se nuk i zhvillohet.
Ju faleminderit nese me shkruani, ju lutem, ju lutem...!
Pershendetje Bebe&Vogelushe!
Ju faleminderit per ndihmen tuaj, sepse ju shkruaj pothuajse cdo jave!
Kam nje djale 3 muajsh.
E pi me qejf qumeshtin dhe eshte hamëse.
Qumështi, që i jap tani është shumë i shtrenjtë për mua! Kur mund te filloj me qumështin e lopës?
Ju falenderoj për informacionet dhe ndihmen tuaj!

Mirëmbrëma mama!
Kam 10 jave, qe jam shtatzane.
Nuk e mohoj, e kam dashur këtë fëmijë, por tani nuk ndihem fare e lumtur.
Ndihem si e humbur, si pa asnje lloj gezimi.
Mijera gjera mendoj dhe mijera dyshime mbaj ne koke.
Nuk jam aspak si nenat e tjera, qe jane shtatzane dhe te lumtura, ndersa une kam shume frike.
Si mendoni? Pse ndihem kaq e pasigurte?
Pse të mos jem e lumtur, nga kjo shtatzani, ashtu si gjithë gratë e tjera?
Mirëmbrëma Bebe&Vogëlushë!
Jam 27 vjec.
Kam nje djale.
Para nje viti pësova deshtim spontan në javën e 13 dhe më bënë pastrim.
 Pas pastrimit si unë ashtu dhe burri beme te gjitha analizat e mundshme si spermiogramën, spermiokulturën dhe une tamponin vaginal.
Pamë nga analizat, qe ishim pozitiv ndaj enterokokut dhe Eskerikia Koli.
Tani po marrim antibiotik.
Pas kures tubat dukeshin te lire....
Dua tju pyes, para se te nisim femijen tjeter, duhet te bej prape analiza?
Faleminderit paraprakisht!

Mirëdita nëna!
Vajza ime ka mbushur 5 muajsh dhe peshon 8 kg.
E ushqej me qumesht artificial 5 here ne dite nga 210 ml.
Kur shkova te pediatri me tha, që të shtoj në biberon Biskota për bebe, në vaktin e pasdites, por harrova t'a pyes për masat e qumeshtit dhe biskotave.
È mora në telefon, por nuk me pergjigjet se sot eshte e diele.
Faleminderit nese me ndihmoni!
Kalofshi bukur!
Mirëmëngjes kesaj faqeje kaq te vecante!
Faleminderit per gjithe ndihmen tuaj paraprakisht!
Jam mami i dy femijeve te mrekullueshem dhe po kërkojmë edhe te tretin.
Jam shume e kujdesshme, per analizat dhe i bej para se te nis nje shtatzani.
Midis tyre bëra dhe toxo testin.
Kete rradhe isha pozitive.
Te dashura nena dua t'ju pyes,a duhet te pres per femijen e trete, apo mund të fillojme menjehere shtatzani te re?
Nuk dua t'i ndodhe asgje e keqe birit!
Ju faleminderit nëna, per seriozitetin, qe mbani kur ju pyes, per diçka!
Pershendetje!
Ndoshta jam jashte teme, kam nje kohe te zgjatur me infeksion urinar.
Kam marre antibiotik dhe me perseritet prapë.
Mos ndoshta ndonje nga ju ka pasur te njejtin problem?
Mund te tregoni si e keni zgjidhur?
Ju faleminderit!
Ju lutem anonim!
Mirëdita Bebe&Vogëlushë!
 Kam një vajze te vogel 9muajsh.
Vuajta shume ne lindje dhe me pas.
Isha per gati tre muaj shume keq me penjte pa fund dhe gjirin gjithe plage dhe infeksion.
Nuk kam askend prane te me ndihmoje, pervec burrit,por ia kam dale pa problem.
Ajo qe me shqeteson është se jam ziliqare, për mamat, qe i shoh te dalin, te argetohen...!
