Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirëdita nëna!
Jam ne nje gjendje shume te veshtirë.
Jam fejuar me nje djalë, që është ndarë, pak muaj përpara dhe ka nje vajzë 6 vjeçare.
Ka gati një vit e ca, që nuk banon më me to dhe vajza e tij pyet gjithnjë "a do bashkohen prapë mami me babin".

Te dy si i fejuari im edhe e ema nuk i thonë vajzes te verteten,vetem e genjejne! I kam thene gjithmonë tregojini te verteten, sepse keshtu i bejne vetem keq.
Ju falenderoj nese jepni ndonje mendim, sepse te dy e lexojme kete faqe, sidomos tani, qe nuk di si do bëjë me vajzen......!

3 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur Bebevogëlushe!
Për fat të keq, është e vështirë për prindërit t'u flasin fëmijëve të tyre, për të tilla situata, ndoshta nga frika, se do t'i lëndojnë apo t'u shkaktojnë trauma psikologjike.
Është mëse e drejtë të thuhet e vërteta, sepse sido që të jetë fëmijët e ndjejnë, që diçka nuk shkon, por në shumicën e rasteve e ndjejnë akoma më të rëndë se ç'është, po nuk ua shpjeguan.
Gjithashtu mungesën e komunikimit mes dy prindërve të fëmijës dhe fëmijës së tyre mund të vijë edhe si ngurrim nga ana e tyre, se është akoma herët, për të marrë vendim të prerë, për ndarjen e plotë. 
Nga njëra anë përpiqen të ruajnë fëmijën e tyre nga lëndimi dhe nga ana tjetër ndoshta nuk duan t'a vënë vogëlushen, para faktit të kryer dhe t'i thonë "zyrtarisht", se janë të bindur të ndahen, kur thellë thellë ndoshta nuk janë gati të ndahen.

Unknown said...

Sigurisht qe duhet ti thoni te verteten genjeshtra vret me shum,nese nuk dini si kerkoni ndihmen e psikologut nuk esht turp.

Unknown said...

Sigurisht qe duhet ti thoni te verteten.genjeshtra vret me shum, nese nuk ndiheni mire kerkoni ndihme nje psikologu, nuk eshte turp