Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



E dashur Bebe&Vogëlushë!
Jam 47 vjec.
Verën e kaluar bëra një abort, ndoshta per shkak te moshes sime shume te madhe.
Mjeket ma keshilluan kete abort dhe burri kishte frike, se mos nga mosha ime fëmija do dilte bartës i handikap, mami i tij gjithashtu me thoshte, se je shumë e vjetër, pastaj edhe puna, qe mund t'a humbisja...
Thonin shume gjera.
Keshtu m'u mbush mendja dhe abortova.
Qe ate cast, pas abortit kam vdekur si njeri, me bren ndërgjegja, urrej burrin tim, nuk e duroj dot mamane e tij, per ato qe me bene, por mbi të gjitha nuk arrij te fal veten time.
Dy vajzat e mia po vuajne gjithe pasojat e kesaj zgjedhje te frikshme, qe bera.
Po me mbyt dhimbja dhe qaj shume.
Gjendja ne vend te permiresohet, po keqesohet cdo dite e me shume.
È ndjej veten nje kriminele.
Eshte hera e dyte, qe ju shkruaj...
Ju lutem publikojeni, sepse heren e kaluar me thate te perpiqem t'a harroj, por nuk po mundem.
Ju falenderoj pa mase!
Pres me padurim komentet tuaja!


2 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur nënë e faqes sonë!
Ndjesë nëse ju përsërisim atë këshillë, që ju nuk dëshironi t'a dëgjoni sërish: dëmi që u bë, u bë tashmë dhe ju duhet të ecni përpara.
Nuk keni zgjedhje tjetër veçse të ecni përpara.
Familja dhe vajzat tuaja kanë më shumë se kurrë nevojë për ju dhe ju për ata.
Përshëndetje të përzemërta dhe ju urojmë sa më shpejt qetësi të rikthyer familjare dhe shpirtërore.

Anonymous said...

Me vjen keq per gjendjen ne te cilen ndodheni por edhe une do ju keshilloja ti linit pas kraheve ate ngjarje mbi te gjitha per vajzat.Do ju thoja te mendoni per ato tani e te mos i humbni edhe ato se kane nevoje per ju sic keni edhe ju per ato.