Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirëdita Bebe&Vogëlushë!
Jam nëna e nje vajze te bukur 1vit e gjysmë. Jam 38 vjeç.
Kur linda vajzën me cezarian dhe shume vështirësi të mëdha pas lindjes, u ktheva nga materniteti dhe e gjeta burrin duke chatuar me një 18 vjeçare.
Mendoja se kishte nje histori me te, por ai me siguroi, se thjesht e kishte takuar rastësisht ne Facebook, thjesht shoqe, pa rendesi....

Nuk e besova.... ngaqe e kisha barkun te hapur dhe me dhimbje mendova se duhej te përkujdesej per mua, jo te fliste me goca te reja ne chat.
Kemi kaluar një vit e gjysmë me sherr e shamate, me kontroll telefoni dhe xhelozira, e humba komplet besimin...
Po a ka burre ne botë t'a lërë tradhtinë kur t'i je duke vuajtur, në maternitet?
Pse sillen keshtu burrat?
I kam qendruar gjithnje prane...
E meritoja gjithe këtë?
Ju faleminderit qe me degjuat!

1 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur nënë e faqes sonë!
Ndjesë për vonesën e përgjigjes!
E marr me mend, sesa e vështirë është të besoni sërish në bashkëshortin tuaj... por meqënëse ka kaluar shumë kohë, del nevoja për të folur me bashkeshortin...
Shprehni shqetësimet, dyshimet, flisni së bashku për atë çka ndodhi dhe çfarë mund t'a ketë shtyrë të kërkojë shoqërinë e një femre tjetër, pikërisht në një periudhë tepër të vështirë dhe delikate për ju.
Na shkruani sërish nëse dëshironi!