Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Shumë të dashura bebevogelushe!
Po kaloj nje gjendje shume te erret.
Jam mami i katër fëmijëve të mrekullueshëm nga 12 vjec i madhi deri në 9muajsh më i vogli.
Keto kohet e fundit e kam humbur fare durimin,pak nga nevojat jetesore te familjes dhe fëmijëve e pak se nuk kam njeri te me ndihmoje.

Ne fund te dites arrij sikur jam e derrmuar, jo fizikisht, por shpirt dhe mendërisht. Ndonjëherë më duket vetja si një grua shërbimi pa rrogë, më keq akoma, shërbëtore...
Fëmijet, të cilët theksoj, që i adhuroj, i shoh dhe me perzihet, jo nga mungesa e dashurisë, por nga lodhja e madhe.
E shoh veten time në kete pike dhe me vjen te var veten. Si perfundova deri ketu? Si mund te dal nga kjo gjendje???
Theksoj se sapo u ktheva nga pushimet (të shkurtra) dhe asgje nuk ka ndryshuar.
Faleminderit për cdo keshille te vlefshme!

1 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur nënë e faqes sonë!
Me katër fëmijë çdokush nga ne do të ishte e justifikuar për lodhjen fizike dhe mendore.
Nëse doni një këshillë, ju them të kini kujdes, të mos kërkoni shumë nga vetja, nga trupi dhe koka.
Fëmijët më të rritur, përveç të voglit, ma do mendja janë në shkollë dhe kopsht paraditeve, ndërsa i vogli nëntë muaj mund të kërkoni tja besoni ndonjë mikeshës suaj, aty ku banoni, të paktën një orë, për t'i kushtuar vëmendje vetes.
Të dalësh të paktën një orë në ditë, sjell jo vetëm mirëqenie tek ju vetë, por edhe te fëmijët dhe familja juaj.
Bëni diçka, që ju pëlqen, dilni për një xhiro në këmbë, pini ndonjë kafe me ndonjë shoqe, ose dhe vetëm, shkoni te parukieri, blini diçka të vogël, për veten etj. Mos ngurroni t'i kërkoni ndihmë edhe bashkëshortit tuaj, kur e shihni, që po ju mposht lodhja.
Edhe vetë fëmijët do ju presin me gëzim, kur të ktheheni dhe tju takojnë.
Nënat perfekte nuk do t'i gjejmë kurrë në këtë jetë, vetëm nëpër filma.
Vërtet bëhesh nënë, por vazhdon të jesh femër dhe grua.
Përshëndetje të përzemërta!