Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Të dashura Bebe&Vogëlushë!
Jam mami i nje vajze 6vjeç, e cila dje paradite me pyeti, çfarë është: bësh dashuri? (e kishte degjuar ne televizor)

Iu përgjigja, që jane perkedheljet, e te rriturve, por pyes veten a eshte mire tu pergjigjesh keshtu?
Duhet te jesh më e qarte, se kaq, ne kete moshe, sepse gjithsesi kane per ta marre vesh nga te tjeret ose internet me keq akoma?
Ju falenderoj paraprakisht, për cdo keshille tuajen!

1 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur nënë e faqes sonë!
Fëmijëve u duhen dhënë përgjigje të qarta dhe vërteta, kur pyesin për gjëra delikate.
Kur arrijnë fashën e moshës 4-6 vjeç ata janë shumë kureshtarë mbi origjinën e jetës dhe nuk kënaqen me përgjigjet tona, ke dalë nga sqetulla e mamit.
Sidomos fëmijët e sotëm, të cilët janë "të bombarduar" nga TV, Internet, shohin gjithnjë e më shpesh skena seksuale të guximshme. Ndoshta pas pyetjes, që ju ka bërë fshihet pyetja tjetër :Si lindin bebat?
Mund tu themi atyre psh, që bebi formohet në barkun e mamit dhe babi vë një farëz të vogël dhe mami e vë tek një vezë, që të ushqehet dhe të rritet
Bësh dashuri, duke shkëmbyer puthje dhe përqafime mund të lindin fëmijët.
Në vija të përgjithshme nuk ka përgjigje të duhura apo të gabuara, e rëndësishme është, që përgjigjet të jenë sa më të natyrshme dhe të sinqerta. Po aq e rëndësishme është, që të përgjigjemi pa turp: heshtja jonë i lë vetëm fëmijët para zbulimit të seksualitetit dhe kjo mund të jetë shumë e dëmshme. Përshëndetje të përzemërta!