Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



Shkak per renien e gjakut (diepistasa) nga hundet ne periudhen e shtatzanise mund te jete ''shperthimi'' i venave te gjakut, qe dobesohen dhe behen me te ndjeshem gjate 9muajve,
ose gjakderdhja nga hundet mund te jete shenje, ose te vije si shkak i patologjive dhe shqetesimeve.


Kur eshte e nevojshme nje vizite mjekesore?
Renia e gjakut nga hundet eshte nje gje e zakonshme ne shtatzani, por qe nuk sjell shqetesime, apo deme serioze foshnjes dhe nenes se re. Gjate pritjes se embel gruaja ka nje ndjeshmeri te larte, te provokuar nga hormonet, shkak kryesor ky per renien e gjakut nga hundet. Gjithashtu normale gjate nente muajve te shtatzanise eshte edhe gjakosja e mishrave te dhembeve. Nese gruaja ka pasur eksperienca te tilla edhe para shtatzanise, mundesia e gjakderdhjes behet akoma me e shpeshte gjate pritjes se embel.
Gjate shtatzanise gjakderdhja mund te shkaktohet dhe nga perflakja e turbinave, si pasoje e rinopatise se renduar qe veshtireson shume edhe frymemarrjen. Nese gjakderdhja ndodh ne pjesen e prapme dhe kjo gje perseritet serish, duhet konsultuar mjeku, sepse e gjitha kjo mund te jete shenje ipertensioni,
piastrinopenia e renduar
dhe shqetesime te tjera me pak te rendesishme.

Cila eshte menyra e duhur per te ndalur gjakun nga hundet?
Ngreme koken lart
Nuk duhet te ferkojme ose ngacmojme hunden
Mbeshtesim mbi hunde kuba akulli
Vendosim ne brendesi te flegrave te hundes nje tufeze pambuku te lagur me uje tek flegra e gjakosur.
Per te parandaluar rrjedhjen e gjakut nga hundet eshte mire ta trajtojme hunden te lagesht duke shpelare disa here gjate dites me leng fiziologjik, ose uje me kripe.

0 comments: