Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirëmbrëma Mama!
Vajza ime gati 7 muajsh ka 14 ditë me Diarre.
Ne fillim mendova se po i dilnin dhëmbët, se mishrat lart i ka te fryre e te gjakosur, kështu qe fillova t'i jap kos per beba dhe enteroxhermina, por nuk ka asnjë përmirësim,
madje me duket se po behet me keq.
Tani po shkarkohet me shume se kater here ne dite.
Ju lutem me keshilloni, se jam nënë per here te pare dhe jam shumë keq, ndihem nena me kot ne bote.
Ju lutem mos më lini pa përgjigje, kur të lexoni mesazhin tim, se është shume urgjente gjendja!
Ju faleminderit me gjithë shpirt!

1 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur nënë e faqes sonë! Së pari po ju bëjmë pyetjen, si është vajza me shëndet?
Ka humbur peshë?
Ka të vjella?
Ka dhimbje barku?
Si janë fekalet?
Me gjak?
Me gëlbazë?
Nëse vajza duket mirë me shëndet dhe nuk ka humbur peshë, ka shumë mundësi të gjendet para asaj, që mjekët thonë se ndodh më shpesh te fëmijët, e ashtuquajtura "kalim i përshpejtuar i aparatit tretës" (nxjerrje e fekaleve në sasi të mëdha dhe të ujshme).
Kjo gjendje mund të zgjasë me muaj me radhë, por fëmija nuk humb në peshë dhe është mirë me shëndet.
Nëse përkundrazi vajza paraqet probleme të tjera shëndetësore mos u mjaftoni me këshillat, që mund të merrni në faqen tonë, por kontaktoni menjëherë mjekun pediatër të fëmijës, sepse ka shumë ditë, në këtë gjendje.
Mund të ketë shumë mundësi të ketë edhe gastroenterit dhe
enterit.
Të shkuara dhe përshëndetje!