Reklame

Ushqimet, receta për fëmijë

Ushqime, receta për fëmijë

Follow by Email

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirëdita Bebe&Vogëlushë!
 Kam një vajze te vogel 9muajsh.
Vuajta shume ne lindje dhe me pas.
Isha per gati tre muaj shume keq me penjte pa fund dhe gjirin gjithe plage dhe infeksion.
Nuk kam askend prane te me ndihmoje, pervec burrit,por ia kam dale pa problem.
Ajo qe me shqeteson është se jam ziliqare, për mamat, qe i shoh te dalin, te argetohen...!
Ato bejne qejf dhe kenaqen, ndersa une nuk mundem.
Si t'a mund kete ndjenje zilie?
I them vetes sa budallaqe je, qe mendon keshtu, por nuk arrij te mos e ndjej, inatosem gjithmone, kur shoh si dalin te tjerat dhe une nuk mundem.
Ju lutem, e di që mund te duket budallallek, por pervec se ketu, nuk mund te shprehem askund tjetër!

4 comments:

Bebe dhe Vogelushe said...

E dashur mikeshë dhe nënë e re e faqes sonë!
Ndjej të të them se kjo zili vjen nga një gjë shumë e thjeshtë për t'u kuptuar dhe mënjanuar.
Ju e vini veten t'a krahasoni me nënat e tjera.
Mos e krahasoni veten tuaj me askënd në këtë botë, sepse përveç inferioritetit nuk do të fitoni asgjë tjetër.
Ndoshta një nënë tjetër nuk do t'ia kishte dalë dot të rriste kaq mirë sa ju vajzën e saj, me gjithë ato dhimbje pas lindjes dhe vuajtjesh... me askënd pranë, e vetme, pa asnjë ndihmë përveç burrit tuaj.
Asnjë grua nuk është më e mirë, se një tjetër. Askush nuk duhet t'a vërë në krahasim veten me të tjerët, sepse të gjithë kanë halle, probleme, ndoshta jo fizike, por shpirtërore... ku di unë ndoshta një burrë që luan bixhoz, një vjehrri, që ngatërrohet në jetën e çiftit. Jeta e grave të tjera nuk është e përsosur, për asnjë....
Nëse këshillat e Bebe&Vogëlushë nuk ju ndihmojnë, mos ngurroni të kontaktoni një psikolog, për tju ndihmuar të punoni mbi këtë ndjenjë, për të cilën vuani në këtë periudhë!
Urimet më të mira nga Bebe&Vogëlushë për tja dalë mbanë!

Ensara said...

Ca halli paske ti mi shoqe. Ka dhe me keq. Por gjithmone duhet te falemderojm zotin qe jemi mir me shendet Do te rritet vajza. Dhe kte situate qe je tani do te duket si ender. Me beso. ;) :)

Besoj se e ke kte ngaqe sdel.ndikon shume ne mendime situata qe po kalon

Joana said...

P.o. vish gocen e dil dhe une vetem jam kam gocen 6 javeshe me gji ku I kam gjak me gocen e pare vdiqa e u ngjalla se me mori keq gjilpera e rrita vetem si puna jote se emigrimi kete ka, dil argetohu bashke me gocen se argetimi yne femijet jane njihu me njerez te rinj por mendoj se cdo kush e ban jeten si do. Mos merr shembull askend e mos kerko te jesh e te bash si askush. Ku ka argetim dhe terapi me te mire per te hequr stresin se femija, ato ta zbukurojne jeten thjesht jepi kuptim dhe rendedi jetes tuaj mos shih dynjan. Uroj te ndryshosh cdo gje e ta gezosh jeten tende sepse do ishte shume bukur po qe ti e lumtur eshte dhe familja . Shih ti kur te rritet goca do thuash cpaskam humbur koh kot me ziline.

Ardena said...

Me fa po te them mendimin tim. Zilia eshte semundje shum e keqe.me siguri qe e vogel kishe zili shoqet qe kan lodrat me te bukura se te tuat.pastaj ato qe kishin notat me te mira ne shkolle. Pastaj ata qe u fejuan e martuan para teje. Tani me bebat. Pastaj do behen femiet per fejese 😕😕😕 sa me pak te shikosh ca bejne te tjeret me e lumtur do jeshe.sa me shum te vlersosh e falenderosh Zotin per cfar ke do ndihesh me e qet shpirterisht. Naten