Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirëmëngjes nëna te dashura!
Jetoj ne Angli me burrin dhe vajzen time te vogel.
Kemi marre para nja nje viti kunaten, motren e vogel te burrit, bashkë me burrin e vet, qe jetojne veç, por afer nesh.
Ne i ndihmuam qe ata te vinin ketu.

Une gocën time e çoj tek kunata, e cila është e papunë dhe bën babysitter, por mua falas kuptohet.
I vetmi problem që kam është se kunata, kur ma nxjerr gocën nuk më thotë kur del dhe ku shkon.
Unë do të preferoja t'a mbante në shpi dhe të më tregonte, por ajo jo vetëm qe del, por nuk më thote asgje, se ku po vete.
Me besoni moj nena jam shume e irrituar nga kjo gje.
Dua t'i them dhe jam përpjekur tja hedh fjalen si me lezet, por kam hall, se nuk ma mban me gocen.
Ju lutem me thoni si mund t'i them diçka?
Ju faleminderit paraprakisht!

1 comments:

Bebevogelushe said...

Më falni, por kunata jua mban gocën falas, mesa kuptoj jua mban mirë, se ndryshe ju nuk do tja besonit, dhe doni t'a mbyllni në shtëpi të mbajë vetëm vajzën tuaj, vetëm se e keni ndihmuar të vijë në Angli? Mendoj se jeni shumë e padrejtë...! Dakort duhet tju vërë në dijeni ku është, por të mbyllë jetën ajo dhe të mbajë vetëm vajzën tuaj, tju japë llogari çdo minutë, kur del dhe nxjerr dhe fëmijën tuaj, xhiro, të blejë diçka, të pijë një kafe? Etj etj etj rutina gjatë ditës?