Ato bejne qejf dhe kenaqen, ndersa une nuk mundem.
Si t'a mund kete ndjenje zilie?
I them vetes sa budallaqe je, qe mendon keshtu, por nuk arrij te mos e ndjej, inatosem gjithmone, kur shoh si dalin te tjerat dhe une nuk mundem.
Ju lutem, e di që mund te duket budallallek, por pervec se ketu, nuk mund te shprehem askund tjetër!

Mirëmëngjes!
Tre vjet më parë kam bërë një dështim me dëshirë dhe sot e kësaj dite nuk arrij të gëzoj më jetën time.
Atehere isha 23 vjec dhe isha ne javen e 12-të te shtatzanise, kur femija ishte formuar tashme: kishte koken, dy krahet dhe dy kembet, vetem se kishte problem me gjatesine; nuk di ne ate jave femija ndjen dhimbjen apo jo, por edhe pse e konsideroja nje gje te llahtarshme deshtimin, e bera, sepse nuk arrija te mendoja te lindja nje femije me keqformim.
E doja shume nje femije dhe mosha po shkon...
Tani nuk arrij t'a harroj kete gje, edhe pse e justifikoj zgjedhjen e rende, qe bera.
Jam nje grua e qete dhe e matur, me pëlqejnë shume femijet, madje punoj edhe në çerdhe.
Tani po kërkoj nje femije, si gjithe nenat e tjera, por nuk po vjen,sepse po paguaj Per ate qe bera.
Gjithe diten nuk me hiqet nga mendja femija im, me duket sikur e kam gjithe kohen perdore,kur flas me te tjeret, kur jam duke ngrene, kur eci me makine...! E mendoj pranë vetes, aq te madh, sa do ishte sot....
Me sheh dhe me thote pse nuk me deshe mami?!
Nuk arrij tju shkruaj gjithcka që me thote ai femije, se do vdisja nga turpi....
Ju lutem cfare duhet te bej, qe t'a fal veten për atë krim, qe bera!
Ju faleminderit!
Mirëdita nena!
Jam një vajzë shumë e re 18 vjeç muajin tjeter.
Jam lidhur me nje djale 22 vjec.
Shkojmë shumë mire me njeri tjetrin dhe e dashurohemi me te vertete shume.
Para një jave mora vesh se isha shtatzene.
I dashuri im eshte shume i lumtur dhe me jep shume zemer.
Me thote qe do punoje akoma me shume dhe do t'ia dalim mbanë.
Fatkeqsisht une jam e tmerruar, sepse nuk di si t'ia them babit tim.
Mamit ia thashe dhe mbeti e turperuar dhe gati donte të me rrihte, por megjithatë e di zemrën e saj, do më gjendet pranë.
Po baballareve si do tja bejme t'u themi?
Po sikur te nxehen dhe te me rrahe i imi....
Kam shume frike.
Ju lutem nuk kam asnje zgjidhje!
Çfare te bej...?
Mirëmbrëma!
Jam 25 vjec.
Per fat te keq vjet pesova nje abort te brendshem, por tani fale Zotit jam serish shtatzane dhe ndihem ne qiellin e shtate, por njekohesisht shume e trishtuar.
Jam bërë shumë nervoze, inatosem menjëherë, sapo i vjen një mesazh burrit ne celular.
Mendoj se burri duhet te me kushtoje shume vemendje, te me perkëdhelë, por ai më thotë je bërë tekanjoze e madhe.
Çfare te bej qe te me afrohet burri me teper?
Si t'a heq gjithe kete stres dhe te mos vuaj me kaq shume?
Ju faleminderit paraprakisht!
Ju lutem nana te dashura!
A mundeni me m tregu çfarë problemi?
Kam vajzen dy vjet e gjysmë, ku te gjejë peshqira i fut ne gojë.
Shumë ku te sheh s'kryhet. Çfarë problemi ka?
