Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirëmëngjes!
Tre vjet më parë kam bërë një dështim me dëshirë dhe sot e kësaj dite nuk arrij të gëzoj më jetën time.
Atehere isha 23 vjec dhe isha ne javen e 12-të te shtatzanise, kur femija ishte formuar tashme: kishte koken, dy krahet dhe dy kembet, vetem se kishte problem me gjatesine; nuk di ne ate jave femija ndjen dhimbjen apo jo, por edhe pse e konsideroja nje gje te llahtarshme deshtimin, e bera, sepse nuk arrija te mendoja te lindja nje femije me keqformim.
E doja shume nje femije dhe mosha po shkon...
Tani nuk arrij t'a harroj kete gje, edhe pse e justifikoj zgjedhjen e rende, qe bera.
Jam nje grua e qete dhe e matur, me pëlqejnë shume femijet, madje punoj edhe në çerdhe.
Tani po kërkoj nje femije, si gjithe nenat e tjera, por nuk po vjen,sepse po paguaj Per ate qe bera.
Gjithe diten nuk me hiqet nga mendja femija im, me duket sikur e kam gjithe kohen perdore,kur flas me te tjeret, kur jam duke ngrene, kur eci me makine...! E mendoj pranë vetes, aq te madh, sa do ishte sot....
Me sheh dhe me thote pse nuk me deshe mami?!
Nuk arrij tju shkruaj gjithcka që me thote ai femije, se do vdisja nga turpi....
Ju lutem cfare duhet te bej, qe t'a fal veten për atë krim, qe bera!
Ju faleminderit!

4 comments:

Bebevogelushe said...

E nderuar zonjë!
Mendoj se keni nevojë të menjëhershme për një psikolog dhe ndihmën e tij!. Uroj me gjithë zemër t'a kaloni këtë periudhë të errët të jetës suaj!

Elona said...

Trupi i nje njeriut eshte nje forme ne materie vetem sa per te mbajt shpirtin. Asnje qenie smund te quhet e tilla derisa te vij shpirti ne trup. Ti ke ber nje gabim,e kush nuk i ben ato ne jete,me rendesi te pendohemi perballe zotit,dhe ti je penduar,duhet te besh vetem japin e fundit duro perpara sproves,perjetimi i sprovave eshte pastrim nga mekatet. Fol me nje psikologe apo me njerez qe kan kaluar te njejten Situate.

Steva said...

E dashur zonje keni kaluar nga gabimi ne faj ...ju keshilloj te konsultoheni me nje psikolog ...shum shpejt do gezoheni me.nje bebe qe do tju sheroje dhimbjen qe ndjeni .ju uroj fat

Sidorela said...

Harroje ate qe ndodhi nuk kthehet me mbrapsht. Je shume e re dhe do besh femije sa te duash mos u merzit. Sa me pare ta harrosh aq me e lumtur do jesh. Mos e fajeso me veten.