Reklame

Ushqimet, receta për fëmijë

Ushqime, receta për fëmijë

Follow by Email

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirëdita nëna!
Vajza ime ka mbushur 5 muajsh dhe peshon 8 kg.
E ushqej me qumesht artificial 5 here ne dite nga 210 ml.
Kur shkova te pediatri me tha, që të shtoj në biberon Biskota për bebe, në vaktin e pasdites, por harrova t'a pyes për masat e qumeshtit dhe biskotave.
È mora në telefon, por nuk me pergjigjet se sot eshte e diele.
Faleminderit nese me ndihmoni!
Kalofshi bukur!

2 comments:

Bebe dhe Vogelushe said...

E dashur nënë e faqes sonë!
Në përgjithësi pediatrët nuk këshillojnë shtimin e biskotave në qumësht, por meqenëse ua ka këshilluar, pediatri juaj patjetër e ka një arsye (rigurxhito, kapsi, grindje nga uria etj).
Për dozat e sakta duhet të prisni fillimin e javës dhe të pyesni pediatrin e foshnjës suaj!
Përshëndetje dhe kalofshi bukur dhe ju!

Belinda said...

Po habitem me kete pediatrin tend qe per te shtuar ushqimin, te ka thene te futesh biskota plot sheqer ne qumesht. Nuk di çte them se ketu ku jetoj, nuk i keshillojne fare biskotat ne qumesht. Madje kur shkojne bebet 5 muajsh, u fillojne vetem nje vakt ushqim te ngurte patate e karrote ne mesdite e te tjerat qumesht gjiri ose formule. Nejse, pyete neser prap per me teper saktesi. Un personalisht nuk i kam futur asnjehere biskota ne qumesht, por ia jepja me vone ne dore kur u be 1 vjeçe e kishte ca kica. Ne qumesht i futja çereal pluhur kur ishte nja 10/11 muajsh qe i kishte shtuar tashme vaktet e ushqimit dhe e hante me luge.