A keni pasur kësi rasti ju? Pse peshqirat e duarve ato qe pastrohemi a ken te lan a jo?
Sja vet veq a gjan kun me shti ne gojë.
Pershendetje Bebe&Vogëlushë!
Kam probleme me ushqimin, per djalin, qe eshte 21 muajsh deri para pak kohesh ka qen mirë hante çfarë i gatuara, por tani nuk po ha asgje, as gjellën, as frutat, me zor nga pak 3 a 4 lugë.
Kaloi nje grip para nje jave dhe s'po i vjen oreksi.
Doktori me tha qe do i vijë sapo te mbarojë me shurupë, por po vazhdon e njejta histori.
Sa vjen ora, për të ngrënë, mbyll gojen dhe s'e hap. Kam provuar çdo lloj mënyre, po hiç s'po jep rezultat.
Do ju lutesha shumë te me ndihmonit me ndonje mendim dhe receta, se cfarë i gatuani bebave tuaj ne këte moshë.
Eshte e vertetë qe sa me shumë rriten aq me te veshtirë behen me ushqimin.
Ju lutem se me ka merzitur shumë kjo situatë.
Ju faleminderit kush komenton!
Shes nje karroce 3 në 1 per vajza.
Shume pak e perdorur.
E blerë ne Gjermani 600 euro.
Shiten per arsye emigrimi.
Çmimi 280 mije leke.
Faleminderit ne qofte se e publikoni!
Të dashura nëna!
Kam tre fëmije te levizshem dhe te zhurmshem shume afer me moshe. Me japin shume kenaqesi, por nje lodhje te paimagjinueshme. Vajza me e vogel e imja eshte 6muajsh.
Para dy ditesh, po e perkundja t'a vija ne gjume ne krahët e mi dhe koken mbështetur ne gjoksin tim. E humba durimin kur dy te medhenjte po beheshin shume te prape dhe e shkunda te voglen me shume force, qe t'a pushoja.
Vetem kur e zuri gjumi dhe u qetesova pak më hyri frika, se mos duke e shkundur i dëmtova qafen ose trupin e saj te brishte.
Theksoj se vajza buzëqeshte ne gjume dhe nuk pati shqetesime, por une jam e tmerruar.
Per tú qetesuar sadopak fillova te lexoj ne internet per sindromen e shkundjes se foshnjave!
Po çmendem kur mendoj se do i kem bërë keq vajzës, pa dashje....
Ndihem në faj...
Ju lutem me ktheni përgjigje sa me shpejt!
Po vdes nga ankthi!
Faleminderit!
Isha ne vizitë tek mjeku edhe mujoret e fundit i kam pas me 18/10/2016 edhe nuk me tha sa muajsh jam.
Asgjë, vetem me tha se ne anen e majtë është beba edhe ne anen e djathtë e kam një çist.
Më dha këto bardhana me i perdor.
A pengon çisti në zhvillimin e bebes?
Ju lutna tregomëni!
Jam ber shumë merak 😞
Mirëmbrema nena te dashura!
Kur ju kanë dalë bebave tuaj kici i pare?
Po per te ecur kemba dorazi?
Unë e kam 9 muajshe dhe akoma jo.
Pershendetje!
Kush ka perdorur nga ky ilaç (Oterino) dhe per cfarë perdoret?
Ju lutem me ktheni pergjigje!
Pershendetje nena!
Kam hall te madh me vajzen një vit.
Prej se ka lindur, kur e ve ne gjumë naten patjeter e ka te qajë me te madhe deri sa e zë gjumi.
Them kjo ndodh cdo natë ama bash cdo natë, pastaj flen pesë minuta, zgjohet prapë, qan.
Aspak nuk eshtë e rehatshme ne gjumë.
E kam pas ne pediater më ka thënë se gjithçka eshtë ne rregull, po vetë femija esht i tillë.
Me ndihmoni nena kush ka pas rastin e njejtë dhe si i keni qetësuar femijet.
Pershendetje nena!
