Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Përshëndetje nena te dashura!
Kam nje problem te madh, qe me ben te ndihem shume keq.
Kam nje djale 24 muajsh, që të dyja gjyshet i thërret mami
Jam munduar shume qe t'i shpjegoj qe jam une mami i tij, jo gjyshet.
Edhe sot paradite e thirri vjehrren time mami, por ajo nuk thote asgje, as mami im....
Asnje nuk ia shpjegon.

Të dyja rrinë è nuk flasin dhe kjo me terbon shume, nuk di cfare te bej, i kam provuar te gjitha....
Nuk e kuptoj, pse ben keshtu, rri me te gjithë diten, luaj me te, i bej, per te ngrene, e ushqej, e laj, e nderroj, i lexoj libra, por asgje, me therret ne emer dhe atyre u thote mami.
Dëgjon të mëdhenjtë, qe me therrasin keshtu dhe ben edhe ai
Ju falenderoj nese me ndihmoni.

1 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur Bebevogëlushe! E kuptoj shumë mirë atë ç'ka ndjeni dhe e di sa mund të jetë e pakënaqshme,por edhe në këtë gjendje duhet mbi të gjitha durim.
Fëmija mbushet me atë ç'ka thonë dhe bëjnë ata që e rrethojnë.
Ndoshta i pëlqen tingulli i fjalës dhe eksperimenton ose ndoshta mendon, se u tregon dashurinë e tij, të tjerëve, ndërsa i quan mami.
Mendoj se duhet të flisni me gjyshet dhe t'u kërkoni atyre tju ndihmojnë, që tua shpjegojnë djalit dhe t'a korrigjojnë atë, duke i thënë, jo mami, nëna.
Siguroni ato se duke bërë këtë, nuk humbin dashurinë e nipit, përkundrazi e ndihmojnë, duke e korrigjuar me buzëqeshje.
Ju përshëndesim!