Ju uroj te jeni mirë ju dhe bebushat tuaj.
Thjesht dua nje mendim nga ju.
Kam dy binjake, por po më duket se jam shtatzane.
Daten e periodave e kam me 3 Dhjetor e mua më vinë gjithmonë gati një javë para, po këtë herë ende jo.
Si thoni ta bej nje test?
Jeni shummë te mira!
I paci me jetë bebat Anonim ju lutem!
Pershendetje!
Kam për të shitur krevatin për bebe, së bashku me dyshekun, jorganin dhe anesoret, pasi shume shpejt me vjen me bebi i dyte dhe duhet te marre nje krevat marinari.
Faleminderit!
Cmimi 10 000 lekë.
Amani moj nena me ndihmoni me ndonje kure popullore!
A ndonje gje qe keni dëgjuar.
Jam ne hall te madh. Shumë kam, 7 vite qe kërkoj një femijë, po Zoti nuk do, qe unë të bëhem kurrë nënë.
Jam vizituar si unë dhe burri, po asgje kam shkuar neper plaka qe te ngjeshin barkun po prapë asgjë, kam pirë acid folik, cdo gje po prapë asgjë.
Nuk e di cfare te bej jam e pashpresë!
Ju lutem me ndihmoni!
Mos ngurroni ne qofte se keni degjuar ndonje gje! Anonim ju lutem shumë!
Pershendetje!
Kam gocen 1 muajsh.
Kërthiza i ka rënë kur ishte 3 diteshe dhe qe atehere i kullon si leng jeshil.
Ju lutem çfarë me rekomandoni nese keni pas rastin tim ndonje nene?
Faleminderit!
Pershendetje!
Kam nje shqetesim per vajzen qe po me gërryen cdo dite!
Vajza ime keto dite bene 3 muajsh.
Ndjekjen dhe lindjen e bera tek Hyge... kur te bente vajza 8-javeshe kisha te perfshire ne pakete ekon koksofemorale (eko e legenit te bebit), mjekja e asaj klinike me tha qe legenin e ka mire, por palat e njeres kofshë nuk jane simetrike me palat e kofshes tjetër.
Ju lutem moj nena!
A mundeni te me thoni, si i kane palat e kofshes bebat tuaj?
A ka ndonje domethënie kjo qe me tha doktoresha, apo e beri per lek, qe te shkoj serisht per visitë atje.
Ju lutem me tregoni sinqerisht cfare te bej se po me shtrydhet zemra cdo dite per vajzen, sa here e nderroj, aq here ja bashkoj kembet qe ja shof palat qe nuk i ka simetrike!
Mirëmbrëma B & V!
Ju lutem mund ta publikoni!
Jam nje mama e re.
Kam vajzen 1 vit.
Do i lutesha shuumë nenave nese mund të me ndihmojnë me veshje per vajzen, pasi nuk kam mundësi ti blej (nese keni qe nuk i bejnë me vajzes tuaj e nuk i doni).
Rri ne nje fshat te Greqisë.
Ju lutem kush mundet të më ndihmojë, pasi erdhi dimri e nuk kam rroba te trasha.
Shpresoj të më kuptoni..
Kush ka te komentoj se ju shkruaj unë.
T'i keni mirë bebat!
Pershendetje nena!
Kam bebin 8 muajsh me eshtë bllokuar dhe nga hundet dhe ka shume kolle.
Mora mjekime, por pa rezultat. Po ben 4 ditë.
Ju lutem ne kushte shtepie cfarë mund t'i bej?
Pershendetje!
Ju lutem me thoni kush nga ju nena ka perdorur kete formule?
Si ka ndikuar ne shendetin e femijes tuaj?
Faleminderit!
Pershendetje!
Ju lutem publikojeni!
Jam keq me stomakun, po me dhemb, ka dy dite.
Kush me tregon ndonje recet bio pa ilaçe, per qetësimin e stomakut.
Ju përshëndes!